Ky është drejtori i Transportit Rrugor të Sarandës, pronar i dy hoteleve dhe mik i Ilir Metës

Postuar në 11 Maj, 2016 17:22

Drejtori i Transporteve të Sarandës, i cili është në kërkim nga autoritetet greke për trafik ndërkombëtar të drogës nuk është i panjohur për policinë shqiptare. "ABC News" ka arritur të sigurojë të dhënat e arrestimit të parë të Klement Balilit, të bërë më 16 korrik 2006 në qytetin e Delvinës. Sipas policisë, në rrugën Qafë-Muzinë - Delvinë, rreth 15 km larg qytetit agjentët e policisë i kanë zënë rrugën furgonit me targa gjermane brenda të cilit ndodheshin 750 kg hashash, që kishte destinacion Greqinë.

Analiza e riskut, demagogji. 25 grupe kontrolli për një biznes

Postuar në 11 Maj, 2016 16:18

Pak javë më parë ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në prani të kryeministrit të vendit Edi Rama, shpalli fazën e dytë të luftës kundër informalitetit. Sipas Ahmetajt vëmendja do të përqendrohet te biznesi i madh, ndaj të cilit qasja duhet të jetë në bazë të një analize risku. Por për ish-zv.ministrin e Financave, Sherefedin Shehu e kjo është demagogji, pasi analiza e riskut, jo vetëm është përpunuar si metodologji që në kohën e qeverisjes së PD-së, por ajo po konvertohet në një ritual kontrollesh të pafundme. Më poshtë intervista dhënë për ”Tema TV”:

Liderët...

Postuar në 11 Maj, 2016 16:06

Dy ditët e fundit, lajmet për pjesëmarrjen e ambasadorëve Donald Lu e Romana Vlahutin në mbledhjet e Grupeve Parlamentare të PS-së e LSI-së, nuk i kanë lënë shqiptarët pa argëtimin e zakonshëm që karagjozët e politikës ofrojnë falas. Përveç diskutimit se pjesëmarrja e ambasadorëve në këto mbledhje është shumë fyese dhe lidhet me sovranitetin – i cili nuk mund të kuptohet pa dinjitetin – interes përbën sjellja e atyre që i quajnë, apo vetëquhen Liderë. Impotenca e tyre që doli lakuriq, si atuja e vetme që kanë në politikë.

Antistres...

Postuar në 11 Maj, 2016 15:15

A do të plasë marrëveshja BE-Turqi?

Postuar në 11 Maj, 2016 14:35

Është grumbulluar mjaft lëndë për konflikt. Javën e kaluar, kryeministri turk Ahmet Davutoglu njoftoi dorëheqjen e tij. Ai jo vetëm kishte negociuar marrëveshjen me Brukselin, po në ndryshim nga Rexhep Tajip Erdogan ai është proevropian. Pastaj u arrestuan dy gazetarë turq kritikë ndaj qeverisë, gjoja për shkak se kishin botuar dokumente sekrete.

Një galeri fyçkash të kolme

Postuar në 11 Maj, 2016 14:31

Standardet latine

Postuar në 11 Maj, 2016 14:27

Derexheja social-rilindase. Kryetari ka humbur qetësinë dhe u bërtet deputeteve femra

Postuar në 11 Maj, 2016 13:38

Diskutim mes socialistësh dhe rilindësish, dje në mbledhjen e Grupit Parlamentar, pas ikjes së ambasadorëve, Lu dhe Vlahutin.

DEBATI

140 minuta sqarime, ambasadorët nuk u pritën me duartrokitje në PD

Postuar në 11 Maj, 2016 13:35

Atmosfera që u pa dje në selinë e Partisë Socialiste për vizitën e dy ambasadorëve, nuk ishte e njëjta me atë që mbizotëroi në Partinë Demokratike. Ish0kryeministri Berisha mungoi, Jozefina Topalli la mbledhjen para kohe, ndërsa disa deputetë adresuan pyetje ndaj ambasadorëve. “A nuk do te ishte me mire qe investimi i BE dhe USA te ishte ne funksion te një reforme teresore ku drejtesia eshte vetem nje pjese e saj”- shtroi pyetjen deputeti Astrit  Patozi.

Xenia Deli, çfarë ka humbur Justin Bieber

Postuar në 11 Maj, 2016 12:55

Pages

Subscribe to ResPublica RSS