BAROMETRI: 59% e tiranasve, Veliaj ka punuar mirë

Postuar në 28 Shkurt, 2016 11:37

Në kuadrin e serisë së sondazheve BAROMETËR, zhvillova në periudhën 13-19 shkurt një sondazh në zonat urbane të bashkisë së zgjeruar të Tiranës, ku banojnë rreth 90% e zgjedhësve të saj. Anketueset dhe modeli statistikor janë pothuaj njësoj me ato që përdora në sondazhin tim 3 muaj para zgjedhjeve lokale të vjetshme, të cilin e paraqita në emisionin Shqip në Top Channel. Në atë sondazh parashikova për kandidatët e majtë për kryebashkiakë 800 mijë vota në të gjithë vendin, nga 830 mijë që morën pas 3 muajsh.

Spartak, ti nuk i hyn në punë njeriu, por Doktorin e bezdis një çikë. Më duhesh...për një foto

Postuar në 27 Shkurt, 2016 23:36

Fotolajm/Europa që nuk do të dëgjojë...

Postuar në 27 Shkurt, 2016 22:36

Emigrantët krijuan një zinxhir njerëzor në kufirin greko-maqedonas, në shenjë proteste për mbylljen e kufirit nga Maqedonia. Shkupi nuk lejon kalimin e tyre drejt Europës, çka ka krijuar një situatë të vështirë humanitare në kampet e pritjes në Greqi. Të shtunën autoritetet maqedonase lejuan vetëm 22 emigrantë të kalojnë kufirin, ndërsa mijëra të tjerë presin ende. 

Një hap prapa, Veliaj pranon rinegocimin e tarifave me biznesin

Postuar në 27 Shkurt, 2016 21:57

Dy protesta dhe Erion Veliaj u tërhoq  nga këmbëngulja për të injoruar pronarët e lokaleve të kryeqytetit, duke pranuar një rinegocim të tarifave për hapësirat publike dhe tavolinat e bareve, restoranteve apo kafeneve. Kreu i bashkisë së Tiranës pasi dëgjoi shqetësimet e përfaqësuesve të biznesit tha se do të njihet të hënën me propozimet e tyre për të vendosur më pas nëse do të ketë ndryshim apo jo të tarifave. Veliaj ndryshoi dukshëm qëndrimin që kishte mbajtur më herët gjatë ditës për protestën dhe arsyet e rritjes së tarifave.

Venecia: 2/3 nuk garanton atë që do opozita

Postuar në 27 Shkurt, 2016 19:34

Në opinionin e Komisionit të Venecias rreth reformës në drejtësi, thuhet se e kuptojnë dëshirën e opozitës për të përdorur kufirin 2/3 në votimin për anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, por ky kufi nuk garanton balancën politike në këto dy këshilla.  

Së pari, thekson Komisioni i Venecias, shembulli i Hungarisë, ku mazhoranca ka mbi 2/3 e votave në parlament, tregon se 2/3 nuk janë garanci.

McLaren 570 GT...

Postuar në 27 Shkurt, 2016 18:55

“Taksë e sheshtë 9% dhe TVSH-ja 15%”

Postuar në 27 Shkurt, 2016 18:46

Forumi i Tiranës për Liri Ekonomikë ka zhvilluar sot një takim ku ka qenë i ftuar edhe kryetari i Partisë Demokratike si dhe konservatori britanik, Roger Scruton, materiale të të cilit lexohen shpesh të përkthyera në gazetën “Mapo”. Përtej akuzave të zakonshme të Bashës që përmblidhen në fjalinë: “Edi Rama është hajdut dhe aleat i kriminelevëe”, Basha ka nënvizuar edhe pjesë nga ajo që e quan si “platforma e PD-së”, e cila jep disa të dhëna për mënyrën sesi opozita e sheh daljen nga kriza.

Identifikohet për herë të parë vendndodhja dhe distanca e shpërthimeve të valëve të shpejta radio

Postuar në 27 Shkurt, 2016 18:19

Shkencëtarët kanë arritur të përcaktojnë vendndodhjen dhe distancën e një shpërthimi të fuqëishëm dhe të çuditshëm , i njohur si shpërthimi i valëve të shpejta radio, një dukuri astrofizike e cila manifestohet si pulsim valësh radio që zgjasin vetëm pak milisekonda. E panjohur mbetet origjina e tyre, por ka disa spekullime: një është që ato origjinojnë nga jashtë galaktikës, së dyti ato vijnë nga yke të afërt dhe së treti ato janë prodhuar nga një inteligjencë jashtëtokësore.

Reformatorët në Iran drejt fitores më të madhe që nga viti 2004

Postuar në 27 Shkurt, 2016 17:47

Shëtitje skutave të errëta të qenies njerëzore

Postuar në 27 Shkurt, 2016 17:28

(rreth librit “Kohë për nuse” të Lazër Stanit)

Nga Arta MARKU

Pages

Subscribe to ResPublica RSS