Turqia është e imja
Pas grushtit të shtetit, presidenti Erdogan ka nisur atë që mund të quhet riprojektim i strukturës shtetërore. Mjafton vetëm numri i personave të shkarkuar dhe larguar nga detyra për ta kuptuar këtë: 8000 policë të shkarkuar, 8733 persona të lëvizur nga detyra, 7 543 të izoluar, 3000 gjyqtarë të pezulluar, 30 guvernatorë dhe 50 nëpunës civilë të nivelit të lartë kanë humbur vendin e punës.
Videolajm/Pamjet ballore të kamionit vrasës në Nisë të Francës
Ekonomikisht jemi mirë...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha në një konferencë për shtyp se ekonomia po performon pozitivisht dhe se më këto rritme do të kemi një rritje ekonomike mbi 3.4 % në fund të vitit. Ai tha se të ardhurat e 6 mujorit janë 150 milionë $ më shumë se një vit më parë, ndërsa nënvizoi se kemi një rritje të konsumit dhe kjo e konfimruar edhe nga INSTAT, Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave.
"TemaTv"
Disponohen pamje filmike për çështjen ku akuzohet gjyqtarja Majlinda Andrea
Gjykatësja Majlinda Andrea është kthyer nga Italia, por pa bashkëshortin e vet, Odhisea. Kështu u raportua sot për gjykatësen e Gjykatës së Lartë, e cila akuzohet për korrupsion në vlerën e 50 mijë dollarëve. Ajo është pezulluar nga detyra nga Kolegji Penal i Gjykatës së lartë, pas kërkesës së Prokurorisë, e cila siç raporton sot “Abc News”, disponon pamje filmike dhe video, ku paraqitet bashkëshorti i saj, Odhisea, që mbush një qese me para.
Përpjekje për reformë kur mungojnë 71 vota për qeverinë!!! Fleckenstein flet për “negociata mbi propozimin hibrid, sipas rekomandimeve të Venecias”
Ambasadorët e angazhuar me reformën në drejtësi, Donadl Lu, i SHBA-së dhe Romana Vlahutin e BE-së, kanë refuzuar pjesëmarrjen në takimin e propozuar nga kryetari i Kuvendit Ilir Meta, i parashikuar të zhvillohet sot pasdite. Shkak për këtë është bërë deklarimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, që ka folur për qeverinë teknike.
Numri 71, kyçi i qeverisjes për muajt në vazhdim
Qysh nga janari i këtij viti, 55-sa e 88-ta (sipas kësaj rradhe kronologjike), ishin numrat që i dëgjonim përditë. Bëhat fjalë për rekomandimet 55 dhe 88 të Komisionit të Venecias rreth reformës në drejtësinë shqiptare. Por qysh kur Meta kërkoi që, fill pas votimit të një reforme të dakordësuar në takimin e pritshëm Lu-Vlahutin-Rama-Basha-Meta, të krijohet një qeveri teknike, numri 71 është bërë numri më i përhapur në faqet e gazetave shqiptare (në internet e në letër).
Ekzistojnë vetëm seksualisht
Mitsotakis: Greqia duhet të çlirohet nga mbitaksimi dhe populizmi i Tsipras
Lideri i opozitës greke, Kyriakos Mitsotakis ka folur për seksionin on line të «Deutsche Welle» në gjuhën greke, ku deklaroi se Greqia e ka nevojë urgjente të çlirohet nga mbitaksimi dhe populizmi i Aleksis Tsipras. Për këtë tha kreu i opozitës greke, nevojitet një ndjenjë e lartë politike dhe jo retorikë populiste. “Populizmi nuk mund të luftohet me populizëm”-tha kreu i Demokracisë së Re, duke shtuar se Greqia aktualisht ka nivelin më të lartë të taksave mes vendeve evropiane. “Ne nuk mund të presim të ardhura të mëdha nga taksat e vazhdueshme.
Kërkohet 3 vite burg për Spiro Kserën
Prokuroria kërkoi sot 3 vjet burg për ish-ministrin e Mirëqenies Sociale, Spiro Ksera. Ai akuzohet nga prokuroria për vjedhjen e 300 milionë lekëve të vjetra në aktivitete të zhvilluara për romët dhe shtresat në nevojë. Nëse gjykata do të pranojë kërkesën e Prokurorisë, ish-ministri do të vuajë vetëm 2 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe uljes së 1/3-es së dënimit. Për tre vartësit e tij Elda Kozaj, Artevis Nene dhe Elisabeta Dodbida u kërkua 1 vit e gjashtë muaj burg, dënim i cili ulet në 1 vit për shkak të gjykimit të shkurtuar.
VIP-at, vettingu...*
(Kontradikta, në mes konsensusit që kërkon Uashingtoni dhe Brukseli dhe burgosjes së mundëshme të atyre që u duhet ta japin atë, i ka rrënjët pikërisht tek vettingu dhe dy mënyrat e shpjegimit të inicialeve VIP)
