Emetimi i karbonit në atmosferë, temperatura e Tokës arrin 1 gradë Celcius më shumë sesa në periudhën paraindustriale
Niveli i emetimit të karbonit në atmosferë po prodhon pasoja serrioze për klimën në Tokë. Kështu shkencëtarët thonë se edhe sikur emetimi i tij, të ndalë sot, temperaturat do të kërcejnë me 1.6 gradë Celcius më shumë, krahasuar me periudhën paraindustriale. Organizata Botërore e Meteorologjisë deklaroi se niveli i dioksidit të karbonit në atmosferë arriti në 400 njësi për milion në fillim të këtij viti dhe konsiderohet rekord. Implikimi për jetën tonë është serioz: deir më tani, temperatura e Tokës është 1 gradë Celcius më shumë sesa në periudhën paraindustriale.
Ju pëlqen modeli i pantallonave të Nicole Scherzinger?
"Lulishtarja" Kate Hudson
Nina Agdal, "harron" pantallonat
Tamara Ecclestone, një mami në superformë
Kim Mehmeti: Në Tiranë politika është spektakël me aktor kryesor kryeministrin
Gjatë prezantimit librit të tij “Shpërngulja e të vdekurve” në Panairin e Librit, shkrimtari Kim Mehmeti dhe edhe disa konsiderata mbi raportin që klasa politike në Tiranë ka krijuar me shqiptarët e Maqedonisë dhe trevave të tjera në Ballkan. Mbi të gjitha një perceptim zhgënjyes për një kryeministër që sillet si prezantues televiziv. “Më irriton ndonjëherë sesa të pakujdesshëm jemi ndaj njëri-tjetrit. Sesi Tirana, për shembull, nuk sillet ashtu siç i ka hije një Piemonti kulturor, që nuk i merr mbi vete obligimet që ka.
Rikthimi i aleancave fluide...
Ka shumë fjalë për aleanca fluide, për mesazhe politike mes Ilir Metës dhe PD-së. Shenja ka disa, të paktën nga kreu i LSI-së, i cili përdor një kod komunikimi që nuk e ka ndryshuar. Mund të pyetet se cila është arsyeja e takimeve thuajse të përditshme mes Edi Ramës, që është kryeministër dhe Ilir Metës? Sikurse mund të hamendësohet për arsyet se përse Ilir Meta nuk lë rast pa dalë me qëndrime të ndryshme nga aleati i vet, apo edhe duke e përgënjeshtruar atë?
OSBE: Penalizimi i shpifjes, i tepruar
Kryeministri ia ka dalë edhe njëherë të krijojë dyshime dhe reagime për një çështje shumë të ndjeshme si liria e shtypit. Vetëm një ditë pasi në media u bë e njohur se po synohet penalizimi i shpifjes, reagimi ka ardhur edhe nga zyra e OSBE-së në Vjenë.
Penalizimi i shpifjes, Avokati i Popullit: Shqetësim edhe nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Europës
Pas kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim edhe vetë kryeministri e ka ripërtypur çështjen e penalizimit të shpifjes. Një hap që duket se ka krijuar ndjesinë e reagimeve shumë të forta e që e ka nxjerrë bllof Edi Ramën. Ndërkohë edhe Avokati i Popullit ka përcjellë arsyetimin e vet kundërshtues duke iu bashkuar korit të kritikëve të qeverisë. “Përfshirja si vepër penale, do të keqpërdoret dhe në atë që mund të shihet si përpjekje nga autoritetet për të heshtur kritikat e medias.
Shuteriqi dhe historia si instrument i pushtetit
Për një çast vorbulla e reagimeve ndaj Dhimitër Shuteriqit krijoi përshtypjen se në këtë vend përvetësimi i mundit intelektual të tjetrit është në gjendje të gjenerojë shqetësim e angazhim kolektiv, aq më tepër në mesin e stuhisë së skandaleve të ditëpërditshme të pushteteve të ndryshme, duke i kthyer më në fund studimit dhe kulturës dinjitetin e munguar, por serioziteti i qarkulluesve të letrës së Mitrush Kutelit më ngjau me atë tezën studentore e cila, duke udhëtuar on-line nga një universitet shqiptar në tjetrin për të diplomuar studentin e radhës, prodhon pasuri, injorancë dhe legjitimi
