Ka gjasa që Sali Berisha të jetë sëmurë. Ka 24 orë me të njëjtin status në Facebook

Postuar në 23 Nëntor, 2015 21:42

"Rilindja" përmes vetvetes

Postuar në 23 Nëntor, 2015 21:32

Kanë kaluar 2 vjet e pak, por nëse dëgjon skriptet e "Agimit të Stinës së Madhe" - Rilindjes - të duket se kanë kaluar dekada. Lodhja, monotonia e gënjeshtrës, dorëzimi i qeverisë dhe i qeverisjes tek inercia, korrupsioni, mungesa e ligjshmërisë, te pandëshkueshmëria e sajmirëve, apo ilirëve, kushtëzimi i saj me brroçkullisjet e edit, me intrigat e Ilirit, këto e shumë pallavra të njohura socialistësh, të Bllokut e jashtë tij, janë një serial i njohur në Shqipëri. "Nuk keni parë gjë akoma", tha dikur kryeministri aktual.

Video/Të hidhesh pa parashutë

Postuar në 23 Nëntor, 2015 20:51
 

Spitali Amerikan, pakicë në aksionet e konçesionit të hemodializës!!!

Postuar në 23 Nëntor, 2015 19:10

Para disa kohësh u debatua shumë dhënia me konçesion e shërbimit të hemodializës. Fitues u shpall Spitali Amerikan, që ishte pjesë e një konsorciumi me Evita sh.p.k, kjo e fundit mazhorancë në aksione. “BIRN” shkruan sot se pas fitimit të konçesionit është bërë një manovër tjetër: “Qëllimi i kompanisë së re të quajtur Dia Vita sh.p.k është që të japë shërbimin e hemodializës pranë spitaleve rajonale në Shkodër, Lezhë, Korçë, Vlorë dhe Elbasan.

Beteja e madhe e avionëve supersonikë: 1982, Siria përballë Izraelit(video)

Postuar në 23 Nëntor, 2015 18:42

Siria dhe Izraeli kanë një histori të vetën të konfliktit që ka sjellë vendosjen e trupave të OKB-së në Lartësitë Golan që ndan të dy vendet. Por konflikti nuk ka qenë përherë i ngrirë. Në vitin 1982 të dyja vendet u përballën në një betejë të vërtetë ajrore, masive, e ngjashme me ato të luftës së Parë Botërore. Beteja e Luginës Bekaa, ajo vendosi përballë 96 gjuajtës izraleitë dhe një skuadron UAV dhe 100 gjuajtës supersonikë sirianë të mbështetur nga 19 lëshues tokë-ajër. Konsiderohet si një nga betejat më të mëdha të avionëve që fluturojnë me shpejtësinë e zërit.

U deh dhe e përplasi anijen 7000 tonëshe në brigjet skoceze

Postuar në 23 Nëntor, 2015 18:10

Një drejtues i një anijeje transporti 129 m të gjatë, u deh dhe me shpejtësi maksimale iu drejtua brigjeve skoceze. Ngjarja është e vërtetë dhe ka për protagonist një kapiten rus të transportueses “Lysblink Seaëays”, 7000 tonëshe, i cili pasi kishte pirë gjysmë litri rum devijoi itinerarin dhe u përplas në Kilchoan, në gadishullin Ardnamurchan më 18 shkurt të këtij viti. Anija u dëmtua rëndë dhe tani shkon për skrap.

Në kërkim të Grupeve Armiqësore mes tregtarëve me pakicë

Postuar në 23 Nëntor, 2015 17:45

Ja se çfarë xhevahiresh prodhon idealizmi për ta bërë këtë vend. Lexohet në një lajm të sotshëm: “Sektori i terrenit në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve në Tiranë ka ndërmarrë një aksion tjetër në terren duke u kërkuar arsye specifike bizneseve se pse kanë rënë xhirot. Në fokus sërish janë pikat e tregtisë me pakicë të mallrave dhe shërbimeve. Inspektorët tatimore nëpërmjet një akt konstatimi të posaçëm kërkojnë nga biznesi arsye specifike për xhirot e ulëta. Administratori i një supermarketi në Tiranën e Re thotë se një herë në 3 ditë tatimoret i kërkojnë arsye për rënies e xhiros.

Çfarë duhet të ndodhë më te dikasteri i Ilir Beqjas? "Dita" shkruan se është urdhëruar zbrazja e QSUT-së

Postuar në 23 Nëntor, 2015 17:32

Ky lajm është publikuar nga gazeta "Dita" në faqen e vet online. Si një rast i paprecedentë që e thekson mjerimin ku ndodhet ky vend, po e përcjellim ashtu siç rapotohet nga "Dita": 

Kisha e Shën Thanasit një garazh? Ja një ilustrim nga Lemnosi...

Postuar në 23 Nëntor, 2015 17:21

Kjo kishëz e vogël ndodhet në ishullin grek të Lemnosit. Gazeta greke "Protothema" shkruan se kjo kishë është ndoshta e vetmja në botë që është pa çati.  Dhe mendohet se është themeluar në vitin 1416 nga disa murgj që i ikën turqve nga ishulli i Agios Efstratios. Kisha në formën arkitektonike të vetën, pra pa çati dhe me një mur rrethues krejt të zakonshëm, na sjell në mendje kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, e cila u tritolizua natën nga qeveria aktuale.

Ilir Meta: “Në LSI askush nuk jep lekë për vendin në listën e kandidatëve”. Për kë shkon ky mesazh?

Postuar në 23 Nëntor, 2015 17:03

Ilir Meta ka përcjellë sot një mesazh “të padeshifrueshëm” nga mbledhja e Komitetit Drejtues të LSI-së. Thoitë Meta: “Jam krenar që asnjë kandidat i LSI për kryetar bashkie apo deputet që për të qenë i pari apo i dyti apo i treti në listë ka paguar lekë nën dorë apo mbi dorë te partia e kështu me radhë me të gjithë të tjerët, ashtu sikurse dëgjojmë që flitet lart e poshtë se kërkojnë lekë për partinë e përralla të tjera të cilat nuk janë gjë tjetër veçse abuzime të indivdiëve të caktuar që kërkojnë para për veten e tyre.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS