Franca goditet sërish – 84 të vdekur në Nisë(video)

Postuar në 15 Korrik, 2016 07:35

Terrorizmi godet sërish Francën. Kësaj radhe në Nisë në Ditën e Bastijës. Një person i armatosur vrau 84 persona me një kamion të cilin e drejtoi drejt një turme njerëzish të mbledhur me rastin e festës kombëtare franceze. Pamjet filmike tregojnë njerëzit që ikin me vrap, ndërkohë që bilanci është i rëndë: mes 84 të vdekurve ka edhe fëmijë. Dhjetra janë të plagosur. Presidenti francez, Francois Hollande e cilësoi sulmin terrorist dhe ka urdhëruar thirrjen e forcave rezerviste në mbështetje të trupave ushtarake të dislokuara në Nisë.

Deputetët me ndërgjegje kërkohen vetëm "djathtas". Majtas ka unanimitet, sido që të jetë drafti

Postuar në 14 Korrik, 2016 21:00

Koalicioni ka marrë fund. Drejt zgjedhjeve*

Postuar në 14 Korrik, 2016 20:43

Përpjekjet e shumicës dhe komunitetit ndërkombëtar për një reformë në drejtësi, po prodhojnë një koalicion të ri në Shqipëri. Reforma në drejtësi ka ndarë në dy kampe politikën shqiptare. Pas deklaratës së sotme zyrtare të LSI, ajo ka një qëndrim të ndryshëm nga Partia Socialiste në pushtet dhe diplomatët perëndimorë rreth reformës, duke ju bashkuar qëndrimit të Partisë Demokratike.

25 vjetori i PS-së - Bashkëshortja e Edi Ramës në 11 foto nga 48 foto të postuara nga kryeministri. Me siguri një rastësi...

Postuar në 14 Korrik, 2016 19:44

Çfarë plani fsheh qeveria për Himarën?

Postuar në 14 Korrik, 2016 19:29

Protesta nga banorët në Himarë. 

Teza e re e Kryeministrit: Reforma në drejtësi me implikime edhe për interesa me rëndësi të posaçme të komunitetit ndërkombëtar më rajon

Postuar në 14 Korrik, 2016 19:16

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka folur sot para ambasadorëve shqiptarë, në një takim ku është përqendruar në çështjen e reformës në drejtësi. Kryeministri ka theksuar rëndësinë e saj, dobinë e miratimit me konsensus duke shtuar me terma evazivë se pas kësaj reforme qëndrojnë interesa të posaçme me ndikim në rajon.

Profesionet e lira fitojnë betejën me qeverinë

Postuar në 14 Korrik, 2016 18:45

Gjykata Kushtetuese shfuqizoi ligjin nenin e ligjit që u përcakton pagën profesioneve të lira dhe mbi këtë pagë trefishoi pagesat e kontributeve. Me ndryshimet e bëra, 23 profesione të lira do të paguanin kontributet mbi pagën, e cila varion nga 40.500 lekë deri në 88.800 lekë. Për përcaktimin e nivelit të pagës u morën parasysh 6 kritere, duke nisur nga lloji i profesionit, zona, vitet e punës, paga për të njëjtin profesion në sektorin publik dhe statuti i profesionit.

Falen borxhet tatimore të biznesit që nga viti 2011

Postuar në 14 Korrik, 2016 18:13

Qeveria shqiptare ka vendosur t’u falë borxhet bizneseve, shuma e të cilave shkon në total në rreth 400 milionë dollarë.

Burimet nga Ministria e Financave bëjnë me dije se do të falen borxhet që bizneset kanë në tatime dhe dogana para vitit 2011. Projektligji parashikon të fshijë të gjitha gjobat, kamatvonesat dhe detyrimet, nga data 31 dhjetor 2011 dhe poshtë, pra 2011, 2010, 2009, 2008”.

Rama nuk ia ka mundësuar Ramës zgjedhjet e parakohshme

Postuar në 14 Korrik, 2016 16:20

Në ditët e fundit, si brenda Shqipërisë, edhe jashtë saj, po përmenden zgjedhjet e parakohshme, si një rrugëzgjidhje për ngërçin politik që mund të shkaktojë një votim i reformës në drejtësi vetëm nga PS-ja. E cila nuk ka 94 deputetë në Kuvend.

Por ndryshimet kushtetuese të 2008-ës, të cilat u iniciuan nga Rama dhe u miratuan edhe nga Berisha, e kanë vështirësuar shumë provokimin e zgjedhjeve të parakohshme nga partia kryesore në pushtet, kur ajo nuk e ka mbështetjen e aleatëve të saj për to.

Aleanca në krizë, Plani A i LSI-së plotësisht në përputhje me planet e PD

Postuar në 14 Korrik, 2016 12:13

Nuk ka më asnjë dilemë, LSI dhe PD janë me një plan thuajse të përbashkët për formën në drejtësi. Pas disa ditësh heshtje LSI vendosi të sqarojë pozicionin e saj pas propozimit amerikan për reformën në drejtësi. Nënkryetari Petrit Vasili e bëri të qartë se "Lëvizja Socialiste për Integrim ka vetëm një plan, që nga fillimi i Reformës, Planin A, me konsensus dhe sipas Komisionit të Venecias". Vasili u deklarua kundër një drafti ekspertësh duke sjellë si shembull përvojën me kompaninë britanike Crown Agents.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS