Kauzë të drejtash apo teatër politik "antigrek"?
Ka një reagim emocional por edhe të llogaritur nga akrobatë të njohur të protagonizmit mediatik shqiptar, pas deklaratave të presidentit grek, Prokopis Pavlopoulos për çështjen çame. Siç raportoi së pari ResPublica, Pavlopoulos I bëri këto deklarata në një vizitë pranë shtabit të ushtrisë greke në Larisa ku u shpreh se çështja çame nuk ekziston dhe se çamët bashkëpunuan me nazistët.
Te ky qëndrim konstant i Greqisë mund të dallojmë disa gjëra.
Mjekët në shërbim të konçesionarit të Check-Up, PD: Të tërhiqet kontrata ose do ndjekim rrugën ligjore
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka denoncuar sot atë që ai e quajti vendosjen e shërbimit mjekësor në dispozicion të konçesionarit të Check-Up. Sipas Spahisë kontrata e zbardhur së fundmi mes konçesionarit dhe FSDKSh-së, përbën shkelje edhe të Kodit të Punës. Spahia ka deklaruar se kjo skemë e detyrimit të mjekëve dhe infermierëve synon të mbulojë dështimin e koncesionit, sa kohë që vetëm 27% e shqiptarëve që përfshihen në gamën e kontrollit, kanë kryer kontrollin falas.
Firmoset kontrata për Rrugën e Arbrit
Merr udhë një prej projekteve më të diskutueshme të Infrastrukturës, i cili do të realizohet nga një kompani shqiptare përmes partneritetit publik privat. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka firmosur kontratën e koncesionit për rrugën e Arbrit, pas përfundimit të procesit të negociatave me kompaninë “Gjoka Konstruksion.
Qeveria greke nuk tërhiqet para protestave: Vazhdojnë negociatat për çështjen e emrit të Maqedonisë
Qeveria greke nuk ka ndërmend të heqë dorë nga negociatat për emrin e Maqedonisë, pavarësisht protestave masive të ditës së djelë. Mininistri i Jashtëm Nikos Kotzias, raportohet të ketë deklaruar se pjesëmarrja nuk ishte e tillë saqë të detyronte qeverinë të rimentonte strategjinë e saj.
Pazar "me standarde" për hapjen e negociatave? "Hollanda, kusht Shqipërisë llokmën e TAP-it"
Shaban Murati, ish-diplomat dhe ish-këshilltar i ministrit të Jashtëm, shkruan sot në një opinion në “Gazeta Shqiptare” për realitetin e negociatave ku ka hyrë Shqipëria me vende të BE-së.
Deshifrohet kodi sekret i Ferdinandit të Aragonës
Shërbimet sekrete spanjolle kanë arritur të deshifrojnë kodin e vjetër sekret të përdorur në letërkëmbim nga mbreti Ferdinandi i Aragonës(1452-1516), që konsiderohet një ndër monarkët më të famshëm të vendit. Kodi konsiston në 200 ose më shumë karaktere dhe ai është përdorur në letërkëmbimin e tij me Gonzalo de Cordoba ku flitet për strategjinë ushtarake gjatë fushatave në Itali në fillim të shekullit të 16-të.
Ashpërson tonet presidenti grek: Çamët, pjesë e mizorive naziste
Me tone të larta dhe i ngarkuar emocionalisht, Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavlopulos ashpërsoi gjuhën ndaj Shqipërisë dhe pretendimit të Tiranës për çështjen çame. Ai i bëri thirrje Shqipërisë të respektojë ligjin, të drejtat e njeriut dhe të pronës, si dhe të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.
Ankimi në gjykatë, Veliaj humbet shumicën në Këshillin Bashkiak të Tiranë
Në datën 26 korrik 2017 në mbledhjen këshillit bashkiak të Tiranës u votua ndër të tjera me shumicë votash edhe vendimi për rritjen e çmimit të ujit të pijshëm. Por, kur kishte kaluar vetëm një muaj nga zgjedhjet e 25 qershorit, 6 këshilltarë të majtë kishin lënë mandatin për t’u betuar si deputetë dhe 6 të tjerë zunë vendet e tyre. Zgjedhjet e qershorit ndryshuan edhe rrjedhën e votave në bashki, ku LSI në opozitë, nuk votoi për të plotësuar shumicën për certififikimin e këshilltarëve e rinj.
Ish-drejtori i ASHR-së mbetet në burg
Ish-drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Dashamir Xhika, do të qëndrojë në burg. Ky është vendimi i Gjykatës së Elbasanit që ka dhënë sot masën e sigurisë për Xhikën, i arrestuar nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit. Ai akuzohet se ka abuzuar me dëm 5.3 miliardë lekë me fondet e rrugës Elbasan – Gjinar. Në seancë ka qenë edhe ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ndërkohë që goditja e Xhikës po perceptohet se luftë politike ndaj LSI-së.
Videolajm/Burrë e grua, të bllokuar në rrjedhën e Vjosës
Një furgon është rrëmbyer nga ujërat e Vjosës në Selenicë ndërkohë që një burrë dhe një grua kanë mbetur të bllokuar në mes të lumit.