Largimi i Naços, akt i dakordësuar dhe parapërgatitur. Ylli Manjani, ministër i ri i Drejtësisë

Postuar në 09 Nëntor, 2015 16:22

Ylli Manjani do të jetë ministri i ri i Drejtësisë. Pas dorëheqejes së Nasip Naço, njoftohet se zëvendësimi është gati me një emër tjetër të LSI-së. Top-Channel citon burime qeveritare, ndërkohë që spekullimet kanë nisur. Naço flitet për prokuror të Përgjithshëm meqenëse me reformën në drejtësi mandati i Adriatik Lallës përfundon. Me sa duket dorëheqja ishte një akt formal dhe i dakordësuar më parë.  

Pionierët e rinj të Putinit

Postuar në 09 Nëntor, 2015 16:07

"Lëvizja Ruse e Nxënësve“ – kështu quhet organizata rinore shtetërore e sapo krijuar në Rusi. Dita në të cilën Presidenti Vladimir Putin nxori dekretin përkatës, përkon me datën 29 Tetor-in, ditën e përvjetorit të themelimit të Komsomol-it në vitin 1918.

Rachel Weisz dhe Daniel Craig nuk para kanë qejf të duken

Postuar në 09 Nëntor, 2015 15:44

Pamela Anderson e lumtur: Nuk kam më HepatitC. Feston me një foto nudo

Postuar në 09 Nëntor, 2015 15:39

Rusia bie dakord t’i shesë Iranit sistemin e sofistikuar S-300

Postuar në 09 Nëntor, 2015 15:21

Rusia dhe Irani kanë nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme ushtarake me ndikime strategjike. Rusia ka vendosur që t’i shesë Teheranit sistemin e avancuar të mbrojtjes ajrore S -300, duke rritur kështru kapacitetet mbrojtëse të Iranit dhe duke shkurajuar çdo ide për ndonjë fusatë ajrore ndaj tij. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse Ria Novosti që referon një zyrtar të industrisë ruse të mbrojtjes, Sergei Chemezov.

Jep dorëheqjen Nasip Naço. Berisha: "E spostuan nga reforma në drejtësi"

Postuar në 09 Nëntor, 2015 14:49

Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, ka dhënë dorëheqjen. Lajmi raportohet nga disa media dhe ende asgjë nuk është zyrtare. Naço vjen nga LSI-ja dhe dorëheqja e tij pason një takim me kryeministrin Edi Rama. Nuk ka një arsyetim ende për këtë. Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha komenton se dorëheqja lidhet me spostimin e Naços nga reforma në Drejtësi: "Naço dha doreheqjen, si deshmi e shkerrmoqjes se "aleances se qelbesirave".

Beteja pa sukses e investimeve të huaja: një mangësi edhe kualifikimi

Postuar në 09 Nëntor, 2015 14:43

Kompania amerikane e prodhimit të arirbegave, “CapCon” është një rast për të kuptuar se sa e papërgatitur është Shqipëria p[ër t’u integruar në tregje, apo për të thithur investime. Kompania shprehu interes për Shqipërinë për shkak të afërisë me Europën, ku tregtohet prodhimi i tyre, por ajo dështoi në gjetjen e burimeve njerëzore. Ajo që ka kohë që flitet se Shqipëria nuk ka treg të kualifikuar pune, u provua në këtë rast si një e vërtetë e dhimbshme. Kompania kaloi në Maqedoni, raporton “Monitor” dhe aty ka hapur 400 vende pune. Dhe këtu nxjerr krye faktoi i emigirmit.

Kosova humbet betejën për anëtarësim në UNESCO

Postuar në 09 Nëntor, 2015 14:03

Kosova ka humbur betejën e parë të saj për anëtarësim në UNESCO. Shteti fqinj me ne dhe që dominohet nga shqpitarët mori vetëm 92 vota nga 95 që duheshin. U rrëzua fillimisht kërkesa serbe për të shtyrë cotimin e çështjes dhe palët u ndanë: Rusia nga njëra anë me vendet e tjera dhe Perëndimi nga ana tjetër. Votimi i ardhshëm është në vitin 2017. 

Hoffman në Komisionin e Jashtëm: Njerëz të pasur nga Shqipëria kanë kërkuar azil në Gjermani

Postuar në 09 Nëntor, 2015 14:02

Shqipëria është vendi i çudive, sidomos për të huajt dhe në veçanti për ambasadorët e angazhuar dhe dashamirës të saj. Njërën prej këtyre çudive e ka zbuluar ambasadori gjerman Hoffman gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Jashtëm, ku u thirr për të raportuar mbi situatën e azilkërkuesve. “Shiptartët janë grupi I dytë pas sirianëve. Nuk kemi të dhëna se nga cilat qytete vijnë, por mendojmë se janë nga e gjithë shqipëria. Azilërkeimi nuk është çështje e varfërisë ekstreme, sepse ka pasur edhe njerëz të mirëpaguar që kanë kërkuar azil.

A paguan më pak taksa biznesi se dy vjet më parë siç thotë ministri Ahmetaj?

Postuar në 09 Nëntor, 2015 12:10

Ministri i Ekonomisë, Aben Ahmetaj deklaroi sot se biznesi paguan më pak se dy vjet më parë. Këtë ‘arritje’ ai e argumentoi me faktin se në kohën e Berishës biznesit i vendoseshin gjoba, ndërsa tani jo. Në këtë kontekst sipas tij në 2013 barra fiskale së bashku me gjobat që i vendoseshin biznesit ishte 22%, ndërsa sot është vetëm 15%.
Sipas gazetes Panorama kur ka bërë këtë deklaratë, Ahmetaj duket se ka harruar qëllimisht katër fakte:

Pages

Subscribe to ResPublica RSS