Fitoi me votat e Hysni Milloshit, sot propozon ndalimin e fotografisë së Enverit
Lulzim Bashën, kryetarin e Partisë Demokratike e shqetëson portreti i Enver Hoxhës. Ditët ndjekin njëra – tjetrën dhe ato tregohen bujare me një njeri që nuk ka se çfarë të thotë më veçse të vazhdojë sikur nuk kupton dhe shikon për të mbajtur gjallë pazarin me Edi Ramën. Sot Basha, një ndjekës mesa duket i rregullt i televizionit, doli dhe u mor me portretin e Enver Hoxhës përdorur në mënyrë bezdisëse nga veteranë socialistë në Pezë. Me këtë rast kreu me vulë i PD-së ka deklaruar se do të propozohet së shpejti ligji për ndalimin e simboleve të komunizmit:
"Ambasadorët, "shuplakë" Ramës për Himarën"
Para pak ditësh mediat raportuan për një takim të kryeministrit Rama me ambasadorët e disa vendeve partnere. Zyra për shtyp e kryeministrit nuk raportoi asgjë mbi këtë takim, që u aludua se kishte të bënte me formimin e kabinetit të ri qeveritar. Por sot mediat greke kanë raportuar se në takim u diskutua për çështjen e prishjes së disa ndërtimeve në Himarë në kuadër të planit të ri urbanistik. Sipas gazetës "To Ethnos" ambasadorët e BE dhe SHBA u pozicionuan qartësisht në krah të banorëve të Himarës.
Kina dhe Rusia stërviten në Detin e Koresë
Kina dhe Rusia filluan një stërvitje ushtarake të përbashkët në një zonë detare pranë Koresë së Veriut në një kohë kur situata në rajon është shumë më e tensionuar, përkundër sfidave të ambicjeve bërthamore të shtetit komunist.
Nën rrogozin e një marrëveshjeje të "vdekur"
Lulzim Basha deklaroi para pak ditësh se marrëveshja mes tij dhe Erdi Ramës ka rënë, por lëvizjet e fundit tregojnë se përtej retorikës politike për të treguar një distancë mes të dyve, nën rrogoz punët duket se po shkojnë vaj.
Partia Demokratike do të propozojë në Kuvend rikthimin e sistemit maxhoritar, ku Shqipëria të jetë e ndarë në 100 zona elektorale, një prej çështjeve ku Edi Rama dhe Lulzim Basha mendohet se kanë rënë dakord që me marrëveshjen e 18 Majit.
Ligji i shumëdebatuar i mbetjeve kthehet në kuvend
Ligji i shumëdebatuar i mbetjeve do të rishqyrtohet në kuvend. Drafti është futur në kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 18 shtator - 13 tetor dhe Ligjin “Për manaxhimin e integruar të mbetjeve” u miratua në Kuvend më 22 shtator 2016, por ai nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës, i cili e riktheu në Kuvend më 14 tetor 2016.
Octlantis, "qyteti" i oktapodëve
Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar sjellje sociale të këtyre krijesave, të cilat deri më tani mendohej se ishin të vetmuara. Në Australi u konstatuan "takime" të oktapodëve, komunikim mes tyre dhe sjellje sociale e panjohur më parë.
https://qz.com/1077632/octlantis-is-a-just-discovered-underwater-city-en...
Marka të njëjta, ushqim inferior drejt Europës Lindore. Konfirmohet dyshimi disa vjeçar
Gazeta “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim fjalimit vjetor të presidentit të Komisionit Europian, Jean Claude Juncker mbajtur para Parlamentit Europian. Gazeta është ndalur te tema e ushqimit që është prekur nga Juncker dhe për politikën e diferencimit cilësor që aplikohet nga kompanitë kryesore të cilat paktetimin dhe ambalazhimin e produkteve që tregëtojnë në Europën Lindore e kanë identik me atë në Perëndim, por cilësia është krejt tjetër.
Gjurmët e uraganit Irma
Rusia: Shqipëria po sakrifikon interesat e saj në këmbim të një përfitimi të pasigurt
Rusia e konsideron të gabuar dhe kundër interesave të Shqipërisë vendimin e Tiranës zyrtare për t'iu bashkuar embargos së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian ndaj Rusisë.
Në bisedën me gazetarin Vincent Triest, Karpushin nuk ngurroi të flasë për situatën në rajon, duke thënë se bllokimi i eksporteve bujqësore drejt Rusisë ka dëmtuar më së shumti fermerët shqiptar. Ai tha se është kanë qenë vetë biznesmenët shqiptarë që kanë shprehur këtë shqetësim në ambasadën ruse.
Një lojë e pistë
Shumëkush e mendoi si moment reflektimi deklaratën e Edi Ramës për çështjen e drogës gjatë fjalimit të parë në legjislaturën e re parlamentare. Ai vlerësoi opozitë se kishte shkundur qeverinë gjatë katër viteve për trafikun e drogës. Bashkë me vendimin e largimit përfudnimisht nga kabineti qeveritar të Sajmir Tahirit , kjo deklaratë paketohet si një mesazh politik që e bën këtë të fundit viktimën e radhës.
