Nismë e deputetit të Grekëve të Pavarur për të kërkuar reparacione lufte nga Shqipëria
Me një kërkesë zyrtare drejtuar kryetarit të parlamentit Nikos Vutsis, deputeti i Grekëve të Pavarur, Dhimitri Kamenos ka kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar në mënyrë që Greqia të kërkojë dëmshpërblimet e luftës nga Shqipëria.
Ligji në Kushtetuese, por Agjencia e Pronave nis zbatimin pa publikuar vendimmarrjet
Shoqata Pronësi me Drejtësi ka kundërshtuar nisjen e zbatimit të ligjit të ri të pronave nga Agjensia e Kthimit e Kompensimit të Pronës. Publikimi i regjistrit të vendimeve të viteve 93-94 të trajtuara me këtë ligj për shoqatën është një pabesi, për të cilën Agjensia duhet të shprehet, pasi të prekurit kërkojnë të ankimohen.
Muxhahedinët drejt mbërritjes në Shqipëri
Reforma dhe dialogu, dy të pamundurat e Shqipërisë që i “japin” melankoli ambasadores Vlahutin
Romana Vlahutin, ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë, ka provuar sot shijen e shpërfilljes nga përfaqësues të qeverisë shqiptare. Top-Channel raporton se zv.ministrja e Integrimit, Eralda çani është vonuar për 15 minuta në një takim me studentë në kuadër të avantazheve që ka Shqipëria nga integrimi në BE. Zv.ministrja i ka shtuar ëmbëlsirën vonesës së vet: “Unë në fakt nuk di çfarë mund të them.
Vives les Outsiders!
Me dhënien e sinjalit të mbylljes së ndeshjes lojtarët me unofrmë të bardhë u shtrinë në fushë, të prekur prej zhgënjimit dhe raskapitjes. Ata dhanë gjithçka, vrapuan, mbrojtën çdo skaj në fushë e u mbrojtën prej të gjithëve, por megjithatë e vazhduan luftën për të prekur portën e kundërshtarit duke e sfiduar me krenari Francën si vend organizator. E më pas me dy gola në minutat e fundit humbën ndeshjen. Shqiptarët qendronin të ulur apo të shtrirë në fushë të mundur. Ndërkohë që ata mund të ishin larguar me kokën lart prej Stade Vélodrome të Marsejës.
34 të vdekur në shkretëtirën Niger. Mes tyre 20 fëmijë
Njerëzit po përpiqeshin të mbërrinin në Algjeri prej nga ku donin të hidheshin për në Europë. Mediat thonë se emigrantët janë braktisur nga trafikantët.
Fruta të çdo stine
Për një drejtësi “të njerëzve tanë”
Sot u shfaq para mediave ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri. Pas tij në uniformë qëndronte Haki Çako,i qeshur dhe jo me çehre të prishur si në rastin kur e shkarkuan si “Zhukovi në ajër”; ishte edhe Ardian Çipa, i akuzuar rëndë nga përfaqësues të opozitës. Sajmir Tahiri konsumoi teatrin e radhës para qytetarëve, por kësaj radhe pa akuza për gjyqtarët, ndaj të cilëve ai dhe Edi Rama çfarë nuk thanë këto ditë. “Rruga jonë për të reformuar sistemin e drejtësisë, për të garantuar integritetin dhe pastërtinë e drejtësisë sapo ka nisur.
Çako kthehet në detyrë, Tahiri: Sapo ka nisur reformimi i drejtësisë
Shantazhi i qeverisë mbi drejtësinë duket se dha rezultat. Gjykata e Apelit rrëzoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës që pezulloi kryepolicin Haki Çako nga detyra, ministri i Brendshëm, Tahiri ka dalë krah tij në një deklaratë për mediat. Sipas ministrit Tahiri, rruga për të reformuar sistemin e drejtësisë, sapo ka nisur.
Anulojeni postin e presidentit!
Një gjë është e sigurt. Me shfaqjen e ish-kryeministrit Nano në publik, fillojnë edhe thashethemet për presidentin e radhës. Shumë shpejt do fillojnë takimet për kafe te Rogneri, pas të cilave dikush do të hedhë një a dy emra në publik sa për ta ushqyer publikun me pak mish njeriu, ndërkohë që në kuzhinë shefat do të përziejnë përbërësit që do të krijojnë kandidatin presidencial të radhës. Më pas do fillojnë takimet me dyer të mbyllura, prej nga do dalin herë negociues, herë pretendues, kërcënues e provokues, emra të ndryshëm kandidatësh për presidentë.
