FOTOGALERI: Trupat më seksi të gjithë rrjeteve sociale!
Në rrjetet sociale çfarë nuk gjejmë, por zhgënjehemi ndonjëherë sepse shumica e fotove të VIP-ave ka ndërhyrjen e fotoshopit në mes.
Megjithatë këto foto janë 100% të vërteta. Këtushfaqet, Khloe Kardashian, Amber Rose, Kylie Jenner, Blac Chyna, Rihanna etj.
Lu, takim me Lulzim Bashën dhe Oerd Bylykbashin
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, është aktualisht në një takim me kreun e Partisë Demokratike, Lulzm Basha dhe deputetin Oerd Bylykbashi, kryetar i Komisionit për Dekriminalizimin. Nuk dihen arsyet zyrtare të vizitës, por një ditë më parë qeveria propozoi një projektligj për dekriminalizimin. Ambasada amerikane në Tiranë është investuar në vetë të parë për këtë proces, duke nisur që me thirrjet në zgjedhjet lokale, ku nga PS-ja kandiduan njerëz me të shkuar problematike.
http://www.shekulli.com.al/p.php?id=317773
#ÇiftiMëGazmor: John Legend &Chrissy argëtojnë botën me këto foto! (+18)
John Legend dhe modelja Chrissy Teigen edhe përse kanë shumë vite bashkë, vazhdojnë të duhen aq shumë e të kenë po aq humor sa ditën e parë.
Kemi shkëputur disa prej momenteve më gazmore që ata kanë ndarë me ne në rrjetet sociale.
Spartak Braho: Piro Ahmetaj, këshilltari i Presidentit ka qenë spiun. Pseudonimi: “Shkodrani”
Spartak Braho, deputet dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, thotë se Piro Ahmetaj, këshilltari i Presidentit Bujar Nishani, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. “Ndërsa lidhjet me Sigurimin e Shtetit të zotit Pirro, i ka ditur mirë Safet Zhulali, i cili ka pasur rastin të trajtojë “Shkodranin” kur ishte ministër i Mbrojtjes,” tha Braho. Piro Ahmetaj është gjeneral brigade në një vend si Shqipëria që ka një ushtri që vërtet ka nevojë për gjeneralë.
Shënim: Zhgënjim kuptimplotë me fakte e prova..
Mënyra sesi kryeministri na lajmëroi nga Italia se sapo të kthehej do të na provonte me fakte kuptimplota se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqiperi, krijoi ja pak pritshmëri në opinionin publik, që besoi se kryeministri diçka di që flet shkurt dhe me kaq siguri.
Ndoshta edhe të suprimuar nga fakti që Edi Rama ishte në Itali dhe italianët mund ‘ti kishin konfiduar ndonjë sekret hetimor që implikonte ish-funksionarë të qeverisë të mëparshme në trafikun e drogës u krijua ideja se kryeministri do fliste me emra dhe me fakte të dokumentuara.
Shqipëria, humbësja e Samitit të Vjenës. Nga 24 projekte të përzgjedhura, përfitoi vetëm 1
Pala shqiptare përfitoi më pak nga të gjitha nga financimet e BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit. Samiti i Vjenës i mbajtur në gusht të këtij viti, i ka akorduar Shqipërisë financime për vetëm një projekt dhe kjo për shkak të propozimeve që bëri vendi ynë dhe aftësisë për të qenë tërheqës. Në një intervistë për “Monitor”, Geri Selenica, drejtor ekzekutiv i Qendrës Shqiptare për Studime Strategjike, Shqipëria nuk është veçse një humbëse e madhe rajonale.
Investimet publike në udhëkryq, realizohen vetëm 44% e tyre
Investimeve publike kanë mbetur në udhëkryq. Realizimi i tyre nuk është në nivelin e pritshëm për periudhën 8 mujore të këtij viti. “Tv Scan” raporton se sipas Drejtores së Investimeve në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ilda Malile, për këtë vit investimet publike janë planifikuar në vlerën e 63.3 miliardë lekëvë, nga të cilat 35.2 miliardë lekë me financim të brendshëm dhe 28 miliardë lekë me financim të huaj. Ndërkohë realizimi për 8 mujorin është përkatësisht në masën 46 % dhe 43 %.
Tërmet i fuqishëm në Kili, 5 të vdekur dhe 15 të plagosur. Paralajmërim për cunam
Në Kili kthehet makthi i tërmetit-tsunam. Agjensia e lajmeve ANSA raporton se një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.3 ballë goditi Kilin. U shkaktuan 5 persona të vdekur, 15 të plagosur dhe shumë ndërtesa u shkatërruan. Epiqendra e tërmetiti ishte 232 km nga San Diego, ndërsa institutet sizmiliogjike paralajmërojnë për një cunam, pasi valët e detit arritën në një lartësi prej 4.5 metrash. Tërmeti u ndje edhe në Argjentinë, ndërsa në zonat e prekura nga tërmeti u evakuuan rreh 1 milionë persona.
Facebook së shpejti ikonën ‘dislike’
Përdoruesit e Facebook mund ta pëlqejnë këtë. Ata së shpejti do të kenë në përdorim funksionin “dislike”. Themeluesi i rrjetit social Mark Zuckerberg, tha të martën se butoni “dislike” është në punë e sipër. “Mendoj se njerëzit kanë pyetur rreth kësaj mundësie prej vitesh.
Kur sovjetikët u ulën për herë të parë në Mars
Shkencëtarët sovjetikë ishin të dëshpëruar se nuk po kapërcenin dot amerikanët në garën për të pushtuar hapësirën, pasi këta të fundit zbritën në Hënë, ndërkohë që kufiri tjetër i afërt ishte planeti i kuq. Vite të furishme, punë e vazhdueshme, me dhe pa kohë për të testuar garën, kulmuan me tri raketa të prishura në maj të vitit 1971.