Hahn: Deklaratat për bashkimin e shqiptarëve, të rrezikshme dhe të papranueshme

Postuar në 11 Korrik, 2017 09:36

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn, ka dhënë një intervistë për gazetën “TemA”. Ndër të tjera ai është pyetur edhe për deklaratat e politikanëve shqiptarë, mes tyre edhe kryeminstrit Edi Rama, për bashkimin e shqiptarëve.

Grupimi "Basha ik" nis lëvizjen për katarsis në bazë

Postuar në 11 Korrik, 2017 09:34

Paralelisht me garën për kryetar të Partisë Demokratike, figura të njohura të kësaj force politike do të investohen në një lëvizje të ngjashme me katarsisin e Fatos Nanos. Ish-nënkryetari i PD-së Astrit Patozi  ka zbuluar lëvizjen e re të tij dhe grupit që kundërshton mënyrën si po zhvillohen zgjedhjet për kryetarin në parti. Në një intervistë për ReportTv Patozi thotë se shumë shpejt do të ketë një tur takimesh me anëtarësinë në të gjithë vendin për të shpjeguar atë që po ndodh në me partinë.

“Kumbari” i dy mandateve qeverisëse në Tiranë

Postuar në 10 Korrik, 2017 23:04

Socialistët erdhën në pushtet në vitin 2013 për shumë faktorë që lidheshin me qeverinë e Sali Berishës, por edhe me disa koniunktura ndërkombëtare. Pak përpara se të zhvilloheshin zgjedhjet parlamentare, në nëntor të vitit 2013, në Tiranë erdhi ish-sekretarja amerikane Clinton, e cila i rezervoi një mundësi takimi Ramës në hollin e një hoteli. Ky ishte një mesazh jo pa rëndësi.

Nga anullimet e konçesioneve të Gylen tek mirënjohja për Erdogan

Postuar në 10 Korrik, 2017 22:29

Nga Stambolli ku mori pjesë në kongresin e naftës, kryeministri Rama shprehu publikisht mirënjohjen për presidentin e Turqisë Erdogan si garanci suksesi në investimet e sektorit energjetik, ku Shqipëria ruan rezerva të mëdha të pashfrytëzuara. 

Skandali me mbetjet spitalore që hidhen në lumenj(foto-video)

Postuar në 10 Korrik, 2017 21:25

Emisioni investigativ “Stop” ka publikuar sot pamje nga momenti kur administratorja e një firme për riciklimin e mbetjeve të rrezikshme spitalore, “Euroteam", Mirela Topulli, godet gazetarin Genci Angjellari. Më poshtë raportimi i emisionit për këtë skandal, të cilin Dëgjimtari i aneksave dhe përvojave të këqija, duhet ta mbajsë shënim:

Çarja e PD-së zbret në bazë

Postuar në 10 Korrik, 2017 19:36

Pas strukturave drejtuese në qendër, kërkesa për anulimin e zgjedhjeve dhe shpalljen e pavlefshme të garës për kreun e Partisë Demokratike ka zbritur edhe në bazën e demokratëve.130 anëtarë të kësaj dege kanë firmosur një peticion përmes të cilit kërkojnë që të ndalet ajo që ata e cilësojnë si pengmarrje e Partisë Demokratike.

Arbëreshi dixhital i shkruan Berishës: 200 mijë jemi. Nuk kemi votuar...

Postuar në 10 Korrik, 2017 19:24

Ballkani gëlon nga vëllazëritë

Postuar në 10 Korrik, 2017 18:44

Pamje nga takimet mes drejtuesve të ndryshëm në Kongresin e 22-të Botëror të Naftës.

Beogradi bisedon me “vëllezërit grekë” për Shqipërinë e Madhe

Postuar në 10 Korrik, 2017 18:40

Serbët dhe grekët janë miq dhe vëllezër. Këtë formulë të njohur tashmë, e ka përsëritur së fundmi edhe ministri i Jashtëm serb, zv.kryeministër i parë i Serbisë, Ivica Daçiç. Gjatë një vizite në Athinë ku është takuar me homologun grek Nikos Kotizas, Daçiç, ka apeluar që politikanët të ndjekin dhe respektojnë lidhjet mes dy kombeve, duke përmendur vendet e shenjta si manastiri i Hilandarit dhe ishulli Vidos në Korfuz.

Ministria e Arsimit lë nxënësit e shkollave pa dëftesa

Postuar në 10 Korrik, 2017 17:52

Ndoshta për herë të parë në Shqipëri, nxënësit e shkollave nuk marrin dëftesa pas përfundimit të sezonit shkollor, situatë që nuk ka ndodhur as në vitin 1997. Kjo për shkak të burokracive në Ministrinë e Arsimit që nuk ka zhvilluar në kohë tenderin për printimin e dëftesave. Drejtoresha e arsimit ne Tirane Arjola Byzyka thotë se shpërndarja e dëftesave te notave mund te behet vetëm pas verës. Kjo pas dëftesat e notave per mijëra nxënës nga klasa e pare deri ne te 11 ende nuk janë prodhuar. Ndërkohë është zgjidhur problemi për 7 mijë maturantet qe do te aplikojnë per studime jashtë vendit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS