Pyetja për referendumin e PS
Baza e PS-së, e thërritur në një referendum për mandatin e kryetarit të partisë do t’i japë zgjidhje debatit të madh për mandatin e Ramës, duke iu përgjigjur vetëm një pyetje.
“A e konfirmoni nenin që ka të bëjë me modalitetet për zgjedhjen e kryetarit?”, kjo është pyetja e formuluar që do të jetë e shkruar në fletën e referendumit, thërritur në datën 9 prill. Pikërisht kësaj pyetjeje do t’i japë përgjigje baza, sigurisht me një pohim apo mohim, duke i dhënë rrugë edhe cështjes së mandatit të Ramës në krye të partisë.
Emily para pasqyres..
Koreja e Veriut teston 5 raketa, në alarm Koreja e Jugut dhe Japonia
Koreja e Veriut vazhdon të provokojë fqinjët e saj, teksa raportohet se ka hedhur pesë raketa me rreze veprimi të shkurtër në bregun lindor të saj. Ky veprim mund të shihet si provokim i rëndë ushtarak nga ana e Japonisë dhe Koresë së Jugut. Kjo nuk është hera e parë që Koreja e Veriut provokon fqinjët e saj duke testuar raketat apo teknologjitë e saj ushtarake. Vendi më i izoluar në botë i lëshoi raketat ditën e sotme. Ato fluturuan për 200 km dhe më pas ranë në bregun e saj lindor.
Manjani gjyqtarëve: Mos kini frikë nga reforma në drejtësi
Kryetari i Gjykatës së Lartë, Xhevahir Zaganjori i bëri apel politikës të gjejë konsensusin për reformën në drejtësi në frymën e opinionit të Venecias. Ai propozoi shtimin e trupës gjyqësore dhe përqëndrimin e gjykatave në qendrat e mëdha urbane për të shmangur frangmetarizimin e gjykatave. Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani lëshoi kritika të forta për sistemin gjyqësor dhe gjyqtarët nuk duhet të presin reformën në drejtësi për të zbatuar ligjin dhe treguar përgjejgjshmëri në kryerjen e detyrës.
Investimet në nivelin më të ulët që prej vitit 2008
Shpenzimet për investime në ekonominë shqiptare arritën nivelin më të ulët në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto që nga viti 2008 dhe janë shumë poshtë mesatares historike, sipas vlerësimeve të Bankës së Shqipërisë.
Në fund të vitit 2015 raporti i shpenzimeve për investime ndaj PBB-së rezultoi 26.5%, duke qenë poshtë peshës mesatare historike prej 28.7% për periudhën 2008 – 2014, analizon institucioni qendror bankar.
"Simpsons" parashikuan presidencën e Trump që në vitin 2000
Vizita në Athinë, mjegull mbi axhendën
Modeli amerikan i Bashës largon 35% të të vjetërve nga gara për zgjedhje parlamentare
Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, duket se ka gjetur një mënyrë për të pastruar radhët e kandidatëve të vet në zgjedhje. Gjatë vizitës në ShBA, Basha ka zhvilluar një takim në Institutin Republikan Amerikan, ku është diskutuar për “modelin e përzgjedhjes së kandidatëve”.
