Edukatori Erjon Veliaj. Mësimin e parë e ka për mbetjet

Postuar në 26 Tetor, 2016 12:50

Kryetari i Bashkisë ka nisur të shkojë kopshteve për të rritur sensibilitetin e 4-5 vjeçarëvd për ndarjen e mbetjeve në kosha. Vetë Veliaj është mburrur se me ardhjen e tij, Tirana është bërë më e pastër, ndaj ngjan pak e tepruar kjo mësymje te të pafajshmit. Qëllimi pas kësaj shfaqjeje të një politikani dhe drejtuesi është i qartë: procesi që nis me mbetjet dhe koncesionimi i tyre. Thjesht kopshtet janë institucione ku shkojnë fëmijë të cilët nuk e dinë se me kë po dalin në fotografi dhe për çfarë po u flitet. Por këtu mungon reagimi i prindërve.

Ndahet nga jeta Alfred Uçi

Postuar në 26 Tetor, 2016 12:36

Është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare Alfred Uçi, akademik, studiies i estetikës dhe ish – ministër i Kulturës.
Ai ka qenë profesor në universitetin e Tiranës ku jepte lëndën e filozofisë dhe të estetikës.
Uçi lindi në Korçë më 15 dhjetor 1930. Ai u shkollua në universitetin“Lomonosov” të Moskës (1954). Në vitin 1979–1986 ka qenë drejtor i Institutit të Kulturës Popullore, kryeredaktor i revistës “Kultura popullore” dhe i një vargu botimesh shkencore e dokumentare të atij instituti; në vitin 1987–1990 kryetar i Komitetit të Kulturës e Arteve dhe ministër i Kulturës.

Trump: Plani Clinton për Sirinë çon drejt një Lufte të Tretë Botërore

Postuar në 26 Tetor, 2016 11:20

Kandidati republikan për Shtëpinë e Barshë Donald Trump deklaroi për Reuters se plani i Clinton për Sirinë mund t'i çojë Shtetet e Bashkuara drejt një Lufte tëTretë Botërore. Kjo për shkak të një përplasje të mundshme ushtarake mes SHBA-ve dhe Rusisë, e cila sipas Trump është vend që ka armë bërthamore.

Prokuroria kërkon dënimin e fadromistit, zhvesh Bashkinë nga përgjegjësitë për vdekjen e Myrvete Dukës

Postuar në 26 Tetor, 2016 10:46

Prokuroria e Tiranes ka kërkuar dënimin me 7 vjet burg per Kasem Koçin, fadromisti që një vit më parë shypi në Sharrë një grua teksa ishte duke mbledhur plehra. Kërkesa është bërë në seancën e sotme, ku prokuroria e akuzon atë për “shkelje te rregullave te sigurise dhe mbrojtjes ne pune”.
Ngjarja ka ndodhur në landfillin e Sharrës, më 25 nëntor 2015. Fadromisti ka pranuar gjykim të shkurtuar dhe për këtë përfiton uljen e një të tretës së gjykimit.

Jep dorëheqjen Gjukanoviç, nominohet për kryeministër ish-kreu i Shërbimit Sekret në Malin e Zi

Postuar në 26 Tetor, 2016 10:13

Milo Gjukanoviç nuk do të jetë kryeministër i Malit të Zi edhe pas fitores në zgjedhjet parlamentare. Komiteti ekzekutiv i PDS-së, pas seancës dëgjimore me Gjukanoviç, lajmëroi se do të nominojë zëvendësin e tij në parti, Dushko Markoviq për funksionin e kryeministrit. Arsyet e kësaj tërheqje mbeten ende të paqarta. Gjukanoviç ka deklaruar se Rusia ishte e përfshirë në një përpjekje të dyshuar për puç në ditën e zgjedhjeve parlamentare dhe ka akuzuar opozitën për bashkëpunim me Kremlinin.

Kush është Dushko Markoviç?

Tjetër magazinë për tharjen e hashashit në Mamurras, procedohen edhe dy elektriçistë (Video)

Postuar në 25 Tetor, 2016 22:20

Nuk kanë të sosur punishtet e drogës në Shqipëri. E çudtishme sesi kanë funksionuar për gjithë këto vite nën hundën e policisë dhe vetëm tani kanë nisur të zbulohen. Më e fundit në Mamurras.

Qeveria bën makiazh me raportin e Bankës Botërore. Ekonomi: Në Shqipëri ia vlen të investosh

Postuar në 25 Tetor, 2016 20:43

Çdo notë pozitive qoftë edhe formalisht i duhet qeverisë për të përmirësuar sadopak imazhin sa i takon klimës së të bërit biznes sidomos pas ngjarjeve me biznesmenin Fadi Mitri apo kundërshtitë e forta të Dhomave të Huaja të Tregëtisë për Ligjin e Anëtarësimit të Detyrueshëm në Dhomat Rajonale të Tregëtisë.

Recidivistë...Kundër Gjykatës me histeri

Postuar në 25 Tetor, 2016 20:34

Gjykata Kushtetuese vendosi sot të pezullojë ligjin për vettingun e prokurorëve dhe gjyqtarëve duke kërkuar një mendim për këtë nga Komisioni i Venecias. Pak ditë më parë, Komisioni i Venecias solli një përgjigje për një procedurë të ngjashme që ishte vënë në lëvizje nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e pronave. Sjellim këtë analogji për të tërhequr vëmendjen se procedurat janë procedura dhe se janë aty edhe për të kultivuar një regjim nervor të përshtatshëm për këtë sistem që e quajmë demokraci.

Rritja e rrogave dhe pensioneve, një drekë jo falas

Postuar në 25 Tetor, 2016 19:25

Nese nuk ke paguar për një drekë në restorant, gjasat janë që atë ta ketë paguar dikush (një mik apo pronari i restorantit), ose që do ta paguash më vonë.

Edi Rama ka deklaruar këto ditë se qeveria do të përdorë vitin tjetër një fond prej 100 milion dollarësh për rritjen e rrogave të punonjësve të administratës dhe të pensioneve. Por a do të jetë kjo një drekë falas për qindra mijra njerëz?

SHBA-BE reagojnë thatë për pezullimin e Vetting-ut nga Gjykata Kushtetuese

Postuar në 25 Tetor, 2016 19:21

Pas pezullimit të Vetting-ut nga Gjykata Kushtetuese kanë reaguar Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian. Në një deklaratë të përbashkët SHBA dhe BE thonë se respektojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese për të shqyrtuar Ligjin e Vetingut dhe pezulluar zbatimin e tij. Sipas tyre Gjykata Kushtetuese ka thënë se do t’ia referojë ligjin Komisionit të Venecias, ndaj dhe nxisin që ky referim të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur për të parandaluar vonesa.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS