Trump 44%, Obama 83%, Bush 61%
Sipas sondazhit Gallup, vetëm 44% e amerikanëve kanë opinion pozitiv për Donald Trump-in, një javë para inagurimit të tij si president. Ndërsa 51% kanë opinion negativ për të.
Krahasimisht, një javë para inagurimit të Obamës si president, 83% e amerikanëve kishin opinion pozitiv për të, dhe vetëm 12% kishin opinion negativ.
Ndërsa për George W. Bush-in, një javë para inagurimit të tij si president, 61% e amerikanëve kishin opinion pozitiv për të, dhe vetëm 25% kishin opinion negativ.
Gruevski fiton famë ndërkombëtare. “Foreign Affairs e sugjeron si modelin ku do të degradojë Trump
Revista “Foreign Affairs”, një nga revistat më me ndikim në çështjet e politikës së jashtme, botim i Këshillit për Marrëdhniet me Jashtë, publikonte dy ditë më parë një shkrim me autor Fabio Mattioli. Autori e nis shkrim me një pretendim të guximshëm, që më shumë sesa ndihmon për të kuptuar ndonjë gjë, reflekton sëkëlldinë e madhe që ka mbërthyer shumëkënd nga fitorja e Donald Trump. Ai u bën thirrje ndaj lexuesve që nëse duan të kuptojnë Donald Trump dhe se çfarë rruge do të marrë ai, atëherë le t’i hedhin një sy Gruevksit në Maqedoni.
A shërben dhe a duhet ta njohë Shqipëria Genocidin Armen si 'model' për çështjen çame?
Ethet elektorale në Shqipëri dhe pasigurtë që i paraprijnë zgjedhjeve kanë orientuar aksione politike tensionuese. Një grup deputetësh të PDIU-së, bashkë me firmën e deputetit socialist Artan Gaçi, kanë depozituar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e një Komisioni Parlamentare që do të hetojë dhe hulumtojë për këtë çështje, të cilën vetë iniciatorët njëherë e cilësojnë tragjedi, njëherë genocid e një herë tjetër spastrim etnik.
Janë më shumë çemër apo skrapallinj? Kjo e vendos Aleancën për Shqipërinë Europiane
Ballkaniada e tensioneve në Mitrovicë - ndalet treni i nisur nga Beogradi
Shuplakë Obamës, Kremlini fton Trump në bisedimet e paqes për Sirinë
Kremlini zyrtarizon vullnetin për një marrëdhënie të re me Shtëpinë e Bardhë, sapo prej kësaj të jetë larguar edhe fizikisht Barack Obama. Shenjë e qartë në këtë drejtim është ftesa që Rusia i ka drejtuar ekipit tranzitor të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, për të marrë pjesë në bisedimet e paqes për Sirinë në Astana. Gazeta “The Washington Post” raporton se ftesa është bërë përmes një telefonate të datës 28 dhjetor që ambasadori rus në SHBA, Sergey Kislyak ka zhvlluar me këshilltarin për Sigurinë që është caktuar nga Trump, Michael Flyn.
Tre deputetë në hetim në kuadër të dekriminalizmit
Abc News raporton sot se Prokuroria ka kërkuar të dhëna në Kosovë mbi ndalimin aty të Flamur Nokës.
Zelli prej militanti i një profesor doktori
Doni një model të zyrtarit që në asnjë mënyrë nuk duhet të jetë pjesë e shtetit? Ky është Fatos Klosi. Ka kaluar 15 vjet qëkurse politika e kohës e dëboi nga detyra e Shefit të Shërbimit Informativ dhe sërish në këtë tagër, me këto kredenciale, Fatos Klosi jep intervista me autoritetin e rremë të atij që di patjetër diçka për gjithçka.
Fetë e politikës: rasti i Koresë së Veriut
Militant komunist i edukuar në Rusi, protagonist i luftës çlirimtare antijaponeze me mbështetjen e Stalin-it, themelues e diktator i regjimit komunist në Korenë e Veriut prej 1948, Kim il-Sung-u kishte huazuar modelin stalinist për të ngritur kultin e personalitetit pas eliminimit të rivalëve të brendshëm.
