“Interesi numri një i Shqipërisë në Greqi janë emigrantët”
Koço Kokëdhima ka qenë dje i ftuar në emisionin “Zululand” në “TemaTv”. Ai është pyetur për një sërë çështjesh, mes të cilave edhe marrëdhëniet me Greqinë dhe politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës. Kokëdhima ka shprehur vlerësime maksimale për emigrantët shqiptarë në tërësi, duke i quajtur emigrantët në Greqi, “pjesa më e mirë e shqiptarëve”. Kjo pasi sipas tij, ata kanë qenë për një kohë të gjatë kontribuues të ekonomisë, kanë përballuar sakrifica të mëdha dhe diskriminim, por edhe janë ndjerë të lënë pas dore nga shteti i tyre.
Çtensionim i marrëdhënieve me Greqinë pas raportit të BE
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se, pavarësisht tensionimit të marrëdhënieve me Shqipërinë, po vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e problemeve dypalëshe. Në një intervistë për agjencinë zyrtare të lajmeve, ANA-MPA, Kotzias është ndalur gjatë në konkluzionet e presidencës sllovake për ecurinë e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Ai tha se “dialogu vazhdon, madje ditët e fundit ishte në Athinë zëvendësministrja e jashtme shqiptare, që zhvilloi takime me homologët grekë”.
Hapja e dosjeve tani, apo do u lihet brezave?!
Ka një reshtje të shumë zërave që janë shprehur deri më tani pro apo kundër të gjithë procesit të “Hapjes së Dosjeve”. Dhe, kjo e ka një kuptim, pasi Autoriteti që do merret me procesin sapo është ngritur dhe ka filluar të hedhë hapat e parë organizativë.
Na e hodhe mor qerrata!
Nuk jam nga Tirana. Jam nga rrethet. Si i tillë rruga ime, ajo drejt sheshit “Skënderbej”, para dhe pas fotos panalbaneze poshtë kalit, është e shoqëruar nga fjalë të urta dhe mençuri province. Në fillim ti i snobon këto, se hap sytë në kryeqytet. Nis e ndjehesh i huaj me ata që ke lënë pas, sesi të duken, sesi i shikon. Troç muhabeti, siç thonë tironsit, hapesh bythësh. Por më pas, koha kalon dhe ndodh procesi i natyrshëm i ritkthimit.
Qeresteja pa defter për Erjon Veliajn dhe një opozitë për t’i vënë kryqin
Sot Top –Channel përcolli një lajm mbi ndërtimin e një ure të re tek zona e ish-Ekspozitës “Shqipëria Sot”. Raportimi i kanalit kombëtar në fjalë ka interes të trefishtë: së pari për praktikat që po ndjek Bashkia e Tiranës dhe kryetari i saj, e për të cilat ka akuza direkte. Së dyti për mënyrën sesi raporton ky televizion lajmin dhe së treti për rolin e munguar të partisë më të madhe opozitare, asaj që quhet Demokratike.
Kreshniku bëhet zeherr nga rraca arrrjane e shqiptarëve
Mbyllet greva në Zharrëz. Grevistët i besojnë Edi Ramës
Greva e urisë në Zharrëz është ndërprerë. Banorët kanë vendosur t'i besojnë Edi Ramës, kryeministrit dhe një letre të tij. Në letër kryeministri premton për masat që do të merren për të siguruar jetën e tyre.
Erdogan: Kemi dëshmi dhe foto se SHBA mbështet ISIS
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të martën se ai ka prova se forcat e koalicionit ndërkombëtar nën drejtimin e SHBA kanë mbështetur organizatat terroriste, duke përfshirë ISIS dhe organizatat kurde YPG dhe PYD kurde.
"Na akuzuan se mbështesim Daesh (ISIS)", tha ai në një konferencë për shtyp në Ankara. "Tani u sigurojnë mbështetje organizatave terroriste, duke përfshirë Daesh, YPG dhe PYD. Në mënyrë të qartë. Ne kemi dëshmi në imazhe, foto dhe video", -deklaroi Erdogan.
Carrie Fisher - Princesha Leia Organa te "Lufta e yjeve" ndërron jetë
Media, rol strategjik në përballjet e sotme Perëndim-Lindje*
Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët në Gjermani e përkufizon kështu migracionin:
“Migracioni ndodh kur një person ndryshon vendndodhjen e rezidencës së zakonshme. Migracioni ndërkombëtar ndodh kur kjo lëvizje zhvillohet përmes kufijve kombëtarë”.
Lufta Hibride është përkufizuar nga Parlamenti Europian si më poshtë:
“Luftë Hibride është situata në të cilën një vend përdor në mënyrë të qartë forcat e armatosura kundër një vendi tjetër apo një aktori joshtetëror, si masë shtesë e mënyravë te tjera(ekonomike, politike dhe diplomatike)”.
