Blushi, Rama dhe një “histori” e zakonshme pabesie në PS

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 11:31

Arben Malaj ka reagur ndaj një komenti të Blendi Fevziut për Lëvizjen për Mendimin Ndryshe që dikur tentoi të turbullonte ujërat në Partinë Socialiste. Arben Malaj cilëson se kjo lëvizje “ishte inspirim për njerëzit e mrekullueshëm të vendit tonë dhe jo aritmetikë personale e atyre që e iniciuan”. Malaj flet për faktin se miqësia mes Blushit dhe Ramës solli braktisjen prej të parit të LMN-së dhe reagimin e ekipit që kontrollon PS-në ndaj personave që aderonin në LMN.

Ec Çimo, se ne punojmë për gjeneratën tjetër.

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 10:47

Taksat u mblodhën edhe me hu, po ku shkojnë?

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 10:43

59 miliardë lekë ka përcaktuar qeveria shqiptare këtë vit si fond investimesh i cili rezulton të jetë më i vogli që nga viti 2007. Shifra në fjalë pasqyron dështim të hapur në politikat fiskale të vitit që po lëmë pas, i cili u karakterizua nga ndërhyrjet represive të shtetit dhe nga shtrëngimet e mëdha në funskion të mbledhjes së të ardhurave. Për opozitën projektbuxheti 2016 e shton barrën fiskale por pa sjellë me vete rritje të investimeve dhe cilësi shërbimesh. Mund të pyetet për çfarë shërben kjo politikë fiskale dhe ku shkojnë paratë që u merren shqiptarëve?

TAP/Shqipëria, një “lojtare” e rëndësishme

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 10:23

Flet Ian Bradshaw, drejtori menaxhues i gazsjellësit Trans Adriatic Pipeline (TAP)

Vetëm disa vite më parë (pavarësisht të gjitha përpjekjeve) ishte pothuajse e pamundur për Shqipërinë që të mendonte se do të bëhej pjesë e një projekti gjigant të këtij lloji, me një rëndësi kaq të madhe gjeopolitike dhe ekonomike. Nisur nga perspektiva juaj, si mund ta ndryshojë TAP-i pozicionin e Shqipërisë në rajon?

Që të mos keqkuptohemi..

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 00:16

Turin e tij nëpër Shqipëri kryeministri Rama po e shoqëron edhe me një seri përshtypjesh nga takimet me qytetarët. Në Gjirokastër ai u ndesh me kërkesën e një të riu për punë, kurajo të cilën kryeministri e quan disproporcionale në raport me vizionin e qeverisë për të bërë shtet. “Më tha një djalë, të bëjmë një fotografi bashkë, e pastja më tha “më gjej ndonjë punë o burrë. Ca shkolle ke e pyeta. Jurist,­ tha­, si gjithë shqiptarët. Ja kjo është historia jonë.

Rusia e gatshme të negociojë largimin e Assadit gjatë vizitës së John Kerryt në Moskë

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 22:04

“Pres Tv”, një ndër mediat kryesore iraniane, raporton se Rusia dhe ShBA mund të bien dakord për largimin nga pushteti të presidentit sirian Bashar al Assad dhe krijimin e një faze tranzitore që do të jepte një zgjidhje për krizën e gjatë të Sirisë. Televizioni në fjalë citon Celeste Wallander, drejtore për Rusinë dhe Eurazinë në Këshillit Kombëtar të Sigurisë, sipas të cilës procesi politik është në zhvillim e sipër. Wallander thotë se shpresat janë që kjo gjë të arrihet me vizitën e sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry në Moskë javën që vjen.

Hetimet për naftën virgin zbulojnë shtet disfunksional

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 21:04

Në vitin 2010, Kombinati i Përpunimit të Thellë të Naftës në Ballsh, në atë kohë nën pronësinë e Rezart Taçit, i shiti një sasi karburanti gjysmë të përpunuar, të njohur si “virgin”, një kompanie të panjohur me emrin “Tea Construction & Petrol”. Sasia prej 5.6 milionë kilogramësh kishte vlerën prej 500 milionë lekësh dhe qe pa taksa.

Në Shqipëri, aktualisht një litër naftë i nënshtrohet një tatimi prej rreth 100 lekësh për litër, ku përfshihet, 37 lekë akcizë, 27 lekë taksë qarkullimi, taksë karboni e TVSH, e cila varion nga çmimi final i shitjes.

11 dhjetori dhe 12 dhjetori

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 17:52

Duke filluar nga vjet, PD-ja e ka festuar themelimin e saj në 11 dhjetor, e jo në 12 dhjetor, siç kishte bërë për 23 vjet. Kjo gjë ka bërë që të vihet në diskutim data e themelimit të saj, ndërkohë që shumica e atyre që morrën pjesë në themelim janë gjallë e shëndoshë e mirë.

Njëri prej tyre jam unë dhe ja si i mbaj mend ngjarjet e atyre dy ditëve të 25 vjetëve më parë.

Raporti Javor (30 Nëntor - 6 Dhjetor 2015)

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 17:29

Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 30 Nëntor - 6 Dhjetor 2015, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe

Raporti Javor (23 - 29 Nëntor 2015)

Postuar në 12 Dhjetor, 2015 17:26

Pas matjes së faqeve të mëposhtme për periudhën 23 - 29 Nëntor 2015, po listojmë statistikat mesatare ditore për këto faqe

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS