Një rekord e thyen edhe FSHF…
Futbolli shqiptar po kalon një moment shumë të mirë. Ekipi kombëtar ka arritur një pozicion rekord në klasifikimin e FIFA-s apo të UEFA-s, Skënderbeu ka thyer një tjetër rekord në Evropë dhe është në prag të një arritjeje akoma më të madhe nëse shkon grupet e Champions-it.
Deborah Roversi, ish-gruaja e futbollistit Andrea Pirlo, në formë të shkëlqyer pas divorcit
Trup befasues dhe buzëqeshje mahnitëse për Deborah Roversi. Biondja, ish-gruaja e futbollistit Andrea Pirlo, shfaqet sportive me bikini, me një dekolte të bukur dhe një minifund super seksi që i mbulon të mbathurat. Në det me disa miq, ajo merr timonin e motorit të ujit e më pas në këmbë, në shëtitjen e saj vetëm në breg...
"Edi pallatet, Eri hallatet"
PS: Autori i kësaj shprehjeje banon te Rruga e Elbasanit
Dritan Shano: "Taksa progresive ka dështuar"
Dritan Shano, një prej ekspertëve të ekonomisë dhe koordinator pranë kryetarit të PS-ë, në një prononcim për “Abc New” tha se taksa progresive ka dështuar, ndërkohqë që sipas tij qeveria rishikoi buxhetin vetëm për të bindur FMN të lëvrojë këstin e bllokuar. Por ai thotë se vetë FMN i ka quajtur të larta taksat në Shqipëri, dhe se ato janë arsyeja e evazionit të lartë dhe korrupsionit që ka përfshirë doganat e tatimet. Rishikimi i buxhetit të shtetit duke e ulur atë me 160 milion dollarë, sipas ekonomistit Dritan Shano, është akti më domethënës i rënies së sistemit fiskal të qeverisë Rama.
"Editoriali i zhgënjimit"/Kontrata: Nuk ju kemi ngarë, ndaj mos na ngisni
Si duhet kuptuar aksioni i paralajmëruar i qeverisë kundër informalitetit? A do t’i ngjajë ai aksionit për energjinë elektrike, i cili penalizoi vetëm kategorinë më të varfër të shqiptarëve? Është ende herët për ta thënë, por ka disa sinjale që flasin se sërish në qendër të goditjes do të jenë më të vegjlit, më të pambrojturit dhe ata që mund të ndëshkohen për një gabim të vetëm, ndonëse detyrimet i shlyejnë. Jemi në fushën e hamendësimeve, por kur vjen puna tek ekonomia, çdo deklaratë e qeverisë krijon efekte psikologjike.
Administrata/Luftë ndaj atyre që nuk kanë mbështetje
"Shkruhet shume e per gjithfarelloj gjerash ne median e shkruar dhe ate elektronike, por kurrkush nuk kujtohet te shkruaj qofte edhe dy germa dhe eshte lene totalisht ne heshtje nje problem shume i rende qe prek nje pjese te konsiderueshme te te gjitheve ne. Askush nuk flet per MOBBING ne zyrat e administrates shqiptare. Sesi eprorët/et abuzojnë duke terrorizuar psikologjikisht, ekonomikisht e duke fyer, cenuar dinjitetin e kercenuar me buken e gojes nepunesit dhe specialistet e thjeshte ne administraten publike shteterore.
Vijon pikiata e të ardhurave. A vlen analiza e kryeministrit për këtë situatë?
Dështimi në sektorin financiar po sjell pasoja të mëdha për vendin. Por edhe situata politike të vështira. Kështu nëse përmes aktit normativ të para disa javëve qeveria rishikoi buxhetin në dritën e mosrealizimit të të ardhurave me gati 8.6 miliardë lekë më pak sesa parashikimi për këtë periudhë, shifrat e publikuara nga Ministria e Financave për muajin korrik, janë të tilla që mund të çojnë në një rishikim tjetër të buxhetit.
Rusia vendos embargo edhe për mallrat nga Shqipëria
Kryeministri i Rusisë, Dmitry Medvedev deklaroi sot se ka nënshkruar një urdhër që zgjeron ndalimin e importeve të ushqimeve nga vendet joanëtare të BE-së si Shqipëria, Islanda, Lihtenshtejni dhe Mali i Zi, si kundërpërgjigje të vendimit të tyre për t’iu bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës. Ndalimi përfshin kategori të ndryshme ushqimore duke përfshirë peshkun, mishin, qumështin, frutat dhe perimet. “Rusia gjithashtu do të ndalojë importin e ushqimeve nga Ukraina në qoftë se
Bashkia e Tiranës miraton shpërndarjen e 242 banesave sociale
242 familje në Tiranë do të përfitojnë nga shpërndarja e banesave sociale. Këshilli bashkiak i Tiranës ka miratuar projektvendimin për ndarjen e banesave sociale, për të cilin votuan pro edhe këshilltarët e djathtë.
Ky është një akt që zgjidh një problematikë shumë të madhe në Tiranë, për një kategori qytetarësh. Ndërkohë kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka deklaruar se në kushtet e bashkimit të Tiranës me disa komuna, do të ecet edhe drejt “bashkimit të paketa e fiskale të komunave me atë të Tiranës, që për momentin nuk do të pësojnë ndryshim”.