Katër vende i kundërvihen Procesit të Berlinit dhe planit gjerman për rajonin
Zyrtarisht në Ballkan po përvijohen dy linja të politikës së jashtme me vende që janë pro dhe kundër planit strategjik të Gjermanisë në Ballkan ose të ashtuquajturit Procesit të Berlinit. Një ditë më parë në Sofie u takuan 4 ministra të vendeve të Ballkanit që janë pjesë e Bashkimit Evropian me synimin për të krijuar një grup shtetesh që do të kordinojnë qëndrimet e tyre sipas një interesi të përbashkët në raport me Brukselin. Nisma udhëhiqet nga Greqia dhe ka gjetur solidaritetin e Bullgarisë, Rumanisë, dhe Kroacisë.
Ekstremizmi islamik në Kosovë i financuar nga organizatat e huaja
Departamentit i Shtetit thotë se kërcënimi i ekstremizmit të dhunshëm islamik në Kosovë është rritur gradualisht që nga konflikti i vitit 1999, i nxitur pjesërisht nëpërmjet financimit nga organizatat e huaja që predikojnë ideologji ekstremiste. Rreth 250 nga 300 luftëtarë të huaj terroristë nga Kosova, thuhet në raportin e Departamentit të Shtetit kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për të luftuar për ISIS-in ose Frontin el-Nusra, nga të cilët rreth 50 janë vrarë.
Efekti “Shukri” e çon pazarin e videove në 3 milionë euro. Mbledhje sekrete në Fabrikën e Ideve
-Vendim për mënyrën e reagimit dhe të menaxhimit të pasojave të publikimit eventual të videove për ministra të qeverisë sonë:
E mbledhur në Fabrikën e Ideve, në lidhje video me ish-deputetin Koço Kokëdhima nga shtëpia e vet, celula drejtuese PS-së, përpunoi këtë qëndrim për përballimin e skandalit të pritshëm:
Detaje të reja nga video e Argjentinës: Pasi kreu marrëdhënie me transvestitin, ministri i supozuar këndon edhe këtë këngë
"Nuk kemi gënjyer për Rilindjen. Ja, të paktën Tan Lame rilindi se "ndërroi mendje pasi u kthye andej"
Fotografia, propaganda dhe retushimi
Fotografia është një instrument i fuqishëm propagande, pasi ajo zëvendëson rolin e ikonës në memorien e përgjithshme. Në shekullin e 20-të ka shumë ngjarje, imazhe, portrete përfaqësuese dhe përfshirëse që janë kthyer në pikë kondensimi mes realitetit historik dhe pereceptimit emocional. Fotografitë e Çurçillit me puro, apo të Che Guevaras, imazhi i ushtarëve amerikanë në Ivo Jima, flamuri sovjetik në Berlin, këto dhe të tjera janë disa shembuj. Por jo përherë ajo që jepet është e vërteta.
Artur Zheji: Janë dy video me dy ministra. Një këtu në Shqipëri, njëra jashtë. 2 milionë euro janë hedhur për të bllokuar njërën
Artur Zheji, opinionist, ka deklaruar në studion e “Opinion” se qarkullojnë aktualisht dy video me material erotik për dy ministra. “Njëra është në një ministri këtu në Tiranë, kurse tjetra është jashtë. Mentor Kikia i Top-Channel ka sjellë disa frame për 360gradë. Flitet se një nga personat e përfshirë ka hedhur 2 milionë dollarë për ta bllokuar videon e tij”, tha Zheji.
Mesatarja e Rilindjes në dy tekste të ngjashme...
Sot në Parlament Ben Blushi zhvilloi një polemikë me disa përfaqësues të Partisë Socialiste mbi atë se çfarë do të thotë të jesh socialist. Fjala është për socialistin si model i përpunuar i njeriut të angazhuar zyrtarisht majtas në Shqipëri dhe jo për socialistin si zbatues dhe asimilues i një doktrine. Kjo polemikë, e provokuar nga ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri, ngrihet mbi hipotezën se cilësimi socialist në Shqipëri është pozitiv, nisur nga ajo që socialistët kanë krijuar në politikën shqiptare.
Meta në koherencë me qëndrimin e PD-së
Ilir Meta tha se partia e tij është e gatshme të ngrejë kartonat në parlament për të miratuar brenda qershorit draftin e hartuar nga ekspertët ndërkombëtarë. “20 votat e LSI nuk janë nga sot për këtë reformë, por janë prej disa javësh. Ndaj shpresoj se të gjitha forcat politike, palët politike të miratojnë këtë reformë dhe për ne çertifikimi i kësaj reformë është i majftueshëm që të marrë votat tona, por jo vetëm tona por edhe votat e të gjithë kuvendit”-theksoi Meta në mbledhjen e Komitetit drejtues të LSI-së.
