Edhe njëherë mbi kampin e Tepelenës: Nuk ishte Aushvic!
Këto ditë ka shpërthyer një debat i ashpër në shtyp mbi ish-kampin e internimit në Tepelenë. Jam përfshirë edhe unë në atë debat, madje në një farë kuptimi u bëra shkas për ndezjen e tij. E di që kjo përplasja ime me një numër individësh, që beftën nga të katër anët pas një vlerësimi timin “ekstravagant” për kampin në fjalë, i ka bezdisur njerëzit, që përballen me probleme të tjera jetike. Por, gjykoj se debati ka dobi dhe interes publik, ndaj lutem të bëjnë pak durim e le ta kapërdijnë edhe këtë shkrim timin, që është i fundit lidhur me këtë çështje.
Kotzias sërish në Tiranë
Pas takimit me krerët politikë dhe informimit për çështje të politikës së jashtme, ku vendin kryesor e mbajnë bisedimet me Maqedoninë dhe Shqipërinë, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias do të rikthehet në Tiranë e Shkup. Siç raportojnë mediat greke, pas festës së Pashkëve, Kotzias në krye të një delegacioni të vogël do të bëjë një zinxhir takimesh në Shqipëri, Kosovë, Serbi me destinacion të fundit Shkupin.
SHBA pengon hetimet për Rripin e Gazës
Kuvajti, shtet anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit, propozoi të premten miratimin e një rezolute nga OKB për të kryer një hetim të pavarur rreth përplasjeve vdekjeprurëse në kufirin izraelit në Rripin e Gazës. Por SHBA vazhdon ta bllokojë këtë iniciativë, siç bëri një javë më parë. Së paku shtatë palestinezë u vranë dhe të paktën 400 u plagosën të premten në afërsi të kufirit mes Rripit të Gazës dhe Izraelit.
Soros hyn në lojën e monedhave virtuale
George Soros ndryshon mendje. Bloomberg njofton se miliarderi i njohur ka dhënë aprovimin për përfshirjen e kapitaleve të veta në tregëtimin e monedhave virtuale.
Rilindje edhe për fshatin/Ambicie reale, apo një mundësi për fonde?*
2.5 mln euro është mbështetja e MBZHR në vitin 2018 për programin e “100 fshatrave”. Programi, i fokusuar tek turizmi dhe agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe historik të 100 fshatrave anembanë vendit. Sipas projektuesve të këtij projekti, që vjen nën modelin e Rilindjes Urbane, këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohen në qendra të një lloj turizmi të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural. Pjesë e programit të mbështetjes janë edhe të rinjtë nga 22- 35 vjeç me një grant 5 mil
Opozita shprehet e sigurtë: Godina e Teatrit Kombëtar nuk do të shembet
Opozita e përfaqësuar nga Partia Demokratike është shprehur ndoshta për herë të parë zyrtarisht për mosprishjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Kryetari I saj, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me artistë të ndryshëm me të cilët ka ndarë mendimet për atë që po ndodh me objektin në fjalë.
Protesta e biznesit, qeveria ndryshon strategji për TVSH-në
Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj i kërkon administratës tatimore mosaplikimin e gjobave deri në dhjetor 2018, për gabimet në deklarim për bizneset e vogla që përfshihen në TVSH. Edhe pse tregtarët kanë kërkuar anulim të vendimit, ministri ka reflektuar me një rrugë të mesme për të evituar protestat.
TvT
“Dhuna është mjet legjitim në rrethana të caktuara”
Dhuna është një mjet i pranueshëm politik. Qëndrimi vjen nga një vend që bën pjesë në Europën Demokratike si Irlanda e Veriut. Në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel”, ish-kreu i Sinn Fein, partia që drejtonte IRA-n shprehet ndër të tjera se në arritjen e synimeve politike dhe në rrethana të caktuara dhuna është legjitime.
Berisha jep haberin: Plasi edhe në Honduras
Erdogan i lëshon një shuplakë edhe Francës
Flasin për paqen dhe propozojnë lloj lloj hartash, por në të vërtetë në terren forcat e vendeve të ndryshme perëndimore po i hedhin benzinë zjarrit në Siri. Pak ditë më parë, mediat turek raportuan se forcat speciale franceze janë të stacionuara në pesë baza në Sirinë e Veriut, në zona që përkojnë me ato ku operojnë kurdët peshmerga.