"Vivakom" nga Bullgaria pranë blerjes së Telekom
Kompania bullgare ‘Vivakom’ është shumë pranë blerjes së Telekom Albania. Kështu raporton RTSH duke iu referuar burimeve pranë Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare.
Sipas të njëjtave burime të pakonfirmuara plotësisht se për këtë çështje janë duke u kryer disa transaksione, pra është në proces ai që njihet si transferimi i aksioneve dhe se palët janë shumë pranë nënshkrimit të marrëveshjes.
Më tej thuhet se nga T Mobile Albania është depozituar një shkresë pranë AKEP-it, në të cilën thuhet se kërkohet shtyrja e datës së tenderit publik për këtë çështje.
Raporti për racizmin në Europë, kryesojnë Finlanda e Austria
Emigrantët që vijnë nga vendet afrikane vijojnë të vuajnë përjashtimin social dhe racizmin e intensiv në thuajse gjithë vendet e Bashkimit Evropian. Sipas një studimi të Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore (FRA) për vitin 2017 kjo prirje është e kombinuar me rritjen e nacionalizmit dhe të djathtës ekstreme në botë.
Banka e Shqiperisë kundër qeverisë për monedhën virtuale
Kryeministri Edi Rama e shikon si një risi pozitive emetimin e monedhës dixhitale në vend, ndërsa Banka e Shqipërisë vijon të jetë kundër kësaj praktike.
Në një përgjigje zyrtare për Tema TV banka liston rreziqet që vijnë nga përdorimi i parasë virtuale.
Gënjeshtra monumentale e takimit të Pejës*
Para disa ditësh në Pejë ndodhi diçka që nuk kisha dashur të isha bashkëkohës i saj: një gënjeshtër monumentale, e pashembullt dhe e papërsëritshme, e tillë që me hijen e saj të shëmtuar nxin dhe errëson çdo akt të virtytshëm dhe çdo sakrificë sublime për shtetin dhe idealet kombëtare.
"Fresk Veliaj consortium"/Top-Channel tejkalon planin: I njëjti lajm publikohet në dy ditë
Erjon Veliaj është në politikë dhe atij i duhet që të manovrojë me shumëçka për të arritur objektivat e tij. Kjo kuptohet edhe pse marifetet e këtij pinoku politik janë komike aq sa zbardhin se ai jeton dramën e mosrealizimit të vetes. Por politika politikë. E keqja, apo qesharakja, komikja, groteskja, çfarë të duash mund ta quajmë këtë, është me median. Me një pjesë të saj, mes të cilave edhe dy televizionet Tv Klan dhe top-Channel. Ky i dyti është më origjinal, ndërkohë që i pari dallon që e ka për “hall” hosananë ndaj kreybashkiakut.
Komenti i Die Press: Strongman-i Rama nën ndikimin turk
Gazeta austriake Die Presse analizon në një shkrim të saj përkeqsimin e shtetit ligjor e problemeve me korrupsionin e kriminalitetin në Europën Juglindore si dhe rolin aktual të Turqisë së Erdoganit në Shqipëri dhe Rajon. Shqipëria dhe Edi Rama shihen si sinonime të korrupsionit, drogës dhe trafiqeve.
Shqipëria aktualisht e nxjerr një pjesë të konsiderueshme të GDP nga trafiqet e paligjshmee të narkotikëve; strongmani socialist i Tiranës Edi Rama është person i të “gjitha punëve”. Ai është miqësuar me presidentin turk Erdogan.
Ministri gjerman i Financave: Vendin e Francës në OKB ta zërë BE-ja
Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz ka propozuar së fundmi që Franca të dorëhiqet nga pozicioni i vet si anëtare e Këshillit të SIgurimit të Organziatës së Kombeve të Bashkuara dhe në vend të saj të ulet Bashkimi Europian. Ai e ka hedhur idenë gjatë një fjalimi për të ardhmen e Europës dhe sipas tij kjo dtë mundësonte që Europa të flasë me një zë.
Ne ndoshta mund të imagjinojmë që në terma afatmesëm vendi i Francës në Këshillin e Sigurimit të bëhet një vend i BE-së
Zëdhënësi i burrave (Video)
Personazhi, Erion Veliaj ka tejkaluar prej kohësh çdo normë qëndrueshmërie të karakterit dhe përgjegjësie në raport me publikun. Veç mashtrimeve publike me zë dhe me figurë dhe manipulimit sistematik me zyrën e tij të propagandës në Bashki, zotëria në fjalë ka adoptuar një tjetër rol për t’i ikur të vërtetës.
Neoballisti i së "majtës"
Ceremonia e 29 nëntorit në varrezat e dëshmorëve në Tiranë ka evidentuar edhe një antipati ndaj Ramës të atyre që mund të quhen simpatizantë të Enver Hoxhës.
Të cilit i kanë gjetur edhe epitetin: Neoballist. Me pankarta në duar ata kanë nderuar edhe figurën e Enver Hoxhës që nga establishmenti është përjashtuar nga përkutjimi i Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.
Lidhur me këtë sjellje prej kllouni politik të kryeministrit, ka folur edhe historian Pëllumb Xhufi. Gjatë një interviste televizve, z. Xhufi ka bërë këtë vërejtje:
Orban, nga rruga në politikë (Video)
Ka ardhur nga rruga dhe doli sërish në rrugë për t’i treguar një miku amerikan se rrugën drejt pushtetit nuk e ka patur të lehtë. Kryeministri hungarez Viktor Orban dhe aktori i njohur amerikan Chuck Norris kaluan një paradite së bashku në Budapest.
