Kombet e Bashkuara i kërkojnë Evropës të strehojë 200 mijë refugjatë
Antonio Guterres, që është dhe Komisioneri i lartë i OKB-së për refugjatët, i kërkoi sot evropianëve të presin rreth 200 mijë refugjatë, duke theksuar se të gjithë anëtarët e BE-së duhet të kenë detyrimin që t’i përgjigjen kësaj krize masive. “Nevojitet një përgjigje e jashtëzakonshme përballë një krize masive”, deklaroi Guterres, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë, në krahë të sekretarit të përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland.
Foto/Vala e refugjatëve. Udhëtim në këmbë nga Hungaria drejt Austrisë
Takat e larta edhe në serf! Jo keq ;-)
Dixhitalizohet fondi arkivor i Komunitetit Mysliman. 67 mijë € dhuratë nga një binzesmen kuvajtjan
Fondi arkivor i Komunitetit Mysliman të Shqiëprisë do të dixhitalizohet. Lajmi bëhet i ditur,mndër të tjera, nga një takim i kryetarit të KMSh-së, Skënder Bruçaj, me biznesmenin kuvajtjan, Mohammad Al–Faresi. “Duke shprehur gatishmërinë e tij për mbarëvajtjen e institucionit, ai dhuroi shumën 67 mijë euro, në mbështetje të projektit për dixhitalizimin e fondit arkivor të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit”, thuhet në njoftim.
Putin: Herët për të folur rreth një angazhimi ushtarak të Rusisë kundër Shtetit Islamik
Presidenti rus, Vladimir Putin konfirmoi se ishte ende herët për të folur për një angazhim ushtarak të Rusisë në Siri për të luftuar organizatën e Shtetit Islamik. Ndërkohë Uashingtoni paralajmëroi se veprime të tilla, nëse do të konfirmoheshin, do të ishin destabilizuese dhe kundërproduktive.
Shënim: Sa kollaj është të flasësh me miliarda!
Ekonomia ka nevojë për para, qeveria po ashtu. Ndaj ka nisur sulmi. Të cilin e drejton gjenrali i ekonomisë, ministri Arben Ahmetaj. Sot u bë publike ideja e përshpejtimit të procedurave për krijimin e Zonës së Lirë në Spitallë të Durrësit. Dhe kur vjen puna për te shifrat ministri Ahmetaj nuk e ka problem të thotë çdo parashikim: “Qeveria është duke përshpejtuar procedurat për krijimin e zonës së lirë ekonomike në Spitallë, një projekt përmes të cilit synon të thithë mbi 1 miliardë dollarë investime dhe të hapë 15 mijë vende për 5 vitet e ardhshme.
Kuptimi i vërtetë i këngës Macarena do t`ju trondisë!
Ka qenë hit që kur u publikua më 1994 dhe ende vazhdon që të dëgjohet në ditët e sotme. Për më tepër kërcimi i vecantë i ‘Macarena’ ka mbetur gjatë në kujtesën e botës, por kuptimi që ka kjo këngë do t`ju trondisë.
Edhe përse ritmike, kjo këngë flet për një vajzë të quajtur Macarena e cila kreu marrëdhënie seksuale me dy shokë, ndërkohë që i dashuri i saj shkoi në ushtri.
PERKTHIMI:
‘Jepi trupit tend gëzim Macarena, sepse trupi yt ka nevojë për gëzim’
‘Jepi trupit tënd gëzim Macarena/ Ëë Macarena’
FOTOGALERI: Rikthehet Mr.Bean për të festuar 25-vjetorin (edhe përse i plakur
Mr. Bean me automjetin karakteristik ngjyrë të gjelbër, dhe mikun e tij më të mirë, Arushin është rikthyer për të festuar përvjetorin e 25-të.
Ai ka bërë një xhiro përreth Pallatit Buckingham duke mbledhur menjëherë pranë vetes turma njerëzish.
Harrojeni bukurinë e saj! Jessica Alba është MASHTRUESE! (Dëmet e shkaktuara)
Mund të jetë një nga femrat më të bukura në botë, e po ashtu një nga më të zonjat, e cila ka arritur të bëhet e njohur por njëkoësisht të krijojë një perandori (biznesesh/kompani) me vlerë me mbi 1.7 miliardë dollarë.
Por Jessica Albën e kanë paditur për 5 milionë dollarë, dhe aktorja është nën akuzën e mashtrimit. Kremi i diellit prodhuar nga kompania e saj ku në përshkrim thekson se është natyral, nuk ka të bëjë aspak me natyralitetin dhe nuk është efektiv. Rrjedhimisht shumë njerëz që i besuan kanë patur eksperienca të këqia me diellin.
Propozimi i një miliarderi egjiptian: “Më shisni një ishull ku të strehoj imigrantët”
Perëndimi është në mëdyshje të madhe për valën e imigrantëve që po mbyt Europën. Flitet për identitetin, humanizmin, përgjegjësinë, por edhe kostot. Në këto kushte kur imigracioni është lajmi, ide të reja shfaqen. Një e tillë është ajo e miliarderit egjiptian, Naguib Sawiris, drejtues i Orascom Telecom Media, i cili ka kërkuar nga Greqia dhe Italia, që t’i shesin një ishull, ku të strehohen imigrantët. Sawiris e bën propozimin në Twitter, ku po vetë shton: “Një ide e çmendur? Ndoshta, por të paktën përkohësisht, derisa të kthehen në vendin e tyre”.