BE-ja ndërhyn në konfliktin turko-qipriot në Egje
Bashkimi Europian ka paralajmëruar Turqinë për veprimet dhe kërcënimet e saj ndaj Qipros për kërkimin e gazit dhe naftës në Egje.
“Turqia duhet të angazhohet në mënyrë të qartë ndaj fqinjësisë së mirë dhe të shmangë çdo lloj burimi për fërkime, kërcënime apo veprime që drejtohen kundër një anëtari të BE-së”, citon EuObserver një zëdhënës të Komisionit Europian.
Sipas zëdhënëses në fjalë, sjellja e Turqisë dëmton marrëdhniet e fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve.
Përplasja me artistët, Rama sqaron ndjekësit në facebook
Pas këmbënguljes së ministres Mirela Kumbaro për të mos u tërhequr nga projekti për zhvendosjen e trupës së Teatrit Kombëtar në kompleksin “Turbina”, duket se qëndron vetë kryeministri. Ndonëse në dukje i ka qëndruar larg këtij debati zoti Rama ka gjetur mënyrën për të thënë se qeveria e tij nuk merr leksione nga askush. Duke i kthyer përgjigje një komentuesi në facebook, kryeministri la të kuptohet se janë artistët ata që nuk dijnë çfarë duan.
Kalvari i një populli të përgjakur - Çamëria
Vendimi për zhvendosjen e popullsisë çame në Azi
Gënjeshtra, puna që di të bëjë më mirë
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka dhënë sot një tjetër provë të metodës së drejtimit të partisë dhe mbi të gjitha, të kritereve që ai ndjek në përcaktimin e suksesit politik. I pyetur për katapultimin në Parlament të Astrit Veliajt, që vjen pas largimit të Eduard Halimit, por pasi kanë dhënë dorëheqje nga mandati dy kandidate femra, Basha ka dhënë këtë përgjigje:
Mediat/Rrëmbehet nga persona të maskuar Saakashvili
Ish-presidenti gjeorgjian, Mikahil Saakashvili duket se është rrëmbyer në Kiev. Lajmin e ka dhënë ndihmësi i tij, Yuri Derevyanko sipas të cilit, Saakashvili është rrëmbyer nga persona të panjohur të maskuar. Këtë informacion e ka konfirmuar edhe Ministria e Brendshme e Ukrainës.
INSTAT del nga duart e qeverisë
Në Kuvend ka mbërritur për diskutim këtë javë projektligji për “Statistikat zyrtare”. Përmes tij, synohet krijimi i autonomisë së INSTAT-it, pasi do të jetë Kuvendi ai që do të bëjë emërimet dhe shkarkimet për anëtarët në institucion.
Italia drejt pasigurisë, Berlusconi udhëheq në sondazhe
Borxhi i madh publik, presioni nga migrimi, euroskepticizmi në rritje dhe pasiguria politike janë shqetësimet më të mëdha për ekonominë e tretë më të madhe në eurozonës. Kjo është arsyeja pse Italia, e cila po shkon për zgjedhje më 4 mars, është në qendër të vëmendjes.
Koalicioni i 81- vjeçarit, Silvio Berlusconi me ekstremin e djathtë të Lega Nord renditet i pari në sondazhe me 37-38% dhe mund të arrijë në 40%, që konsiderohet si pragu për formimin e një qeverie.
Tahiri dhe Nezar Seiti, objekt i një komisioni hetimor
Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do t’i kërkojë parlamentit ngritjen e një komisioni hetimor, që do të verifikojë ligjshmërinë e akteve të Kuvendit dhe qeverisë dhe efektet e ndërhyrjeve të këtyre dy pushteteve tek hetimi i Saimir Tahirit.
Sipas PD, komisioni hetimor “Tahiri” do të ketë si objekt verifikimin e ligjshmërisë dhe efekteve të vendimit të Kuvendit për të mos lejuar arrestimin e Tahirit, veprimet e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë në pengimin apo intimidinin e prokurorisë për të hetuar Tahirin në mënyrë të pavarur.
Mekanizmi i vendimmarrjes në politikën e jashtme të Shqipërisë
Më datë 21 dhjetor 2017, qeveria shqiptare, pa një mandat të arsyetuar dhe të legjitimuar paraprakisht në organin sovran, e përfshiu Shqipërinë në bashkësinë e vendeve, që sulmuan politikisht SHBA-në në të drejtën e tyre për të ushtruar sovranitetin e vendimmarrjes në politikën e jashtme, që kishte të bënte me lëvizjen e Ambasadës së SHBA-së nga Tel Aviv drejt kryeqytetit të shpallur të Shtetit izraelit, Jerusalemit.
Kthimin e teatrit në Bingo e firmosi Rama (dokumenti)
Në reagim të deklaratave të aktorit të njohur Robert Ndrenika për zhvendosjen e shfaqjeve të Teatrit Kombëtar, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në një letër të hapur i kujtoi Ndrenikës kthimin e ambjenteve të Teatrit Kombëtar në sallë bingoje.
“Unë mendoj gjithashtu se komuniteti i aktorëve dhe shoqëria jonë nuk duhej ta kishin lejuar që Teatri të kthehej në lokal me tym lojërash fati e bingoje, që thithte klientë, por jo artdashës. Nuk di ç’mendoni ju për këtë, i dashur Robert!”-thuhej në letrën e ministres.