Katalonja shpall pavarësinë
Parlamenti i Katalonjës shpalli pavarësinë e rajonit autonom nga pjesa tjetër e Spanjës, ndërsa qeveria qendrore në Madrid u përgjigj me aktivizimin e nenit 155 i cili pezullon kompetencat e rajonit.
Propozimi i pavarësisë, i paraqitur nga partitë separatiste u miratua me 70 vota pro, 10 kundër.
Taksa mbi pronën, 30 % për ndërtuesit që s’përfundojnë pallatet
Projekligji për “Taksat vendore” në ndryshimet e tij lidhur me taksën mbi pronën vec individëve dhe bizneseve që do të taksohen kanë përfshirë edhe ndëttuesit e pallateve që nuk I përfundojnë ato. Individët do të paguajnë 0.05 % të vlerësm biznesit 0.15 % të vlerës ndërsa për ndërtuesit taksa është shumë më e lartë, ajo shkon deri në 30 %. Ky ndryshim është bërë për të nxitur ndërtuesit të përfundojnë ndërtimet brenda afateve të lejës që kanë marrë.
Rasti i (pronave të)Himarës
Avokati Bojken Bendo që mbron Shoqatën për Mbrojtjen e Pronave, Shtëpive, Historisë dhe Kulturës Himarë drejtuar nga Nikollaq Neranxi arsyeton në një intervistë që publikohet nga gazeta "Panorama" situatën ligjore me planin rregullues. Avokati shprehet se çështja është në gjykatë dhe se për të drejtën e komunitetit ka shpresë. Më poshtë intervista(titulli është i ResPublica):
Cilat janë shkeljet ligjore nga ana e autoriteteve lokale dhe qendrore në raport me pronën në Himarë dhe projektin urbanistik të qeverisë?
Paketa 1 miliard dollarë!
Investime publike jashtë buxhetit 1 miliard dollarë me burime të brendshme, edhe pse private apo nga sistemi bankar, është një shumë e madhe dhe është një borxh me një kosto më të rëndë se financimi nga buxheti apo me kredi nga institucionet financiare. Kjo e fundit është rezultat i shumë studimeve ndërkombëtare për riskun e investimeve të përzgjedhura jo me kujdesin dhe përgjegjësinë profesionale dhe ligjore.
Spanja drejt marrjes nën kontroll direkt të Katalonjës
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy ka kërkuar nga Senati miratimin për qeverisjen direkte të Katalonjës, shkarkimin e liderit të rajonit, Carles Puigdemont, zv.presidentin rajonal dhe ministrat.
“Ligji, demokracia dhe stabiliteti duhet të kthehen në Katalonja. Nuk ka rrugë tjetër”, tha Rajoy në një fjalë që u prit me duartrokitje. Sipas tij, lidershipi katalanas ka provokuar ndarje dhe frakturim social.
600 mijë në lëvizje
600 mijë refugjatë kanë lënë Birmaninë për të hyrë në Bangladesh në arrati nga dhuna e ushtrisë birmaneze. 600 mijë që nga fundi i muajit gusht duke e kthyer zonën e Rohingya në kampin më të madh për refugjatë në të gjithë botën. Situata është përkufizuar nga OKB-ja si kriza akuale e refugjatëve me intensitetin më të lartë.
Presidenti refuzon dekretimin e kreut të ri të Akademisë së Shkencave?
Siç pritej kërcënimi i kryeministrit për të ndërprerë fondet për Akademinë e Shkencave pas asaj që ndodhi me procesin e zgjedhjes së kryetarit të saj rezultoi thjesht një deklaratë e pavërtetë. Gazeta “Panorama” shkruan sot qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2018 të njëjtin buxhet të vitit të shkuar për Akademinë.
Pse Lali Eri po mendon ta ndryshojë emrin e fshatit Surrel?
Lali Eri ka talentin e këmbënguljes dhe virtytin e pacipësisë. Njësoj si kalamani që kur e do një gjë e do dhe pikë. Të dyja në funksion të aspiratave për të ecur para. Dhe do të ecë kaq shpejt sap o t’I vësh krahë, që mund të jenë ta zëmë gjethe preshi, Lali Eri mund të bëhet aerodinamik dhe të fluturojë. Çuditë e tij nuk janë të tilla në vetvete, por sepse në fillim ngjajnë si skica gazmore dhe pa zarar të një djaloshi që rastis të jetë kryetar bashkie.