Ambasadori rus në Shqipëri: NATO bën mbledhje dhe nuk shikon cisternat me naftë kontrabandë të Turqisë

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 11:25

Ambasadori rus në Shqipëri, Alexander Karpushin nuk beson se mes Rusisë dhe Turiqsë do të ketë luftë, por marrëdhëniet nuk mund të ridimensionohen nëse Ankaraja nuk kërkon falje. "Nuk kemi marrë asnjë ngushëllim nga Turqia deri më tani, dhe nuk na është kërkuar falje"-shprehet Karpushin. Duke folur për emisionin “Diplomaticus”, ambasadori rus kritikon qëndrimin e mbajtur nga NATO lidhur me konfliktin më të fundit. “Ky koalicion ka një vit e gjysmë në Siri që gjoja lufton kundër ISIS por, cisternat e autokolonave mbete te paprekshme.

Robert Hand: Ku e shoh problemin e vërtetë me Shqipërinë

Postuar në 06 Dhjetor, 2015 09:13

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Këshilltari politik i Komisionit të Helsinkit, Robert Hand i cili ishte një nga organizatorët e vizitës së parë të delegacionit të senatorëve amerikanë që vizituan Shqipërinë në vitin 1990 thotë se megjithë përparimin e shënuar, Shqipëria duhet të kishte ecur përpara me ritme më të shpejta.

Nuk i mbajti Shqipëria. Nuk i mbajti as Gjermania. I mban Partia

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 23:39

Azilkërkuesit e kthyer nga Gjermania gjejnë shtëpinë e re: Partinë Socialiste, pasi siç tha kryetari i saj: "Të gjithë duhet të ndjehen në shtëpinë e tyre në Partinë Socialiste". Edhe këta këtu kanë ndërruar mendje:

Epilogu i aferës CEZ - Kush është HAJDUTI?

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 22:39

Media publikoi të dhëna se studio e avokatisë e zgjedhur nga shteti shqiptar kishte të dhëna për përfshirjen e një ish-kryeministri në afera korruptive me CEZ

Media doli në përfundim se Ilir Meta qëndronte pas aferës CEZ dhe ishte përfshirë në përfitime për mbledhjen e borxheve me kompaninë e Kastriot Ismailajt

Kryeministri dhe qeveria heshtën dhe lanë që debati të konsumohej vetë

Qeveria reagoi pas disa ditësh përmes një njoftimi se studio e avokatisë nuk kishte përmendur Ilir Metën

Ashton Carter letër falënderimi Kodhelit: “Armët e Shqipërisë për kurdët, dhanë efekt të menjëhershëm në terren”

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 21:35

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter, i ka nisur një letër falënderimi ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli, për kontributin e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit. “Ju falenderoj për atë çfarë ka kontribuar Shqipëria deri më tani, veçanërisht në angazhimet e mëparshme në luftën e Koalicionit kundër ISIL. Donacionet tuaja kanë treguar një efekt të menjëhershëm dhe të qenësishëm në terren, thuhet në letër.

Rasti i deputetes Dade dhe premtimi për "Rilindjen e sigurisë së pronës"(video)

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 19:40

Para tri ditësh u publikuan në media disa debate në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste mes deputetes Arta Dade dhe ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri(http://www.respublica.al/2015/12/03/tani-ankesa-për-moszbatim-ligji-edhe-nga-deputetë-të-ps-së-dade-flet-për-ndërtim-pa-leje). Shkak është një ndërhyrje në pallatin e deputetes nga një person që sipas saj "ka financuar fushatën dhe ka lidhje Lart".

Kolumbi, zbulohet ngarkesa 1 miliardë dollarë e anijes San Jose, mbytur në vitin 1708

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 19:15

Mbetje të një anijeje të vitit 1708 janë zbuluar në Kolumbi, në detin e Karaibeve në Cartagena. Vlera e materialeve të çmuara që janë gjetur në anijen e mbytur mendohet të jetë 1 miliard dollarë dhe i përkasin anijes San Jose, mbytur gjatë luftës për fronin spanjoll të shekullit të 18-të. Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos ka njoftuar në Twitter zbulimin.

Holly...preja perfekte

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 19:05

Rhian e ndjen thellë pavarësinë e trupit të saj

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 18:56

Turqia ndërhyn me trupa dhe tanke afër Mosulit në Irak. Bagdadi zyrtar: Nuk kanë autorizim. Të tërhiqen menjëherë

Postuar në 05 Dhjetor, 2015 18:44

Irani dhe Rusia janë bashkuar së fundmi në përpjekjen për të zgjidhur çështjen siriane që po çon në një konfrontim mes tyre dhe Turqisë. Të paktën deri më sot, Ankaraja zyrtare duket të jetë kundërshtari direkt në fushën e betejës dhe përveç rrëzimit të avionit rus Su 24 nga forcat turke, dje është shënuar një zhvillim i ri në terren. Një regjiment i blinduar i ushtrisë turke i përbërë nga 20-25 tanke shoqëruar nga 150 ushtarë, kanë hyrë në provincën irakene të Nineveh pa lejen e autoriteteve irakene.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS