Shkruhet akoma kështu...
Kush ka jetuar vitet e fundit të regjimit monopartiak në Shqipëri, do kujtojë se propaganda e kohës, e tharë nga çdo kuptim pse e shkëputur nga realiteti, fliste dhe shkruante për arritje të mëdha. Këto arritje kumbojnë ende sot në arkeo-maksimën ironizuese të Enver Hoxhës: nga fitorja në fitorje. Mirëpo ndryshimi i regjimit nuk do të thotë se shoqëria shqiptare ka përqafuar modelin kritik. Jo. Këtu kritika të bën me një palë, në varësi të palës së bashkëbiseduesit. Megjithatë ka një standard realizmi që nuk kapërcehet për të mbetur objektiv. Në këtë kuadër opinione si ky i prof. dr.
Hajnia në këto anë ka folur përherë Shqip
Ish-diplomati dhe studiuesi Shaban Murati shkruan sot në gazetën “Dita” për situatën e krijuar sipas tij nga i ashtuquaturi “toptan-Pazar” në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë. Zoti Murati e konsideron tërheqjen e qeverisë së Tiranës për VKM-në e pronave në bregdet dorëzim, shenjë inferioriteti dhe pasojë të strategjisë së Nikos Kotzias për përfshirjen në diskutime të të gjithave çështjeve, “të qena e të paqena” në diksutimin me Shqipërinë. Kështu, sipas Muratit, është krijuar një lidhje kushtëzuese mes problemeve të ndryshme duke sjellë humbje vetëm për vendin tonë.
Arrin në 68.5 milionë numri i refugjatëve në botë
Komisari i Lartë për refugjatët në Organziatën e Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi ka kërkuar reagim efektiv për zbatimin e Paktit Global për refugjatët. Në botë aktualisht janë 68.5 milionë refugjatë dhe kjo e kthen çështjen e tyre në një sfidë të vërtetë.
Kjo është krizë e nënave me fëmijë që ikin nga dhuna e bandave, e të rinjve që ikin prej luftës, e qeverive të vendeve të varfra që hapin dyert për mijëra refugjatë
citon DW, Komisarin Grandi.
Zv.ambasadori i SHBA: Korrupsioni ka kapur doganat dhe portet
Dhoma Amerikane e Tregëtisë publikoi Indeksin e besimit të biznesit për vitin 2018. Ndryshe nga viti i kaluar, kur taksat ishin shqetësimi kryesor i biznesit, ky tregues ka shënuar përmirësim. Treguesi më negativ është perceptimi i bizneseve se ecuria e ekonomisë nuk ka qenë pozitive.
Vendimi: Koncesionet e rrugëve tani do miratohen me ligj në Parlament
Qeveria shqiptare anulloi pak kohë më parë konçesionin e rrugës Thumanë-Kashar. Arsyetimi: Është shumë i shtrenjtë. Ministrja aktuale e Infrastrukturës, Belinda Balluku deklaroi në këtë kuadër se:
Natyrisht ne nuk do të heqim dorë nga ndërtimi i këtij aksi të rëndësishëm kombëtar, aq më tepër që projekti është gati
Ushtria ka pastruar plazhet, sot bën roje në Rinas. Vetëm për kanabisin nuk u mobilizua ndonjëherë
Në Rinas u krye një grabitje spektakolare. U vodhën miliona euro. Personat ishin të armatosur. Qeveria përmes ministrit të Brendshëm deklaroi se nuk është cenuar siguria kombëtare. E megjithatë ajo urdhëroi - aktet përkatëse nuk janë bërë ende publike – vendosjen e ushtrisë në aeroportin ndërkombëtar, duke vlerësuar kështu rëndësinë e objektit.
Arrestohet themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange
Bashkëthemeluesi i WikiLeaks, Julian Assange, është arrestuar sot në Londër ku ishte strehuar në ambasadën e Ekuadorit për shtatë vjetët e fundit. Assange është arrestuar në bazë të një kërkese të bërë nga SHBA, ndërkohë që akuzat për ngacmim seksual bërë në Suedi, kanë rënë.
Të iku perimetri!
Sa herë i duhet të justifikojë diçka për ta interpretuar se nuk është ajo që duket, kryeministrit i kthehen në bumerang teorizimet që bën lartë e poshtë. Të gjithë e dëgjuam sesi u shfaq si turist televiziv në Porta a Porta duke thënë se protestat e opozitës shtrihen në një perimetër jo shumë se kilometër në qendër të Tiranës, me pasoja mbi imazhin e vendit në prag të sezonit turistik.
Ja çfarë ka deklaruar Rama për t’u mbushur mendjen gazetarëve italianë se protesta e opozitës është një anormalitet i imponuar në 1 km katror.
Dollibashi dhe zonjat e (pa)sigurisë!
Shqipëria është bërë sërish lajm në mediat ndërkombëtare jo vetëm për grabitjen kinematografike në aeroportin e Rinasit, por edhe për vendimin e ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për të instaluar ushtrinë në perimetrin e jashtëm të aeroportit. Praktika që i ndeshim në vende si Venezuelela apo Libia të mëbrthyera nga konfliktet e armatosura civile.
Frymëmarrje për May, merr zgjatje të BREXIT deri në 31 tetor
Zgjatje fleksibile të negociatave të Brexit deri më 31 tetor të këtij viti kanë vendosur krerët e BE gjatë samitit të jashtëzakonshëm që u mbajt në Bruksel. Në gjashtë muajt e ardhshëm, Mbretëria e Bashkuar do të ketë mundësinë të votojë në parlament marrëveshjen që mund ta nxjerrë jashtë BE-së më herët se data e planifikuar.
Me këtë marrëveshje të re, Mbretëria e Bashkuar është e detyruar të marrë pjesë në zgjedhjet europarlamentare ashtu si 27 shtetet e tjera evropiane. Britania në këtë mënyrë do të zgjedhë 73 deputetët që i takojnë.
