"Përbindëshi" i De Biazit

Postuar në 20 Qershor, 2016 20:46

Për shkak të golit të shënuar gjithë vëmendja e mediave u përqëndrua te Armando Sadiku, i palodhur në përpjekjet për të gjetur golin dhe përkushtimi që tregoi në fushë ia shpërbleu, por luftëtari i padukshëm i Shqipërisë në mesfushë është Amir Abrashi. Kosovari i rritur dhe edukuar në Zvicër rezulton lojtari që ka vrapuar më shumë se të gjithë në ndeshjen Rumani-Shqipëri 0- 1. Mesfushori kuqezi, në bazë të statistikave të UEFA-s, ka përshkuar dje 11.47 kilometra, duke qenë i pari në listën e 10 lojtarëve që vrapuan më shumë.

Serbia dhe Kroacia ulen për paqen

Postuar në 20 Qershor, 2016 20:20

Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitarovic dhe Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç kanë nënshkruar një deklaratë në Suboticë të Vojvodinës për avancimin e marrëdhënieve dhe zgjidhjen e çëshjeve të hapura ndërmjet dy vendeve. Dy liderët u takuan në mënyrë simbolike mbi një urë në lumin Danub që i lidh dy vendet.
Grabar –Kitarovic dhe Vucic kanë thënë se do të synojnë të përmirësojnë raportet që janë tensionuar kohëve të fundit edhe për shkak të bllokadës që po i bën Kroacia rrugës së Serbisë drejt BE’së.

Krizë Shqipëri-Greqi, apo PS- Greqi?

Postuar në 20 Qershor, 2016 18:43

Ka disa kohë që kriza në marrëdhëniet me Greqinë është evidente. Por ajo që nuk kuptohet mirë është se cilat janë përmasat e kësaj krize e cila u tonifikua edhe më në planin verbal e deklarativ pas vizitës së ministrit të Jashtëm grek Nikos Kotzias. Është e qartë se politika shqiptare po luan për qëllime elektorale e në funksion të aleancave me çështjet që ngërthejnë marëdhëniet me Greqinë. Ky tension priret të çlirojë energji favorizuese për retorikën nacionaliste, çka nuk e bashkon të gjithë klasën politike shqiptare.

20 qershor, solstici i hënës së plotë, për herë të parë që nga viti 1948

Postuar në 20 Qershor, 2016 17:42

Pronat kërcënojnë me kolaps financat publike

Postuar në 20 Qershor, 2016 15:17

Çështja e pronave kërcënon me kolaps financat publike. E ka thënë më parë Fondi Monetar Ndërkombëtar, e ka konfirmuar sot edhe ministri i Financave, Arben Ahmetaj, gjatë një takimi të organizuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. “Mënyra sesi është menaxhuar çështja e pronave sot mund të sjellë një risk nga Strasburgu, i cili mund të kalojë, nëse prapë ne nuk bëjmë gjënë e duhur, edhe në mbi 1 miliardë dollarë në dy tre vitet e fundit. Ligji i pronave, nuk është perfekt, por bën zgjidhjen më të mirë të mundshme duke adresuar riskun”, tha Ahmetaj.

Probabiliteti i kualifikimit të Shqipërisë, rreth 50%

Postuar në 20 Qershor, 2016 15:08

Nga kombinimi i koeficientëve të basteve të kompanië Bet365 për ndeshjet e mbetura në grupet kualifikuese të Euro 2016-ës, rezulton se probabiliteti që Shqipëria të kualifikohet për në çerekfinale është rreth 50% (49.87%).

Tahiri përgjon telefonatën e Ilir Metës me De Biasin dhe ia raporton kryeministrit: “Shumë shqetësuese. Meta i propozon De Biasit postin e nënkryetarit të LSI-së. De Biasi ka deklaruar se “e di që vlen më shumë sesa nënshtetësia"

Postuar në 20 Qershor, 2016 14:29

“Ti nuk je asgjë, populli është gjithçka”

Postuar në 20 Qershor, 2016 14:17

Magjinë e futbollit e kanë përjetuar edhe të tjerë para nesh. E ka përjetuar Gjermania në vitin 1954 dhe e quajtën: “Das Ëunder vom Bern“.  Është saktësisht si një paralele magjia që po përjetojmë Ne me magjinë e Gjermanisë së mbas luftës, ku njerëzit nuk orientoheshin dhe kishin probleme indetiteti. Ndodhi “Mrekullia e Bernës“ ku Gjermania e gjermanët dolën me moton: “Çdo gjë për popullin, çdo gjë për Gjermaninë”. Dhe me sentencën që gjëmon sot e kësaj dite kundër politikanëve: “Ti je një hiç, populli është gjithçka”.

Procedim penal për ministrine Brendshëm. Pajisja përgjuese ende pa adresë

Postuar në 20 Qershor, 2016 14:03

Prokuroria e Përgjithshme ka nisur procedimin penal ndaj ministrit të Brendshëmn, Sajmir Tahiri. Procedimi pason kallëzimin e bërë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë “për kërcënimet dhe shantazhet ndaj gjyqtarit të Tiranës Arjan Aliaj dhe trupës gjyqësore në përgjithësi”. Ndërkohë vijon hetimi për pajisjen përgjuese, për të ciln organi i akuzës po dëshmohet i paaftë që ta marrë nën administrim. As misioni “Interforce” dhe as Ministria e Brendshme drejtuar nga Sajmir Tahiri nuk po japin pajisjen, për të cilën pretendojnë se ka kryer vetëm trajnime. 

Humbet Romën dhe Torinon, por Renzi është i prerë: “Nuk dorëhiqem”. Nuk përjashtohet referendumi për reformën kushtetuese

Postuar në 20 Qershor, 2016 12:07

Grilinët morën Romën. Kryeqyteti italian do të ketë një kryetare bashkie femër, Virginia Raggi, avokate 37 vjeçare. Por lëvizja “5 yjet” mori edhe zemrën e Piemontit, Torinon, duke vënë me shpatulla për muri kryeministrin Matteo Renzi, i konsideruar si ndër të paktët që ka ditur t’i japë një përgjigje krizës që preku Europën. Këto ishin zgjedhje lokale të cilat Matteo Renzi po refuzon t’i lexojë politikisht. “I humbëm zgjedhjet në periferi jo sepse njerëzit u shprehën mbi sistemin me dy dhoma apo atë zgjedhor.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS