Blushi synon qendrën e majtë: PSI dhe LSI, ndërmarrje private

Postuar në 18 Tetor, 2016 10:31

Ben Blushi, i divorcuar tashmë nga Partia Socialiste nuk sheh ndonjë ndryshim me PS dhe LSI-së. Ai i quan ato ndërmarrje private, duke lënë të kuptohet se nuk do jetë në koalicion me Ilir Metën dhe Edi Ramën.

“Rilindja po kthehet edhe ajo në një ndërmarrje private. Nuk ka asnjë ndryshim, kjo nuk mund të ndodhë, siç e thashë në Gjermani, nuk mund të ndodhë në Angli.. Një parti që s’flet askush përveç meje dhe Hafizit, nuk është asgjë tjetër, përveçse ndërmarrje”-tha Blushi në Opinion

Iraku i para revolucionit në një dokumentar të rrallë (Video)

Postuar në 18 Tetor, 2016 10:09

Iraku ndodhet në një konflikt të vazhdueshëm  dhe nën regjimin e sanksioneve ndërkombëtare që nga viti 1980 kur filloi luftën me Iranin fqinj. Në  vitin 1930, Iraku u bë mbretëri e pavarur deri pas revolucionit të vitit 1958 kur u shpall republikë. Periudha e paqes së brendshem zgjati deri në vitin 1979 ku Sadam Husein imponoi një diktaturë brutale. Një vit më vonë ai nisi luftën kundër Iranit, e cila përfundoi në 1988 me pranimin e planit të paqes së Kombeve të Bashkuara, ndërsa në 1990 bën ndërhyrjen ushtarake në Kuvajt.

Një makinë me kamikazë të ISIS godet forcat peshmerga në Mosul

Postuar në 17 Tetor, 2016 22:55

Njollosen zgjedhjet në ShBA/Sulm ndaj WikiLeaks pas publikimit të fjalimit të Clinton në Goldman Sachs

Postuar në 17 Tetor, 2016 22:11

Organizata njofton në Twitter se që nga e shtuna, ambasada e Ekuadorit në Britani, ku strehohet Julian Assange ka ndërprerë internetin për këtë të fundit. Vetë WL ka kërkuar nga bashkë punëtorët të mbrohen dhe në disa media po hidhet dyshimi se Assange mund të mos jetë më në ambasadë. Gjithçka mesa duket pas e-maileve të Clinton që kanë djegur keq.

“Mund të ndodhte kudo...”, një frazë që i bashkon këta të dy

Postuar në 17 Tetor, 2016 21:52

Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë ka qenë sot i ftuar në emisionin “Top-Story” ku ka folur për vdekjen e Ardit Gjoklajt në Landfillin e Sharrës. Ja çfarë thotë Veliaj:

Mund të ndodhte kudo...Ajo që ka ndodhur është e dhimbshme...Kompania që u paraqit, nëse provohet, nëse është e vërtetë, që e kanë shkelur Kodin e Punës le të përgjigjen para drejtësisë. Ky shtet ka inspektorë për çdo gjë, ka Inspektoriat të punës, inspektorët e rregullave të punës të vepronin” u shpreh Veliaj.

Ligji nga Nano te Rama/ Qeveria aktuale në plan importin e mbetjeve të Berishës

Postuar në 17 Tetor, 2016 21:08

Presidenti i Republikës Bujar Nishani nuk e dekretoi ligjin e miratuar të qeverisë së majtë për lejimin e importit të mbetjeve. Një nga argumentet e tij të shumta për këtë ishte edhe mungesa e informacionit për publikun në lidhje me nismë ligjore për importin e mbetjeve. Aktualisht qeveria nuk ka shpjeguar për publikun se me ligjin e ri të mbetjeve, mbetjet e importuara mund të përdoren si lëndë për industrinë me qëllim rikuperimin e energjisë (një mënyrë e rikuperimit të energjisë është duke djegur lëndë).

Vetëm sondazhi LA Times tregon një epërsi të Trump-it

Postuar në 17 Tetor, 2016 18:25

Portali amerikan RealClearPolitics raporton çdo ditë sondazhet më të fundit rreth garës Clinton-Trump dhe llogarit mesataren e tyre. Sot mesatarja e 6 sondazheve më të fundit tregon një epërsi të Clinton-it me 5.5 pikë përqindje. Por vetëm njëri nga këta sondazhe – ai i gazetës me prirje të majta Los Angeles Time – tregon një epërsi të Trump-it me 1 pikë përqindje.

Gënjeu

Postuar në 17 Tetor, 2016 17:43

Ngjarja është e thjeshtë, pasoja jo e vogël.

Më 22 qershor një pjesë e biznesneve u gjobitën me 10 mijë lekë për vonesë në deklarimin e administratorit. Kjo për shkak se sistemi e-tax përditësohet.

Ekspertët pranuan se ky ishte gabim i sistemit, pasi shumë biznese deklaruan se gjoba ishte vënë përpara se biznesi të merrte në dorëzim NIPT-in.

Më 1 korrik, ministri i Financave, Arben Ahmetaj, deklaroi se këto gjoba do të faleshin, edhe pse sipas tij, “gjobat nuk ishin vënë gabim”.

CNN, një instrument banal propagande: Është ilegale të lexosh WikiLeaks. Na ndiqni ne!

Postuar në 17 Tetor, 2016 17:25

Televzioni ndoshta më i madh në SHBA, CNN, është shndërruar në një borie propagandistike përherë me frikën se Donald Trump mund të fitojë zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor. Duke dashur të ndihmojë kandidaten demokrate, Hillary Clinton, krejt e paaftë që të përballojë edhe në debat, republikanin Donald Trump, CNN ka dalë me këtë mesazh live për spektatorët, duke thyer çdo kod në raportim. Një shembull sesi propaganda i vesh të gjithë, në Lindje e në Perëndim, me të njëjtën uniformë, atë që e kemi parë jo rrallë muajt e fundit edhe nga ndonjë seli diplomatike në Tiranë.

Rezultatet befasuese nga sondazhi - në fshat dhe në qytet - për Erjon Veliajn

Postuar në 17 Tetor, 2016 17:17

Në Bashkinë e Tiranës punohet. Jo pak madje. Sidomos po të krahasosh punët që po bëhen me epokën e gjumit të Bashës, rezultatet janë jo të pakta. Natyrisht mund të bëhet më shumë, më mirë, por siç thotë kryetari i ri i Bashkisë: Tiran nuk ndalet.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS