Erdogan acarohet me "kënetat mediatike" gjermane që i kanë ngritur këngë
Ambasadori gjerman në Ankara është thirrur për sqarime pas një kënge satirike nga një grup gjerman. Kënga më poshtë:
Një metodë e re për të vlerësuar në disa orë efketivitetin e kimioterapisë
Një metodë e re e aplikuar në spitalin “Brigham and Women” në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund të japë një ndihmë të madhe në kurimin e kancerit. Metoda konsiston në injektimin e një nangrimce e cila reagon përmes ndryshimit të ngjyrës nëse konstaton se qelizat kanceroze po vdesin pas trajtimit me kimioterapi. Dhe ky konstatim bëhet brenda disa orëve nga kryerja e seancave të kimioterapisë duke u lejuar mjekëve të vlerësojnë nëse skema e ilaçeve e përfshirë në kemio është efektive apo jo.
Nga Liqeni...
2.45 miliardë dollarë investime nga PPP-të që nga viti 2000
Që nga viti 2000, Shqipëria ka arritur të tërheqë 2.45 miliardë dollarë investime përmes formës së Partneritetit Publik Privat. Kjo shifër u evidentua në disutimet e zhvlluar në tryezën e sotme “Partneriteti Publik –Privat” me nismë të USAID*http://tvklan.al/web/usaid-te-behet-transparence-per-ppp/). Sipas përfaqësuesit të USAID-it në Shqipëri, Marcus A. Johnson, PPD-të janë një formë e mirë për të ofruar disa shërbime te publiku, por për to nevojitet transparencë.
“Ky nuk është vendi juaj. Kjo është Turqia”
Ka bërë bujë një fjalim i presidentit turk në Stamboll, përmes të cilit ai sulmoi sjelljen e disa përfaqësuesve diplomatikë në Turqi. Recep Tayip Erdogan thuhet se ka sulmuar veçanërisht Konsullin e Përgjithshëm të Britanisë së Madhe, Leigh Turner, i angazhuar për çështjen e një gazetari që po gjykohet për akuzën e spiunazhit. “Turneri pati ndjekur të premten me disa diplomatë të huaj, midis tyre edhe me ambasadorin gjerman, Martin Erdmann, hapjen e procesit gjyqësor shumë të diskutueshëm kundër dy gazetarëve kritikë ndaj qeverisë, Can Dündar dhe Erdem Gül.
Assadi fituesi i madh i luftimeve kundër IS
Është fare e qartë që IS në Siri dhe Irak është në tërheqje e sipër. Palmyra, qyteti oaz i antikitetit, është futur sërish nën kontrollin e forcave të Assadit. Kjo është e rëndsishme për shkaqe simbolike dhe strategjike, sepse Asadi tashti shtrin pushtetin deri në qendrën e IS - në Raqa. Ndërkohë që ushtria irakiane po përgatit sulmin në Mosul.
Made in Asia
Pamje nga fundi i epokës otomane në...Por cili qytet është?
Qyteti i vjetër ndodhet brenda murit të ndërtuar nga Sulejmani i Madhërishëm, pasi osmanët e morën qytetin më 1517. Fotot i përkasin fundit të epokës otomane e cila u mbyll në vitin 1917. Sot shohim pamjet që na janë shumë familjare me pamet e qyteteve shqiptare të të njëjtës periudhë. Emri i qytetit: Jeruzalem.
http://mashable.com/2016/03/29/ottoman-jerusalem/#XobnwKdUqkq9
Evoluimi drejt manikinit është i mundshëm
Zyrtarë të Drejtorisë së Tatimeve: Nuk kemi dijeni për ndërhyrje në sistemin e të dhënave
Komisioni Hetiimor për Serverin e Tatimeve ka vijuar edhe sot me pyetjen e zyrtarëve të ndryshëm të Drejtorisë së Tatimeve. Mirëpo në ndryshim nga deklaratat e ish-ministrit Shkëlqim Cani, i cili para komisionit u shpreh i sigurtë se ka patur ndërhyrje, drejtues të DPT-së, mohojnë të kenë patur dijeni për një gjë të tillë. “Ka patur hakerim të faqes së internetit, por jo ndërhyrje në sistemin e të dhënave”, deklaroi sot Aliaj specialistja e sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit, Alekta Aliaj.
