Presidenti: “Armatosja e qytetarëve, propozim jo i duhur”
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit” deklarimet e Sali Berishës për armatosjen e qytetarëve si masë vetëmbrojtjeje ndaj krimit që ka depërtuar në çdo qelizë. Tha Nishani: “Normalisht nuk i takon Presidentit të Republikës në kontekstin funksional, të komentojë deklarata politikë të anëtarëve të parlamentit, përafqësuesve të partive.
Prince gjendet i vdekur në banesë
Një nga ikonat e muzikës Pop të viteve '80, këngëtari Prince, u gjet i vdekur në banesën e tij në Minesota, në rrethana ende të panjohura. Në fillim të këtij muaji këngëtari 57-vjeçar ishte shtruar në spital. Njerëzit pranë ylli të popit, thanë për mediat se Prince ishte goditur nga një gjendje gripale që i kishte shkaktuar përkeqesim të shëndetetit për disa javë dhe e kishte detyruar të anulonte koncertet. Prince Roxhers Nelson, i njohur nga të gjithë si Prince, ishte një këngëtar simbol i viteve 80-të, albumet e tij më të famshme janë “Purple Rain” “Siign O the Times”.
Banka e Shqipërisë u kërkon bankave të nivelit të dytë të çlirohen nga kolateralet
Bankat e nivelit të dytë në Shqipëri janë kthyer në pronare të mëdha pasurish të paluajtshme që vlerësohen në 160-200 milionë euro. Kjo përbën një ngarkesë të madhe, që ngurtëson një kapital, i cili rrezikon të qëndrojë i tillë nëse bankat nuk ndryshojnë qëndrim dhe sjellje.
Set i ri fotosh erotike nga Rihanna
Pronarët humbasin. Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Presidentit. Prona zgjidhet sipas midesë së të “majtëve” edhe njëherë
Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Presidentit të Republikës për ligjin e ri të pronave. Raportimi bëhet “News24”(http://www.balkanweb.com/site/kushtetuesja-shqyrton-kerkesen-e-nishanit-...).
Flaka Olimpike nis rrugëtimin për në Rio 2016
Norvegjia i ka shkelur të drejtat
Gjykatësja norvegjeze Helen Andenaes Sekulic, ka vendosur se shteti norvegjez ka shkelur të drejtat e njeriut në rastin e mbajtjes nën izolim të Anders Breivik, i gjykuar për vraasjen e 77 personave.
“Përgjegjësitë e Ramës për thellimin e lidhjeve të PS me krimin janë të pafalshme. Por problemi është më i gjerë”
Fatos Lubonja shkruan sot në “Panorama” një opinion mbi situatën e fundit në vend, ku po dominon si debat kryesor, arrestimi i Emiljano Shullazit. Lubonja evidenton faktin se sistemi juridik që kemi formalisht të miratuar nuk funksion, sa kohë që institucionet e vërteta janë partitë që funksionojnë si dy banda.“…Është kollaj të thuash sot në opozitë se Edi Rama na e mori pushtetin duke bashkëpunuar me kriminelët, por edhe ai më naivi ka të drejtë të ngrejë pyetjen: Po mirë, more zotërinj, a nuk erdhët ju në pushtet me premtimin për të luftuar krimin dhe baronët e drogës?
Doktorët e stabilitetit shoqëror, taulantë që flasin në emër të arsyes së xhepit...
"Të gjithë me armë për vetëmbrojtje". A e ka tërësisht gabim Berisha?
Pas deklaratës së Sali Berishës që qytetarët të lejohen të armatosen për vetëmbrojtje ka reaguar ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Tha Tahiri: “Kur një ish kryeministër bën thirrje publike që populli të armatoset, nuk besoj se ka thirrje më kriminale, më antikushtetuese, më djallëzi se kaq, shpresoj shumë që prokuroria të gjejë kurajë ta thërrasë pse është vepër penale të bësh thirrje publike për armatosje dhe dhunë. Kjo është thirrje e një epoke që shqiptarët e lanë pas.
