Europa nuk di më çfarë të bëjë me Ballkanin Perëndimor

Postuar në 31 Tetor, 2019 14:02

Vetë diskutimi mbarë europian pas votës kundër të Francës për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka amnistuar qeveritë e këtyre dy vendeve nga përgjegjësitë që mbajnë për procesin e integrimit. Çështja që po shtrohet tashmë është ajo se çfarë duhet të bëjë Europa me Ballkanin Perëndimor, një rajon paradoksal që ndodhet në buzë të Adriatiku dhe rrethohet nga toka dhe deti me vende anëtare të BE-së.

A ka kuptim të quhet zgjerim hyrja e tyre në BE, apo përfshirja në union është një proces i natyrshëm për të mos lejuar enklavizime të padobishme dhe me pasoja? 

Tanjug: Minishengeni Ballkanik, Plan B i presidentit Vuçiç

Postuar në 31 Tetor, 2019 13:08

Agjencia serbe e lajmeve “Tanjug” shkruan sot se ideja e minishengenit ballkanik është konceptuar dhe nxitur nga presidenti serb, aleksander Vuçiç, sapo në tavolinë është hedhur propozimi francez për partneritet të privilegjuar me BE-në, në vend të anëtarësimit të plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Qeveria pendohet për dhuratën e UNESCO-s, anulohet vendimi për ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”

Postuar në 31 Tetor, 2019 12:09

Një vit pasi qeveria shqiptare kishte vendosur t’i dhuronte UNESCO-s ikonën “Ngjallja e Shën Llazarit”, ky vendim është tërhequr. Me një VKM të miratuar në mbledhjen e së mërkurës, qeveria ka vendosur që piktura do të qëndrojë në Shqipëri.

“Ngjallja e Shën Llazarit” do t’i dhurohej UNESCO-s me rastin e 60-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë. Me VKM-në nr 564, datë 29.09.2018, qeveria “Rama” vendosi që piktura e saporestauruar do t’i dhurohej organizatës që mbron trashëgiminë kulturore.

Luftë franko-gjermane edhe në Bankën Qëndrore Europiane

Postuar në 31 Tetor, 2019 11:11

Gjermanët dhe "satelitët" e tyre mund të kenë qenë fërkuar duart ... për ikjen e  Mario Draghi-t, por duket se llogaritë i bënë pa hanxhiun. Pasardhësi i tij, në krye të Bankës Qendrore Evropiane, elegantja franceze, Christine Lagarde, ui shpalli luftë gjermanëve pa marrë akoma mirë postin.

Miqësi apo partneritet që po sfidohet

Postuar në 30 Tetor, 2019 23:53

Shqipëria mundet shumë shpejt të gjendet para nevojës së një zgjedhjeje në politikën e jashtme që implikon marrëdhëniet me një shtet të rëndësishëm si Turqia. Në qeverinë e Edi Ramës marrëdhëniet me këtë vend u mjegulluan shumë sa nga zhurma e madhe  për partneritet strategjik që nuk rikonfirmoi ndonjë gjë konkrete aq edhe nga një marrëdhënie e pakuptueshme personale e z. Rama me presidentin Erdogan.

Pentagoni publikon videon e operacionit të vrasjes së Al Bagdadi-t

Postuar në 30 Tetor, 2019 23:08

Pentagoni publikoi videon e  operacionit të vrasjes së liderit të ISIS, Abu Bakr al-Bagdadi.

Siç shihet nga pamjet e kamerave nga Forcat Speciale të SHBA, një grup ushtarësh po shkojnë drejt një ndërtese të madhe në Barisa, një fshat i vogël në veri-perëndim të Sirisë, afër kufirit me Turqinë, ku fshihej i ashtuquajturi Kalifi Islamik.

Brnabic: Hipokritë ata që thonë se Ballkani po bëhet zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën

Postuar në 30 Tetor, 2019 21:19

Kryeministrja e Serbisë i quan hipokritë ata që argumentojnë se Ballkani po bëhet një zonë ndikimi për Rusinë dhe Kinën. Javën e kaluar Beogradi, megjithë rezervat e Brukselit, nënshkroi një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik (EAEU) të krijuar nga Rusia. Duke folur për Euronews, Brnabic tha se diskutimet mbi ndikimin e Kinës dhe Rusisë janë të tepruara dhe se  90% e të gjithë investimeve kineze në Europë janë në Europën Perëndimore.

Qeveria pranon gropën në Arkën e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore

Postuar në 30 Tetor, 2019 18:44

Qeveria pranon situatën alarmante në arkën e sigurimeve shoqërore, ku entet publike nuk kanë paguar kontributet për punonjësit. Në një reagim të cilin e quan sqarim për opinionin publik Ministria e Financave thotë se ka ndërhyrë me një ndryshim në Udhëzimin e Zbatimit të Buxhetit 2019, përmes së cilit specifikohet se pagesat e sigurimeve shoqërore të institucioneve buxhetore do të kryhen njëkohesisht me pagesën e borderosë, dhe jo pas 20 ditëve si në parashikimin e mëparshëm.

Humbja e Perëndimit në Ballkan zëvendësohet nga kllounada e antirusizmit të elitave të korruptuara

Postuar në 30 Tetor, 2019 16:57

Ndikimi rus po vjen, por ai vetëm në mënyrën si e përshkruajnë politikanët shqiptarë ka pak gjasa të ndodhë. Në të gjitha analizat që bëhen së fundmi, sidomos për tërheqjen e SHBA nga Siria, nënvizohet se largimi krijon vakuum që do mbushet. Dhe fuqitë që e mbushin atë janë ato që kanë kapacitet, mes të cilave më afër nesh janë Rusia dhe Turqia.

Dëbimi i John Bolton

Postuar në 30 Tetor, 2019 15:57

 

Pages

Subscribe to ResPublica RSS