Pranohet nga brenda mazhorancës: Inceneratorët kanë dështuar

Postuar në 20 Nëntor, 2018 17:03

Partneriteti Publik Privat ka qenë në qendër të diskutimeve së Komisionion e Ekonomisë dhe Financave, ku ministri Arben  Ahmetaj ka listuar 11 koncensionet aktive dhe 4 koncensionet që janë në fazë fillestare, por që nuk kanë financim buxhetor nga shteti. Vlera totale e tyre arrin në  807 miliardë lekë. Mbledhja e komisionit është shoqëruar me debate mes ministrit  dhe kreut të Komisionit Erjon Braçe, ky i fundit kundërshton ofertën e pakërkuar edhe për sektorët që do të jetë ekzistente.

Zbulohet Arktida, kontinenti mitik, dikur pjesë e Rodinias dhe Panageas

Postuar në 20 Nëntor, 2018 16:24

Shkencëtarë rusë të Institutit Trofimuk të Gjeologjisë Petrolifere dhe Gjeofizikës kanë zbuluar në formën e një shelfi nëndetar Arktidën, një ish-kontinent që ka ushqyer edhe mitin e Hipeboreas, tokës mitike veriore që përshkruhet në tekstet antike greke.

Arrestimi i drejtuesit të Nissan, një shembull me disa mësime edhe për Shqipërinë

Postuar në 20 Nëntor, 2018 16:16

Arrestimi i drejtuesit ekzekutiv të industrisë automobilistike “Nissan”, Carlos Ghosn ka tërhequr vëmendjen e mediave ndërkomëbtare. Carlos Ghosn konsiderohej një drejtues karizamtik me një rol thelbësor në mbijetesën e “Nissan”, por edhe të “Mitsubishi” dhe “Renault”. Akuza që i bëhet është mashtrim me raportimin e pagës së vet që sipas disa mediave shkonte në 44 milionë dollarë në vit. Domethënë kaq ishte shifra që raportonte Ghosn.

Macron në Ballkan si lobues i marrëveshjes për ndarjen e Kosovës?

Postuar në 20 Nëntor, 2018 13:58

Mediat serbe referojnë një artikull të Radio France International sipas të cilit në vizitën e afërt në Beograd të presidentit francez, Emmanuel Macron, pritet të diskutohet ideja e marrëveshjes së korrigjimt të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Mesazhi i Papës në audiencën për Skënderbeun

Postuar në 20 Nëntor, 2018 12:24

Ikja nga Shqipëria është një tipologji e shoqërisë shqiptare që prej viteve të Skëndërbeut, për të cilin Papa Françesku mbajti një audiencë në sallën Klementinë të Vatikanit.  

Fjalimin e tij, kreu i Kishës Katolike e nisi me një mesazh domethenës për udhëheqjen politike dhe jo vetëm. Shqetësimi i tij ka të bëjë me mungesën e perspektivës që ofron Shqipëria, përgjegjësi direkte e "elitës" që drejton dhe qeveris.

Deklaratë shokuese e Kotzias

Postuar në 20 Nëntor, 2018 11:59

Ish-ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias ka bërë një tjetër deklaratë shokuese lidhur me implikimin e zyrtarëve grekë në një rrjet të trafikimit të organeve të fëmijëve.

Gjatë një interviste ai foli për 93 raste të tilla dhe diplomatë të cilët përfunduan në burg pas denoncimit nga Ministria e Jashtme. 

Banorëve të Unazës u dërgohet FNSH-ja (Video)

Postuar në 19 Nëntor, 2018 20:22

Teksa qeveria vazhdon të mos i konsiderojë banorët e Unazës së Madhe që protestojnë kundër prishjes së shtëpive që preken nga zgjerimi i rrugës, përplasja duket e pashmangshme.

Pamvarësisht përpjekjeve për ta deligjitimuar shqetësimin e banorëve, duke i etiketuar me lloj lloj përcaktimesh, shteti vendosi të tregojë dhëmbët.

Ta marrim seriozisht Europën

Postuar në 19 Nëntor, 2018 18:14

Pas vdekjes së 55 milionë njerëzve në Luftën e Dytë Botërore, pas shekujsh të luftërave nacionaliste dhe imperialiste që e lanë Europën në gërmadha, njerëzit dhe qeveritë kombëtare në kontinent, kuptuan më në fund se uniteti europian ishte e vetmja rrugë për të ndalur këtë çmenduri.

Lufta me "bindje" ndaj Presidentit

Postuar në 19 Nëntor, 2018 17:38

Ka një përpjekje që çështja “Lleshi” të banalizohet si aspekt llastimi i Presidentit të Republikës. Si tekë e tij për të imponuar një faktorizim fiktiv me shumicën e drejtuar nga Edi Rama, që i bën hije të gjithë Shqipërisë. Po flitet për Republikën e Bindjeve e të tjera terma të sforcuar kafenesh, që sipas disave kanë zëvendësuar Kushtetutën. Përsëritja e kësaj teze në fakt synon të likujdojë me një faturë mediatike për Ilir Metën atë që në fakt ishte karabushllëku i Edi Ramës.

Gruevski, modeli i një kryeministri nacionalist

Postuar në 19 Nëntor, 2018 17:28

Lajmi për dënimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski me dy vjet burg nga një gjykatë e shkallës së dytë, me siguri nuk  ishte si një "rrufe në qiell të hapur”. Gruevski është i njohur gjerësisht për dy "arritje". E para për  rritjen e nacionalizmit sllavomaqedonas dhe e dyta për përfshirjen në një seri rastesh të korrupsionit.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS