Prishja e Teatrit/A do ta votojë Kryeministri ligjin kësaj radhe?
Partia Socialiste është e vendosur të kalojë ligjin për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar. Pas dekretit të sotshëm të Presidentit që e ktheu për së dyti ligjin, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha:
Presidenti kthen sërish ligjin për teatrin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikthyer për së dyti ligjin për teatrin duke rrëzuar kështu projektin e socialistëve. Meta ka publikuar edhe arsyetimin për këtë vendim që e vendos çështjen e teatrit që po kthehet në problem personal të kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj. Më poshtë arsyetimi i Presidentit:
Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
Gjermania refuzon kërkesën greke për 280 miliardë euro reparacione të LIIB
Pak ditë përpara vizitës së presidentit gjerman Frank Walter Steinmeier në Athinë, është rihapur çështja e reparacioneve të Luftës së Dytë Botërore. Zëdhënësini qeverisë gjermane, Steffen Seibert deklaroi në një konferencë për shtyp se kjo çështje është e mbyllur ligjërisht dhe politikisht. Seibert e bëri deklaratën pas lajmeve të publikuara në revistën “Der Spiegel” sipas të cilave presidenti grek, Prokopis Pavlopoulos pritet të ringrejë kërkesën greke.
Lajme për kompleksin e Divjakës ; informacione për negociata për shitjen e "Green Coast" tek "Iberostar"
Agjencia ruse e lajmeve “Sputnik” shkruan se kompania e Behgjet Pacollit, “Mabetex” ka arritur të bindë disa investitorë të huaj për ndërtimin e kompleksit turistik në Divjakë të Lushnjes.
Lajmi për këtë temë ka kohë që qarkullon, vetë kompania në të vërtetë ka bërë përpjekje për të promovuar, por çdo gjë mbeti pezull që nga ai moment, rreth 3 vjet më parë.
Prokuroria sqaron publikun për Alizotin
Zhurma që shkaktoi publikimi i një videopërgjimi me personazh Fredi Alizotin, dëshmitarin mbi të cilin Prokuroria bazon dyshimet se audiopërgjimi i Albert Veliut ishte inskenim ka detyruar Prokurorinë të sqarohet publikisht.
I gjithë sqarimi ka një kronologji sesi ka rënë në duart e organit të akuzës personazhi Alizoti, por më tej asnjë konkulzion mbi ekspertizën shkencore të audiopërgjimit, është apo nuk është zëri i Agron Xhafajt në materialin që publikoi PD. Prokuroria nuk di ta thotë këtë, ndonëse thotë se ka ta hapur hetimin për “trafik droge”
Kamza, më qytetarja...
Sa herë ka dalë në media tallavaja e emërtesave të rrugëve në Kamëz? Shumë herë. Dhe me të vërtetë, Kamza e Xhelal Mziut është okëbëzuar aq shumë, saqë më shumë se një mballomë në kulturën e kryeqytetit tonë të dashur e shumë oksidental, Tiranës, ngjan si një entitet rrëzëlltës, pasqyrash dhe xhinglash që në fund e bëjnë diçka të veçantë.
Por të mos i biem kaq shumë në qafë Kamzës, që për arsye nga më të shumtat e justifikon edhe këtë sjellje marroku të Xhelalit të vet që në fund të fundit udhëhiqet nga disa preference momentale që nuk lënë gjurmë dhe as nxisin ndonjë keqkuptim.
Salvini pranon gafën (Video)
I është kthyer në boomerang ministrit të Brendshëm të Italisë, Mateo Salvini publikimi i një video ku një banor i qytezës Riace shfaqet i indinjuar kundër politikave miqësore të kryebashkiakut Mimo Lucano ndaj emigrantëve.
Postimi i videos nga Salvini u bë disa orë pas një proteste solidariteti të qyetatrëve ndaj kryebashkiakut i mbajtur në arrest shtëpie për strehimin e disa emigrantëve të paligjshëm.
Ndarja administrative pas bashkimit
Shumë prej atyre që thonë se bashkimi politik i Shqipërisë me Kosovën është një ide utopike, duan që shqiptarët mos ta mendojnë bashkimin, mos ta përfytyrojnë atë në një të ardhme të afërt, në mënyrë që të mos përgatiten për të. Në të vërtetë, ata duan ta zhbëjnë vetë funksionin e mendimit utopik, i cili sa më shumë i largohet realitetit, aq më shumë të grish për ta ndërprerë rrjedhën e realitetit e për t’i dhënë atij një kah tjetër, sipas vizionit të projektuar në të ardhmen ose në një botë tjetër.
Greqia kërkon nga ShBA shtimin e prezencës ushtarake me tre baza të reja
Greqia i ka kërkuar zyrtarisht ShBA-së që të shtojë praninë ushtarake në vend përmes disa bazave të reja në Volos, Alexandroupoli dhe në Larisa. Kërkesa i është bërë sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis, nga ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kammenos gjatë një vizite në Pentagon.
Është shumë e rëndësishme për Greqinë që ShBA të dislokojë asete ushtarake në Greqi në më shumë baza permanente jo vetëm në gjirin e Souda, por edhe në Larisa, Volos dhe Alexandroupoli
Goditje basteve me “Forcën e Ligjit”
Kryeministri lajmëroi sot mbylljen që prej 1 janarit të kazinove elektronike dhe pikave të basteve në zonat e banuara. Në fakt një gjë që dihej për kazinotë elektronike, ndërsa është risi për bastet, sepse vendimi ishte shtyrë disa herë për mungesë konsensusi brenda ish-koalicionit PS-LSI, siç e konfirmoi kryeministri në deklaratën e kësaj të marte për mediat.
