Qelbi i partive në një protestë të pastër

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 20:41

Disa protestojnë te Ministria e Arsimit, disa në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, disa te Kryeministra. Protesta e studentëve ka humbur kohezionin e fillimit, univokalitetin e saj për t’u shndërruar në fraksione protestash ku duken qartë duart e partive politike të opozitës. Qershia mbi tortë, deklarata e Kryeministrit Edi Rama, që nuk heq dot dorë nga protagonizmi:

Nga një bëhen dy protesta...

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 18:39

Protesta e studentëve ka diverguar në dy drejtime: njëri drejtim, i asociuuar me Lëvizjen për Universitetin, që mendon të vijojë protestën para Ministrisë së Arsimit dhe i dyti, nën drejtimin e këshillave studentorë që po planifikon bllokimin e akseve rrugore si p.sh kalimin te Zogu i Zi në Tiranë.

Një shans për Presidentin që të negociojë me studentët

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 15:35

Studentët duket se nuk pranojnë asnjë negociatë për kërkesat e tyre. Protesta ka hyrë në fazën e përdorimit në rastin më të keq dhe të anarkisë në rastin më të mirë, derisa asnjë prej poleve të saj nuk është i gatshëm të pajtojë këreksat me detyrimin që ato të kthehen në politika. Për të arritur këtë është e domosdoshme negociata që nuk kompromenton askënd. 

Fotolajm/Qoftet e Lali Erit rivalizojnë protestën

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 15:13

Pas jelek-verdhëve, në protestë edhe studentët francezë

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 14:09

Në Francë protesta e jelek-verdhëve është pasuar nga një protest e studentëve që kundërshtojnë tarifat në universitete. Sipas France 24, politika franceze i ësghtë druajtur bashkimit të studentëve me punëtorët që nga viti 1968 kur edhe u sanksionua fundi politik i Charles de Gaul pikërisht nga protestat e studentëve.

Verifikime edhe për koncesionin e Thumanë- Kashar?

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 13:07

Pas skandalit me tenderin e Lotit 1 Të Unazës së Madhe, ku një shoqëri e themeluar me kapital 1 mijë lekë në muajin qershor dhe me dokumentacion të falsifikuar  u shpall fituese, burime anonime nga MIE flasin dhe për verifikime të tenderit të rrugës Thumanë-Kashar. Kjo procedurë ka muaj që ka mbaruar dhe është shpallur fituesi por akoma nuk është firmosur kontrata. Arsyet për momentin nuk bëhen publike.

"Na mashtruan!" Analogjia e ministrit, unike (Video)

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 12:49

I zënë gafil në dy tendera ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri doli për të konfirmuar skandalin që fshihet pas kompanisë DH Albania, e cila është shpallur fituese në tenderin për Lotin 1 të Unazës së Madhe dhe  tenderin e OST ndërtimin e linjës së re Burrel – Peshkopi.

Dy tenderat, pas të cilave qëndron 26-vjeçari Avdiol Dobi i cili ka punuar si recepsionit në Spitalin Amerikan kapin vlerën e 30 mln eurove.

Gjiknuri i cili minimalisht duhet të ishte nën hetim dhe pa imunitet, i justifikohet publikut me një analogji shumë domethënëse.

Koha që studentët të jenë seriozë me protestën e tyre

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 12:04

Protesta e studentëve ka vijuar edhe sot me një pjesëmarrje të konsiderueshme. Me të njëjtin ritëm si në ditët e shkuara, me gjetjet e veçanta në pankarta, që sa vijnë e shtojnë dozën e ironisë deri në kufijtë e mungesës së seriozitetit, protesta po e vendos në vështirësi serioze imazhin e qeverisë e cila nuk ka një përgjigje të përshtatshme deri më tani. 

Rama reagon për protestën: S'marr ultimatume

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 11:17

Kryeministri Rama ka reaguar për protestën e sotme masive të studentëve, ku pranon parimisht se është dakord me 8 pikat e tyre, por ripërsërit thirrjen për dialog.

Postimi i Plotë i Rames:

‪Kjo s'është një lojë force, as një lojë kungulleshkash dhe as një lojë e ka kush e ka. Vazhdojeni protestën sa të doni, po ngrini urën e komunikimit me qeverinë. Unë ju pres në çdo orë që të doni dhe jam gati të punoj me ju, jo për t'i dhënë përgjigje pozitive 8 pikave po e po, por për ta kthyer këtë moment, në çeljen e një faze të re transformimesh për universitetin.

Studentët derdhen në rrugën e Durrësit (Live)

Postuar në 11 Dhjetor, 2018 11:08

Studentët po mbajnë sot ptotestën më masive që prej nisjes së lëvizjes për të drejtat e tyre dhe tarifa më të ulëta në universitete.

Në të gjithë vendin është lajmëruar bojkoti i auditorëve dhe bashkimi me protestën që zhvillohet në kryeqytet. Mësohet se protestës i janë bashkuar edhe gjimnazistët që po ashtu kanë refuzuar të hyjnë në mësim.

Studentët kanë refuzuar ftesën për dialog të bërë nga kryeministri duke i kërkuar të firmosë 8 pikat që ata i kanë bërë të ditura.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS