PD del me një tezë të re, flet për një variant të Vetting-ut që është çuar në Venecia jo nga Gjykata Kushtetuese
Partia Demokratike nxori në një konferencë nënkryetarin e Komisionit Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Oerd Bylykbashin për të mbrojtur sërish tezën se përkthimi i dërguar në Venecia ishte i gabuar, por me një pretendim të ri se në Komisionin e Venecias është dërguar një variant i Ligjit të Vetting-ut, para se atë ta dërgonte Gjykata Kushtetuese.
Z. Braçe kërko arrestimin e Kelment Balilit…nëse mundesh! Ose zbardhjen e “firmës false” nga Erjon Veliaj
Sot në disa media u publikuan pjesë nga diskutimet e zhvilluara në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste mes të cilave spikaste një propozim I Erjon Braçes që “të arrestojmë ndonjë drejtor të LSI-së”. Ose për ta shkruar saktë: “LSI-së t’i arrestojmë ndonjë drejtor”. Lajmi është i vërtetë si frymë politikë sepse këtë praktikë ka ndjekur kjo parti që në kohën e përplasjeve në vitin 2001. Ndërkohë, Braçe, citohet që të ketë përgënjeshtruar sot lajmin përmes një postimi në Facebook. Shkruan kryetari I Komisionit Parlamentar të Ekonomisë:
Rouhani, paralajmërim të rreptë për Trump: Nuk do lejojmë të shqepë marrëveshjen për programin bërthamor
Paralajmërim të rreptë në adresë të SHBA-ve dërgoi presidenti i Iranit Hassan Rouhan lidhur marrëveshjen për programin bërthamore pas deklaratave të James Mattis i cili pritet të marrë detyrën e Sekretarit të Mbrojtjes, në administratën e ardhshme amerikane.
Shqipëria "model" i çmilitarizimit në rajon, 160 ton napalm nisen drejt Francës
Reformimi i ushtrisë shqiptare këto vite është shoqëruar edhe çmilitarizimin e saj. Që prej vitit 2008 Shqipëria ka nisur shkatërrimin e armatimeve të tepërta dhe lëndëve kimike të rrezikshme. Në maj 2015, OSBE ndihmoi në shkatërrimin 116 tonëve kimikatesh të rrezikshme. Më parë, ajo kishte ndihmuar në shkatërrimin e 60 tonëve melanzh – një përbërës toksik i karburantit të raketave – dhe të 120 tonëve diklorometan.
Shtyrja e ligjit për lojrat e fatit, manovër e koordinuar mes Ramës e Ahmetajt
Suprizat që shfaq herë pas herë Partia Socialiste me nismat ligjore si ajo për importin e mbetjeve apo së fundmi atë për shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit të ri për lojrat e fatit kanë për dirigjent ministrin e ri të Financave, Arben Ahmetaj dhe miratues kryeministrin e vendit. Pa dhënë shpjegime në publik, kjo dyshe sajoi një kërkesë formale të 6 deputetëve për të motivuar shtyrjen e ligjit në fjalë që përcakton zhvendosjen e kazinove larg qendrave të banuara dhe vendos një distancë për pikat e basteve sportive dhe bingove.
Australi/Qëllon me grusht kangurin për të shpëtuar qenin!!!
Fotolajm/Statujë e Beniamin Netanyahut në Tel Aviv
Statuja është vendosur nga një artist anonim që synonte të testonte lirinë e shprehjes në Izrael. Mediat raportojnë se statuja do të hiqet nnga sheshi "Rabin" dhe është hequr pak pasi ishte vendosur aty.
Oymyakon, Rusi - vendi më i ftohtë në Tokë
Në vitin 1924 u regjistrua temperatura -76 gradë Celcius. Këtu një rezident fotograafuar nga Alessandra Meniconzi - National Geographic.
Lamtumirë Perëndimit Atlantik - Trump i dëshpëron të gjithë
Joshka Fisher, ish-ministër i Jashtëm i Gjermanisë, shkruante dje një opionin në “Project Syndicate” mbi atë se çfarë mund të sjellë fitorja e Donald Trump në SHBA. Ka ende një muaj e gjysmë kohë deri në marrjen e zyrës nga miliarderi amerikan, por pasiguritë që ka mbjellë ai po drejtojnë analizën e përgjithshme drejt një fryme apokalipsi.
SHBA, zbulohet një bakter i rrallë rezistent ndaj antibiotikëve te derrat
Kërkuesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rënë në gjurmë të një geni te bakteret e identifikuara në derrat e një ferme i cili i jep rezistencë ndaj efekteve të një klase të tërë antibiotikësh. Geni i quajtur IMP – 27 u zbulua në një fermë, ndërkohë që asnjë prej derrave, të parashikuar për t’u therur nuk u konstatua i sëmurë. Kjo shton dyshimin sesi ka arritur aty ky mutacion, ndërkohë që kërkuesit sugjerojnë se superbakteri i konstatuar përbën kërcënim për njerëzit.
