Lucio Dalla "rikthehet" në Bolonja
Është inauguruar në Bolonja, në "Piazza dei Celestini" statuja e kantautorit të famshëm italian Lucio Dalla. Statuja është vendosur afër shtëpisë ku jetoi Dalla.
Një opozitë me dy axhenda(qëndrime)
Ditët e fundit po i japin opinionit publik një dëshmi të qartë të ndarjes në Partinë Demokratike, e cila nuk është më për opinione apo gjykime mbi çështje të caktuara, por për strategjinë e saj si opozitë e vendit. Dhe ndarjet në strategji, kanë si premisë ose adoptimin e parimeve të ndryshme, ose të qëllimeve dhe axhendave të ndryshme, që çojnë mandej në krijimin e dy linjave që rivalizojnë. Kjo po ndodh edhe në opozitën shqiptare në Parlament.
Casper, filmohet oktapodi i "bardhë" në thellësinë 4290 m
Mendohet se është specie e re dhe është filmuar në Havai.
Me Tanyan duhet distancë sigurie
Barbaras i pëlqen të luajë me ujin
Erin Heatherton, asgjë e jashtëzakonshme, por e shijshme
Kundër edhe ndaj Fjalës?(video)
Është shoqëruar me tensione takimi i Partisë Socialiste në Elbasan. Sipas zakonit të vjetër të asaj partie, “disidenti” i radhës nuk është thirrur në takim, por kësaj radhe Ben Blushi, që është kthyer nga “komentator” në armik të PS-së, sipas një formulimi parafabrikat të Taulant Ballës, ka shkuar vetë në mbledhje. Siç raportohet në takim ka folur kryetari i PS-së, Edi Rama, mandej është ndërprerë transmetimi me regji, janë nxjerrë jashtë gazetarët, pasi të gjithë duhet të jenë të kënaqur që për popullin mjafton fjala e kryetarit. Të tjerat “i di Partia”. Po çfarë ka ndodhur aty brenda?
Lutje dhe bekime për Donald Trump
“Referendum për parkimin nëntokësor te parku “Rinia”, ndërtimin te Korpusi si dhe ndërtimin te Parku i Liqenit”
Partia Demokratike ka depozituar tri kërkesa për referendum për ndërtimet në zona të gjelbra në Tiranë. Kreu i Departamentit për Mjedisin në këtë parti, Jamarbër Malltezi,, deklaroi se kërkesat lidhen me ndërtimin e parkimit nënëtokësor te parku “Rinia”, ndërtesat që zyrtarisht njihen si ndërtesa social-kulturore në të dy krahët e Korpusit Universitar si dhe ndërtimi te Parku i Liqenit i atij që quhet si Kënd Lojërash. Malltezi tha se janë marrë vendim që bien në kundërshtim me ligj, në anashkalim të procedurave.
3 mijë procese gjyqësore për mungesë dokumentacioni për pensionin
Punon të gjithë jetën tënde, derdh kontributet dhe në fund për të plotësuar dosjen që çon në vendimin për të marrë pensionin duhet të sorollatesh pa fund. Kjo ndodh në Shqipëri prej vitesh, ku njerëz të moshës për pension duhet të menaxhojnë vetë të gjithë dokumentacionin që u mungon zyrave të sigurimeve shoqërore. Jo rrallë ndodh që mungesa e dokumentacionit çon në proces gjyqësor për verifikim fakti , ku thirren dëshmitarë “ish-shokë të kolektivit punonjës” për të bindur institucionet se ti je ai që ke punuar aty ku institucionit i mungojnë letrat.
