Nuk janë vetëm maturantët/Probleme me librat dhe mësimin me turne

Postuar në 13 Shtator, 2016 16:14

Viti i ri shkollor ka nisur me probleme. Çdo nxënës në kryeqytet e nisi mësimin pa një ose dy libra. Tekstet vazhdojnë të mungojnë. Mungesa e teksteve shkollore erdhi si pasojë e mos prodhimit në kohë të pullës me hologramën e Ministrisë së Arsimit. Ashtu si çdo ditë, që prej 1 Shtator, edhe në ditën e parë të shkollës prindër dhe fëmijë janë përballur me radhë në pikat e shitjes. Por sërish nuk kanë mundur të plotësojnë paketën me librat që ju duhen. Ky nuk është problemi i vetëm.

Kushti i FMN-së, 2.5 miliardë lekë më pak shpenzime kapitale

Postuar në 13 Shtator, 2016 16:10

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka kushtëzuar qeverinë të mos përdorë 2.5 miliard lekë të investimeve publike, si një garanci se nuk rritet deficit edhe nëse të ardhurat nuk realizohen. Kjo masë e ndërmarrë tashmë vjen në një kohë kur fondet e investimeve publike janë më të ultat e të gjithë viteve.

"TemaTv"

Bufi - shqiponjë i faraonëve

Postuar në 13 Shtator, 2016 15:30

Fotoja është realizuar në dunat e Emirateve të Bashkuara Arabe nga fotografi Xavier Eichaker. 

Provokimi, monopol i pathyeshëm i femrës

Postuar në 13 Shtator, 2016 15:24

Mesatare

Postuar në 13 Shtator, 2016 15:13

Cenimi i së drejtës me pranimet në universitet

Postuar në 13 Shtator, 2016 14:59

Parregullsitë dhe amullia me sistemin e ri të pranimeve në universitete vazhdojnë, në vend që të zgjidheshin duke respektuar të drejtën e maturantëve për mosndryshimin e rregullave pas fillimit të shkollës së mesme, sepse ministria këmbëngul që të zbatohet sistemi i ri, i cili konceptua disa muaj më parë pas fillimit të viti shkollor 2015-2016, kur maturantët kishin filluar mësimet.

Armëpushimi në Siri

Postuar në 13 Shtator, 2016 14:48

Argjentinë/Zbulohet një ishull që rrotullohet në aksin e vet

Postuar në 13 Shtator, 2016 14:33

Një ishull i vogël që rrotullohet rreth aksit të vet dhe që rrethohet nga një liqen. Ja misteri i ri që raportohet se është zbuluar në Argjentinë në “Parana Delta” në veri të vendit. 118 m në diametër, ishulli qëndron mbi ujin blu, i ndryshëm nga zona përreth. Ishulli rrotullohet, por edhe zhvendoset në zona të ndryshme të perimetrit kufizues. Koordinatat e “syrit”, siç quhet, janë: 34°15'07.8'S; 58°49'47.4'W.

Pazaret e drogës do kenë viktima, do jenë të shpejta

Postuar në 13 Shtator, 2016 13:11

Rezultati suprizë i zgjedhjeve në Dibër ka shtuar tensionin brenda opozitës, që akuzon mazhorancën se i bleu zgjedhjet me paratë e parcelave të kanabisit. Një deklaratë që tregon tensionin në radhët e politikës  është ajo e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, në Komisionin e Sigurisë. Ai tha se policia është e përfshirë në mbjelljen e kanabisit dhe se përplasjet për pazaret e drogës ku janë të implikuara edhe segmente të shtetit do të sjellin viktima.

Z. Kryeministër, provo njëherë edhe berberin për tablonë sinoptike të Shqipërisë

Postuar në 13 Shtator, 2016 12:53

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot një mesazh të qartë rreth debatit të krijuar mbi regjistrimin në shkollat e larta. Ai ka zgjedhur të takojë një grup të maturantëve ekselentë, të cilët siç kemi parë këto muaj, janë nga ata që preferojnë të marrin teserat e PS-së me ceremoni të posaçme. Duke folur para tyre, Edi Rama theksoi se reforma e re favorizon më të mirët, ndonëse kjo qasje e delegon besimin për cilësi te sistemi i shkollave të mesme, ku është identifikuar problemi i analfabetizmit funksional.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS