Fundi i të enjteve parlamentare?
Intervista e djeshme e kryeministrit Edi Rama për emisionin Top-Story ka konfirmuar lajmin se Gramoz Ruçi do të jetë kryetar i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Po kështu Rama është kujdesur të qartësojë edhe se LSI-ja në fillim dhe pastaj PD-ja, do të jenë opozitë. Në ekuacion nuk figuron PDIU-ja e cila me gjasë do të jetë pjesë e qeverisë.
Hahn në mbështetje të hapësirës së përbashkët ekonomike në Ballkanin Perëndimor
Disa ditë pasi zyrtari amerikan Brian Hoyt Yee deklaroi se Ballkanit Perëndimor do t’i duhen 30 vjet për të hyrë në BE, komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, jep sinjale të tjera. Në një intervistë për revistën “CorD”, referuar nga “B92”, Hahn deklaron se anëtarësimi I Ballkanit Perëndimor në BE është I padiskutueshëm.
“Perspektiva e BE-së për Ballkanin Perëndimor është e padiskutueshme dhe e vendosur”, shprehet Hahn që shton se ky është një vullnet politik konsensual i liderëve të unionit.
Pas rusëve, edhe BE me SHBA, financojnë qendër humanitare në Serbi
Pas qendrës humanitare ruse në Nish, tani edhe Bashkimi Europian dhe SHBA-ja po mendojnë të bëjnë të njëjtën gjë në Serbi. Një gazetë serbe, “Danas”, raporton se qendra humanitare pritet të ndërtohet në Uzice, në perëndim të Serbisë, një sfidë e hapur dhe mosbesim ky për aktivitetet e qendrës ruse që është cilësuar në Perëndim si nyje spiunazhi. Qendra do të jetë në aerportin Ponikve, që ka aplikuar vitin e kaluar në BE për fonde për krijimin e një qendre për situatat emergjente që do të mbulojë Serbinë, Bosnjen dhe veriun e Malit të Zi.
Edi Rama për qeverisjen e re: S’kemi çfarë taksash të ulim
Edi Rama ka folur për herë të parë rreth planeve të tij për mandatin e ri katërvjeçar. Sa i takon ekonomisë ai e bëri të qartë se nuk do të ketë asnjë lehtësism taksash dhe se fokusi i punës do të jenë disa akse rrugore dhe programi i rilindjes rurale, për të cilin kryeministri nuk dha detaje nëse lidhet me rimëkëmbjen e bujqësisë apo të infrastrukturës.
Kontrabanda e cigareve, BE humbi 10 mld euro në 2016
9.1% e totalit të cigareve të konsumuara në Evropë në vitin 2016 ishte e paligjshme ose kontrabandë. Në vendin e parë pë konsumin e cigareve kontabandë edhe këtë vit është Letonia me 22.6%, e ndjekur nga Greqia (18.8%), Irlanda (17.5%), Malta (17.2%) dhe Lituania (17%). Tregu i jashtëligjshëm i cigareve vazhdon të jetë një kërcënim i vazhdueshëm për të ardhurat e shteteve anëtare të BE-së dhe burimi kryesor i financimit për krimin e organizuar në nivel ndërkombëtar.
Karamelet "Noriega" nuk ecin më as në Facebook
Sali Berisha ka shpërndarë sot në profilin e vet në Facebook disa konkluzione nga raporti i DASH për Shqipërinë, duke dhënë alarmin se investitorët e huaj po ikin për shkak të Noriegës. Berisha bën atë që se bën Basha: ndërron muhabetin duke vazhduar me historinë e Noriegës, i cili siç ja kujtojnë edhe komentuesit me emër dhe mbiemër, sapo mori mbi 70 mandate, i veshur me tuta dhe duke bërë fushata nga mezeja në meze.
Në zgjedhjet e ardhshme Putin kandidon si i pavarur
Presidenti rus Vladimir Putin me shumë gjasë do të garojë si një kandidat i pavarur në zgjedhjet e preisdenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm. Lajmi vjen nga mediat ruse që citojnë burime brenda Kremlinit. Vendimi për të kandiduar si i pavaruar vjen pasi Putin ndjehet i sigurt për mbështetjen e gjerë që gëzon në popull dhe kërkon ta konkretizojë atë.
Hungaria lidhet me gazsjellësin Turkish Stream përmes Serbisë
Hungaria dhe gjiganti energjetik i Rusisë Gazprom kanë nënshkruar një marrëveshje për shtrirjen e gazsjellësit Turk Stream përmes Bullgarisë, Serbisë dhe Hungarisë. Sipas ministrit të jashtëm hungarez Peter Szijjarto, Budapesti e sheh furnizimin me gaz nga Turqia si alternativën më të mirë sepse rrugët e tjera, përmes Rumanisë dhe Kroacisë janë në një fazë të hershme.
Video/1000 "zombie" kundër samitit të G20 në Hamburg
1000 aktorë kanë protestuar në Hamburg në një mënyrë paqësore veshur si "të vdekur që ecin". Protesta i paraprin samitit ku mendohet se do të ketë kundërshtime të mëdha. Në krye të grupit shfaqet një person me rroba me ngjyra, metaforë se edhe një njeri mund të sjellë ndryshimin.
Një vaksinë e personalizuar për të sëmurët me tumore
Një shpresë e madhe për të sëmurët me tumore, por edhe për njerëzit në përgjithësi vjen nga Hollanda. Universiteti i Leiden është pranë zhvillimit të vaksinës kundër kancerit, duke zgjidhur kështu problemin kryesor për këtë sëmundje: identifikimin e qelizave kanceroze nga sistemi imunitar.