Një meteor me forcë sa bomba e Hiroshimës, shpërtheu këtë muaj në oqeanin Atlantik
NASA, agjencia amerikane e hapësirë, ka bërë të ditur se një meteor është përplasur në fillim të këtij muaji në oqeanin Atlantik. Meteori shpërtheu në datën 6 shkurt, ora 14:00 në distancë 1000 km nga Brazili. Forca shpërthyese u llogarit në 13 kilotonë, e barabartë me bombën e Hiroshimës. Diametri i objektit në djegie atmosferike ishte 18 m, por forca e madhe. Ka një debat aktualisht nëse NASA nuk njoftoi, apo nuk e identifikoi dot objektin.
Femrat nën armë, por edhe në luftë
India ka vendosur të lejojë që femrat të marrin pjesë në detyra luftarake në të gjithë sektorët e ushtrisë
Antiligjore rezistenca e PS për mandatin e Koço Kokëdhimës
Një tjetër vendim i shumicës provohet si antiligjor. Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e mazhorancës parlamentare që të mos çojë në këtë gjykatë kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputeti socialit, Koço Kokedhima. Në seancën e 16 prillit të vitit të shkuar Kuvendi nuk pranoi kërkesën e bërë nga një grup deputetesh të opozitës me, argumentin se nuk përmbusheshin kushtet për të dëguar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e tyre.
Frida Asian, vajzë artistike dhe erotike
Njolloset prapë LSI. Drejtori i Rrugëve akuzohet për dëm 4.5 milionë euro
Kontrolli i Larte i shtetit ka kallëzuar në prokurori drejtorin e përgjithshëm të autoritetit rrugor shqiptar, Dashamir Xhikën, post që në bazë të marrëveshjes së koalicionit i takon LSI-së. Një auditim i kryer për periudhën janar 2014 – shtator 2015 ka zbuluar se ai i ka shkaktuar shtetit një dëm prej 634 milionë lekë ose 4,5 milionë eurosh. Ky dëm, thuhet në raportin e KLSH, ka ardhur kryesisht nga mungesa e supervizimit gjatë zbatimit të projekteve në infrastrukturën rrugore.
A ka vendim të PS-së për përjashtimin e Armando Prengës? Tri ditë më parë figuronte si pjesë e Grupit Parlamentar
Sot Partia Demokratike ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë nismën “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”. Në një prej pikave të veta, opozita propozon që: “Në nenin 2 bëhen këto shtesa dhe ndryshime: a) Fjalia e parë e paragrafit 1 ndryshohet si më poshtë vijon:
Drejt së ardhmes, roboti i fundit i Google në veprim
Opozita e ardhur nga jashtë, Alibeaj flamurtar i katarsisit
Partia Demokratike që sot përfaqëson opozitën e vendit denoncoi nga foltorja e selisë sistemin e drejtësisë, duke i faturuar Edi Ramës përgjegjësinë e vendimit të Gjykatës për të ndryshuar masën e sigurisë ndaj administratorit socialist të Kaçinarit, i arrestuar për trafik lëndësh narkotike.
Ish-ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj tha shprehimisht: "Gjykata e Edi Ramës lë të lirë trafikantin që kapet me gjysëm tonë drogë, sepse ky gërhet natën. Sepse Edi Rama e do të lirë trafikantin e tij, e do në shërbim, për delegatët e kongresit e për votat e zgjedhjeve që po afrojnë".
“Bankers Petroleum” tërhiqet nga Arbitrazhi. Kompania pranon rinegociimin e marrëveshjes hidrokarbure
Negociatat mes kompanisë kanadeze “Bankers Petroleum”, e cila operon në Marinëz, dhe qeverisë shqiptare, kanë gjetur një përfundim pozitiv. Kompania është tërhequr nga arbitrazhi dhe ka pranuar caktimin e një eksperti ndërkombëtar për raportin e auditit për vitin 2011. “Bankers Petroleum është dakordësuar që të pezullojë procesin e arbitrazhit në të cilin kishte paditur shtetin shqiptar.
Protesta përpara ligjit
Kto dit, industria e spektaklit na serviri do imazhe që ma shum sesa mendjen, tërhoqën vëmendjen. Disa aktivistë të shoqnisë civile, me pak konflikt interesi për shkak të angazhimit nëpër OJF-na, bashkë me do të tjerë pa konflikt interesi, shkulën nji rrethojë mbrenda të cilës parashikohej i sati ndërtim mbrenda parkut të liqenit artificial. Gjesti brutal i nji grueje që i hedh në tokë kapelen policit dhe ky që ia kthen me shpullë, tregoi ma s’miri se jemi “përpara ligjit”, veç jo në kuptimin përballë tij, por në kuptimin se jemi para pranimit të ligjit, pra jemi parapolitik.
