Rekrutimet e ushtarëve prezantohen si vende të lira pune
Hendeku që kanë zyrat e Punës për të plotësuar objektivat e punësimit, e kanë shtyrë qeverinë të përfshijë në vendet e lira të punës kuotat e rekrutimeve për ushtarët me pagesë.
Madje Forcat e Armatosura kanë patur stendën e tyre në Panairin e Punës në Berat, organizuar nga Shërbimi Kombëtar i Punësimit. Stendat i ka vizituar, mes të tjerëve edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa 1/3 e vendeve vakante i përket ushtarëve me pagesë. Në Panair u rklamuan 300 vende të lira pune, ndërsa Rama u shpreh se objektivi i vitit për punësime nga zyra e punës është për 25000 mijë kontrata.
Populizëm neo-majtist, Podemos në referendum për mirëqënien e liderit
Si do do të gjykojnë 490,000 anëtarët e Podemos vendimin e liderit të saj, Pablo Iglesias dhe bashkëshortes së tij, Iren Montero për t'u zhytur me kredi "deri në fyt" për të blerë një shtëpi 270 metra katror me kopsht dhe pishinë në një fshat 40 km larg nga Madridi?
Rezultatet e referendumit origjinal do të shpallen të hënën, edhe pse nuk ka dyshime se baza e partisë spanjolle do të konfirmojë qëndrimin e çiftit në pozita udhëheqëse në krye të lëvizjes majtiste.
E vërteta e PD-së së Bashës mban në pushtet qeverinë e Edi Ramës
Sot kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha ka postuar një status në Facebook përmes të cilit ka komentuar dhe mbrojtur protestën e tij të djeshme. Thelbin e saj, z. Basha e ka përmbledhur te fjalia:
Nga 1 qershori tarifat e reja gjyqësore, rritje 40%
Nga 1 qershori hyjnë në fuqi tarifat e reja gjyqësore, të cilat reflektojnë një rritje prej 40 përqindësh për hapjen e padive nga qytetarët. Në një intervistë për Tema TV, kreu Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Sajmir Vishaj thotë se pagesat e larta procedurale do të “frenojnë” qytetarët, për t’iu drejtuar dyerve të gjykatave.
Operacion pastrimi në Detin Balltik, tonelata municione nën ujë
850 ushtarë nga 11 vende, 19 anije dhe një ekip i zhytësish janë përfshirë në një operacion për pastrimin e detit të Estonisë nga municionet e Luftës së Dytë Botërore që kërcënojnë ekosistemin.
Për më shumë se 70 vjet, miliona ton municione të luftës qëndrojnë të ndryshkura nën ujë. Vetëm në Detin e Veriut dhe Detin Baltik vlerësohet se ka mbi 1.6 milion ton municione të fundosura nën ujë. Me urdhër të aleatëve, ngarkesa të tëra municionesh u hodhën në det pas luftës.
Kolumbia i bashkohet NATO-s me statusin e partnerit global
Kolumbia pritet të jetë anëtari më i ri i NATO-s në formën e një partneri global. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti Juan Manuel Santos pak përpara zgjedhjeve parlamentare. Kolumbia nënshkroi një marrëveshje partneriteti me Aleancën në vitin 2017, pas arritjes së paqes me rebelët e FARK.
Kolumbia përfiton shumë nga të qenit pjesë aktive e komunitetit ndërkombëtar, shumë nga problemet me të cilat përballemi janë përherë e më shumë globale dhe ne kemi nevojë për mbështetjen dhe bashkëpunimin me vende të tjera për zgjidhjen e tyre
Një shëtitje në Bulevard
Lajmi i vetëm që prodhoi në pamje të parë protesta e opozitës ishte pjesëmarrja disi më e tkurrur se masa e njerëzve që dolën në rrugë në 27 Janar.
U bënë forografime nga kënde të ndryshme të protestës, u ofruan pamje në miniaturë të filmuara nga lart si provë për mbështetjen që gëzon sot opozita dhe kauzat e saj.
Bazuar mbi këto përshtypje Edi Rama foli për bojkot të demokratëve ndaj “babale-protestës” siç e quajti ai.
Nëse Shqipëria vazhdon flirtin me Erdogan, dera në Evropë duhet të mbyllet*
Presidentit Rexhep Taip Erdogan i pëlqen të luajë rolin e "Sulltanit" në një Perandori Osmane hipotetike. Kjo është arsyeja pse vitet e fundit po synon vendet e Ballkanit, të cilat i konsideron një pre të lehtë.
Z. Basha, ik laj bythën në det!
Protesta nisi dhe mbaroi me parodinë e kryeopozitarit që negocionte me njerëzit e vet. Respekt për të gjithë njerëzit që dolën në protestën e sotme, por një kujtesë kjo për të kuptuar se çfarë dëmi prodhon kapja e misionit të një opozite që vetëm sa po vret sensin e protestës.