E drejta e Informimit, Komisioneri: 820 ankesa në total për 2018-ën. Koordinatorët nuk njohin ligjin
Viti 2018 ka shënuar një ulje në transparencën e administratës publike dhe institucioneve. Raporti vjetor i Komiosionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale vë në dukje rritjen e numrit të ankesave për shkak të refuzimit për dhënie informacioni, ndonëse ligji në fuqi duhet të minimizonte këtë problem.
Ndërzimi artificial me Kushtetutën
30 deputetë të PD-së pritet të marrin mandatin. 19 të LSI-së do të zëvendësohen. KQZ-ja mblidhet për mandatet.
Fjalët duhen shoqëruar me vepra
Opozita është e bindur tashmë se Edi Ramën nuk e rrëzon dot nga rruga dhe me protesta. Në fakt pakkush e ushqente realisht një shpresë të tillë, edhe pse zërat se kryeministri ka ofruar zgjedhje të parakohshme dhe lokale në muajin shtator nuk kanë munguar. Zoti Rama është vënë përballë protestës së opozitës dhe bojkotit parlamentar të saj me ofertën e vetme që i shkon për shtat e që është ajo e majit 2017.
Socialistët e Tiranës festojnë Ditën e Verës më 17 mars; më 14 parashikohet shi
Asgjë nuk mund ta prishë festën! Këtë mendon kryebashkiakur Erjon Veliaj, i cili sugjeron që Festa e Verës të zhvendoset më 17 mars, sepse më 14 parashikohet shi me gjyma. Janë 50 aktivitete, që në terma praktikë janë argalisja e miletit, të cilat mund të mos kenë atë kallaballëk që shpreson kryebashkiaku. Ndaj 14-ën ta bëjmë 17 se nuk u bë qameti.
Punimet artistike ‘hand made’, ringjallje tradite apo lindja e një biznesi të ri?!
Produktet artizanale dhe punët artistike ‘hand made’ duket se për shumë vite ishin lënë në mëshirë të fatit në tregun shqiptar. Mungesa e tregut të këtyre produkteve, një traditë që po humbiste, industrializimi i një pjesë të madhe të tyre dhe dalja nga moda, për të përqafuar produkte, të cilat cilësoheshin si më moderne, bënë padyshim që krijuesit e këtyre produkteve të përballeshin me një krizë të vërtetë. Por, prej disa vitesh, ajo që vihet re në tregun shqiptar është lindja e bizneseve të reja të vogla, të cilat mbështeten në produkte të krijuara 100% me dorë.
Rama...Razzi, una faccia, una razza
Kryeministri Edi Rama tha ndër të tjera sot në Libofshë të Fierit:
Po kur thonë këta që vijnë në parlament janë të Ramës, po unë ua vura në listat e deputetëve? Unë ia mbajta dorën Lulit, unë Lulin e mbajta për dore, por nuk i mbajta dorën. Ata të tjerët nuk janë të gjithë budallenj, u vjen mundësi të vijnë në parlament të marrin rrogë, pension
Beteja për sovranitetin, heqjen e tutelës neokoloniale, kundër paternalizmit të Ti(Ramës)...
Deklarimet dhe diskutimet lidhur me të ashtuquajturën “marrëveshje finale” ndërmjet Serbisë e Kosovës tashmë kanë arritur vlera inflatore, gati të ngjashme me ish dinarin jugosllav në fundin e viteve e nëntëdhjeta. Nuk ka ditë që nuk flasin nga disa zyrtarë të Serbisë e të Kosovës për këtë temë, sikundër që nuk ka ditë që nuk flasin edhe nga disa ambasadorë, ministra, parlamentarë, kongresmenë e gazetarë të shteteve të Bashkimit Evropian, të SHBA-ve e të Rusisë.
Vuçiqi si kampion i llomotitjeve
Shfryhet tullumbacja e UDB-së dhe klanit tropojan. Skenari ngec te Zëri i Amerikës dhe dosja 339
Tullumbacja e Sali Berishës, poliagjent i kalibrit Filbi, është shfryrë dhe tkurrur aty ku qëndron edhe halli i pushtetit. Në pjesën e dytë të intervistës për gazetën “Dita”, Spartak Braho bën këtë lidhje logjike “demaskuese”:
Dodik: Në Sarajevë, Podgoricë dhe Tiranë 300 persona mbahen nën vëzhgim si filo rusë
Ndikimi malinj në Ballkan është çështje perspektive. Perëndimi deklaron se Rusia apo palë të tjera rivale të tij përfaqësojnë ndikimin malinj, ndërkohë që qasjet ndryshe nuk mungojnë.
Kreu i Presidencës boshnjake, Milorad Dodik ka deklaruar se ndikimi malinj në Ballka ka ardhur përgjithësisht nga qëndrimet antiserbe, artikuluar kryesisht nga britanikët.
6 opozitarë të rinj gati të gradohen nga KQZ
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njoftoi se të hënën do t’u japë mandatin e deputetit edhe 6 kandidatëve nga listat shumëemërore të PD e LSI.
Axhenda e mbledhjes parashikon dhënien e mandatit të deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatëve të listës shumemërore të partive të opozitës për plotësimin e vakancës së njoftuar nga Kuvendi i Shqipërisë, pas dorëheqjes nga mandati i deputetit i Astrit Veliajt, Viktor Tushajt, Nora Malajt, Vangjel Tavos, Gent Strazimirit dhe Klevis Balliut.
