E kemi më të madhin dhe më bukurin në rajon
Në ultësirën perëndimore ku do të ndërtohet ky impiant kjo shkon në 2700 orë. Çdo ha tokë aty mund të gjenerojë çerek milionë euro në vit duke u shfrytëzuar për prodhim energjie. Ky park në përmasë është sot më i madhi në rajon, por nga ana tjetër dua të shtoj se për ne nuk është fundi por fillimi i një procesi ku presim rritjen e këtyre kapaciteteve. Është një ogur fantastik që e fillojmë me një aktor që pa asnjë hije dyshimi është një prestigj dhe me aftësi botërisht të njohur duke i dhënë kështu kësaj pjese të sistemit një besueshmëri të lartë
Si u shndërrua George Sorosi në figurën armiqësore të të djathtëve
Rreth pesë vjet më parë, kryeministri hungarez, Viktor Orbán e shpalli miliarderin hungarezo-amerikan George Soros armikun numër një të shtetit. Sorosi është ai që tërheq telat pas një komploti në shkallë të gjerë kundër Hungarisë. Qëllimi i tij: të rrëzojë Orbanin, të shkrijë shtetet-kombe të Evropës dhe të zëvendësojë popullsinë e tyre me migrantë.
Një reportazh nga Lazarati, fshatit që ia mori hashashin Qeveria e Çunave
TvT ka përcjellë sot një reportazh nga Lazarati(video e kronikës më poshtë).
Ju e dini shumë mirë se çfarë ka ndodhur-, thotë një banore. Ndërkohë që të tjerë shtojnë se tani që kanabisi do të legalizohet, për të dënuarit nga ky fshat për kultivim dhe trafikim kanabisi duhet amnistia. Në fund fare njerëzit kërkojnë të afërmit e tyre. Duket se fshati që aq shumë u bombardua nga artileria mediatike e së majtës është dorëzuar. Ka kaluar në periferinë e Lajmit.
Vend interesant apo palaço? Drejtojmë OSBE-në, por reformën zgjedhore na e urdhërojnë të tjerë
Duket se ambasadores amerikane në Tiranë i eci fjala edhe kësaj radhe. Po të besojmë bufonin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reforma zgjedhore do të përfundojë brenda 31 majit. Pas takimit me Yuri Kim, Basha tha:
Komunikatë/Ranë dakord. Edhe ambasada vazhdon të jetë në krah të popullit shqiptar
Ramë dakord për zvogëlimin e periudhës zgjedhore, përkatësisht në datat 15 prill-15 maj, ose 15 tetor- 15 nëntor. Është një periudhë shumë e mirë për të bërë zgjedhje në Shqipëri, pasi edhe klima është më e mirë. Pjesëmarrja sa më e lartë në zgjedhje do të jetë një gjë shumë e mirë.
Ramë dakord edhe për parimin e kuotës gjinore, që një në tre emra të jetë nga gjinia femërore, të shoqëruar dhe me sanksionet përkatëse. Nisur nga ky parim duhet të shihet si të eliminohen disa shqetësime.
Nga Siria në Libi. Rusia dislokon avionë ushtarakë në mbështetje të gjeneralit Haftar
Komana ushtarake amerikane në Afrikë ka njoftuar sot se Rusia ka dislokuar avionë ushtarakë gjuajtës në Libi në mbështetje të kontraktorëve privatë të grupit “Wagner” që vepron krah Ushtrinë Kombëtare Libiane të gjeneralit Haftar. Sipas komandës amerikane, avionët kanë mbërritur në Libi përmes Sirisë dhe për këtë janë ofruar edhe pamje satelitore.
Jep rezultate shumë optimiste trajtimi me qeliza staminale i sklerozës së shumëfishtë
Academia Pontifikale për Jetën në Vatikan së bashku me Shoqatën “Revert Onlus” dhe Fondacionin “Lehtësimi i Dhimbjes në San Giovanni Rodondo” kanë njoftuar përfundimin me sukses të një eksperimenti dy vjeçar me pacientë të prekur nga skelorza e shumëfishtë progresive. Eksperimenti ka përfunduar më 20 maj dhe konsistonte në transplantin e qelizave staminale cerebrale në 15 pacientë të prekur nga kjo sëmundje shumë e rëndë dhe debilizuese dhe ka rezultuar me sukses. Organizatorët njoftojnë se te pacientët nuk janë vënë re efekte anësore në fazën post-operatore, ndërkohë që monitorimi për të g
Sinjale se Turqia nuk njeh as kufirin tokësor me Greqinë
Herët apo vonë Europa do të duhet të përballet me problemin e emigrantëve nga Lindja. Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë në kufirin tokësor të tyre janë rikthyer me lloj-lloj incidentesh të përditshme që paralajmërojnë një krizë që pritet të shpërthejë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka deklaruar së fundmi se muri në lumin Evros mes të dyja vendeve do të përfundojë dhe kjo nuk diskutohet.
Karantina vetëm për miletin. Një standard europian
Dje qarkulluan lajme se teksa qeveria ka vendosur masa të rrepta kufizimi për plazhet dhe lëvizjet, në zonat e jugut u panë sorollopët e elitës që ngroheshin në diell.
Në një nga reagimet e shumta spikaste autorizimi për shkak të detyrës. Detyra është: Gazetar. Pra kjo kartëvizitë që nuk ka mbetur i kuq e i zi pa e marrë, të hap portat e kënaqësisë.
Loja bajate me komplotin serb ndaj Shqipërisë
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka folur në një intervistë televizive për lloj – lloj zhvillimesh dramatike që pritet të ndodhin në Shqipëri. Sipas tij ka ndërkombëtarë që janë bërë palë me Edi Ramën, ka ekspertë që deformojnë reformën në drejtësi, ndërkohë që ka edhe një përpjekje për të destabilizuar Shqipërinë.
