Bullgaria kundërshton rishikimin e Traktatit të Lozanës

Postuar në 09 Dhjetor, 2017 10:59

Bullgaria ka raguar ndaj deklaratave të presidentit turk,  Erdogan për ndryshimin e kufijve mes Turqisë dhe Greqisë duke theksuar se kjo nuk i shërben stabilitetit rajonal. Ministria e Jashtme e Bullgarisë përcolli dje një deklaratë për shtyp përmes të cilës e vlerëson çdo rishikim të Traktatit të Lozanës që përkufizon kufijtë mes Greqisë dhe Turqisë si një lëvizje kundër stabilitetit.

Përçarje SHBA-Gjermani në NATO për qëndrimin ndaj Rusisë

Postuar në 09 Dhjetor, 2017 10:41

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë aksion të unifikuar të NATO-s për verifikimin e veprimeve të Rusisë në zbatim të Traktatit për Forcat Bërthamore me Rreze të Mesme (INF). Lajmi publikohet nga revista gjermane “Spiegel” sipas të cilës, ka qenë një takim i krerëve të Aleancës katër javë më parë ai që ka evidentuar shqetësimet në rritje të SHBA. Sipas revistës sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis ka prezantuar dëshmi apo prova të fotografimeve ajrore që flasin për zhvillimin nga ana e rusëve të një sistemi raketash balistike bërthamore,  quajtur SSC-8.

28 prokurorë e gjyqtarë nuk justifikojnë pasurinë

Postuar në 09 Dhjetor, 2017 10:12

Rreth 28 nga 68 prokurorët dhe gjyqtarët të parë, të cilët po i nënshtrohen procesit të Vetingut, nuk e kalojnë testin e justifikimit të pasurive me dokumentacion ligjor.

Gjetjet e shënuara nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive konsistojnë në mungesën e burimeve financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, në fshehjen e pasurive, në deklarim të rremë të pasurive si dhe në situatën e konfliktit të interesit.

Apple drejt blerjes së Shazam

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 23:06

Apple pritet të bëjë një tjetër blerje të madhe në treg. Sipas mediave të specializuara për informacionin e tregut të teknologjisë, Apple po bëhet gati të shpallë ofertën për blerjen e Shazam, kompania që operon në fushën e njohjes së këngëve përmes valëve zanore burimore nga çdo pajisje.

A janë lutur gabim të krishterët për 2000 vjet?

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 22:44

Papa Françesku tha më 8 dhjetor se Lutja e Zotit, më e rëndësishmja në fenë e krishterë që besohet se është thënë dikur nga vetë Krishti, është përkthyer keq për një kohë të gjatë dhe dëshiron që ajo të rishikohet.

Papa është marrë me të ashtuquajturën "peticioni i gjashtë" i Lutjes së Zotit, i cili tradicionalisht është recituar si "Dhe mos na udhëhiq në tundim", me arsyetimin se Perëndia nuk do të kërkonte të çonte asnjë person në kryerjen e një mëkati.

Bombardime të ushtrisë izraelite në Gaza

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 21:39

Bilanci nga përleshjet në në Jeruzalemin Lindor deri të premten në mbrëmje është 1 i vdekur dhe  të paktën 270 të plagosur. Ushtria izraelite bëri të njohur se ka goditur një kamp trajnimi dhe një depo municioni në hakmarrje për raketat e hedhura më parë nga Gaza kundër qyteteve izraelite. Siç raporton Reuters, duke cituar dëshmitarë okularë, shumica e të plagosurve janë banorë të bllokut të apartamenteve pranë kampit të stërvitjes.

Protestat erdhen pas vendimit të  presidentit amerikan Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet i Izraelit.

Serbia jep 100 mijë euro ndihmë për përmbytjet

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 20:38

Qeveria e Serbisë ka akorduar 100 mijë euro në mbështetje të Shqipërisë për përmbytjet që ndodhën në jug të vendit. Pas presidentit serb, Alleksandar Vucic që përmes një letre shprehi keqardhje dhe ofroj ndihmë, vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë së Serbisë nga kryeministrja Ana Brnabic. Ndihma e Serbisë përfshinë edhe ndihma me batanije dhe mjete të tjera për zonat e prekura nga përmbytjet.

Kandidaturë e fortë për në pyll(video)

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 20:01

Sot kryeministri Edi Rama është nervozuar nga disa fishkëllima të rinjsh në një panair për sportet e aventurës. Z. Rama ka kaluar menjëherë në ofendime duke u treguar të rinjve pyllin. Por kandidatura për në pyll ka traditë të vjetër në këtë vend e pse jo mund të thuhet se ajo ushqehet shpesh edhe nga Lart. Z. Rama ka patur jo pak momente joetike gjatë karrierës së tij, por ky që sjellim këtu gjatë një mitingu elektoral në Tiranë në vitin '2000 është me të vërtetë e veçantë. Ndoshta shërben për pak modesti te kryeministri ynë. 

Mutacionet e gjeneve krijohen në fillim të jetës

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 18:53

Qindra mutacione gjenetike të vogla fillojnë të formohen brenda qelizave fetale menjëherë pas pllenimit, thonë studiuesit amerikanë në një artikull të botuar në revistën “Science”. Ekipi Mjekësor i Universitetit Yale shpjegojnë se shumë prej këtyre mutacioneve ndodhin kur qelizat seksuale fillojnë të formohen në fetus. Kjo praktikisht do të thotë se ato bëhen pjesë e gjenomit të fetusit dhe mund të transferohen nga brezi në brez.

Kriza e dakordësuar për mandatin e Prokurorit të Përgjthshëm

Postuar në 08 Dhjetor, 2017 14:30

Kush ka ndjekur zhvillimet për çështjen e mandatit të Prokuorit të Përgjithshëm, nuk mund të mos vërë re një neglizhencë të dyanshme, e cila nuk mund t’i faturohet paaftësisë apo mungesës së ekspertizës.

Lënia pas dore e një çështjeje të tillë është në fakt një akt programimi krize në mënyrë të qëllimshme.  Jo vetëm sepse paketa e ndryshimeve kushtetuese që kanë hyrë në fuqi është  e detajuar si asnjëherë më parë në aspektin procedurial, por sepse vetë reforma në drejtësi si prioritet e ka organin e akuzës një ndër lëndët kryesore.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS