SHBA zhvendos nga Gjermania Komandën ushtarake Europiane dhe atë të Afrikës
SHBA do të zhvendosë 12 mijë trupa nga Gjermania drejt Belgjikës dhe Italisë. Mediat amerikane citojnë sekretarin e Mbrojtjes, Mark Esper, sipas të cilit procesi do të zgjasë disa vjet dhe do të kushtojë miliarda dollarë, ndërkohë që mbi këtë temë ka edhe një debat të karakterit politik.
Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur vendimin e vet duke nënvizuar faktin se Gjermania nuk përmbush detyrimin për të paguar 2% të PBB-së për NATO-n, por edhe vendet pritëse, Italia dhe Belgjika nuk e arrijnë këtë kuotë.
Koronavirusi të punon 100-in... Por shqiptarët po i informon vetëm Interneti
Nga 125 skanime në ditë, 25 rezultuan me pneumoninë tipike të CoVid-19. Kjo është një e dhënë ditore e një spitali në një nga qytetet e Shqipërisë. E dhënë që na jep të kuptojmë se aktualisht epidemia është realitet i përgjithshëm në jetën tonë. Sipas të dhënave të fundit, shtama që po qarkullon jep simptoma edhe te 14-15 vjeçarë, ndërkohë që edhe persona që e kalojnë sëmundjen në këmbë, pra pa nevojë shtrimi, kanë probleme serioze në mushkëri që duhen ndjekur gjatë.
Rusia financon projektin e Shën Sofisë në Siri
Rusia do të ndihmojë Sirinë në ndërtimin e një kopjeje të Shën Sofisë, pasi kjo e fundit u shndërrua në xhami nga Turqia e Erdoganit.
Siria, në ndryshim nga Turqia është një vend që tregon qartësisht mundësinë e një dialogyu ndërfetar paqësor. Presidenti al-Assad nuk do ta bënte kurrë atë që ndodhi me Shën Sofinë në Stamboll. Rusia do të japë fondet për një miniaturë të Shën Sofisë në provincën perëndimorë të Hama-s
Akrobacitë e ambasadorit: E drejta e Parlamentit, por duhet konsensus
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është shprehur sot ndër të tjera përmes një intervista në gazetën “Panorama” se:
CoLal-20
Ka qenë te lakuriqët për dekada
Koronavirusi që qëndron pas pandemisë së tanishme në të vërtetë nuk është edhe aq i ri sa thuhet. Të paktën në natyrë. Disa kërkues të Universitetit të Pensilvanisë kanë arritur në përfundimin se CoVid-19 ka qenë i pranishëm te lakuriqët e natës – konkretisht te lakuriqi patkua – për dekada përpara se të ndërmjetësohej te njeriu.
Antitrusti/Jeff Bezos del para Kongresit
Jeff Bezos do të përgjigjet për herë të parë para Kongresit amerikan, konkretisht Komitetit antitrust. Ky është lajmi për disa media në ShBA që kanë vënë në dukje se Bezos, themelues dhe drejtus i Amazon, është i vetmi nga katër drejtuesit e gjigandëve teknologjikë që nuk është shfaqur para trupës legjislative amerikane. Tim Cook i Apple ka dëshmuar në vitin 2013, Zuckerberg i Facebook ka qenë aty disa herë, Sundar Pichai i Google dhe Alphabet ka qenë në vitin 2018.
Gjermania ndërmjetëson mes Turqisë dhe Greqisë për kërkimet në Egje
Turqia ka vendosur të pezullojë kërkimet për naftë në Egje duke kthyer në port anijen e kërkimit, Oruç Reis. Zëdhënësi i Presidentit turk, Ibrahim Kalin tha në një intervistë për CNN Turk se Erdogan ka urdhëruar pezullimin në funksion të negociatave me Athinën zyrtare. Ai ka përmendur edhe rolin e Gjermanië në këtë situatë duke zbuluar se tërheqja e Ankarasë mund të jetë edhe produkt i diplomacisë së Berlinit.
Qasja bazike e Gjermanisë është të ndërmerren hapa për të reduktuar tensionin në Mesdhe; qasja jonë ndaj kësaj është shumë pozitive
Jemi në skenarin suedez dhe shifrat nuk janë alarmante për sistemin shëndetësor
Shtimi i rasteve me të infektuar nga CoVid-19 në Shqipëri ka vënë në jetë pa ndonjë planifikim paraprak, atë që mund ta quajmë varianti suedez i menaxhimit të pandemisë.
Shifrat e dhëna nga Instituti i Shëndetit Publik cilësohen prej vetë këtij të fundit si serioze, ndërkohë që vendi është ende larg mbushjes së kapaciteteve spitalore me të shtruar rëndë.
Në Europë po shihen shenjat e një vale të dytë të pandemisë
Kryeministri britanik, Boris Johnson ka paralajmëruar se në Europë po shihen shenja të një vale të dytë të koronavirusit. Gjatë një vizite në Nottingham, Johnson ka mbrojtur vendimin e qeverisë së tij për të karantinuar me 14 ditë çdo person që hyn në vend nga Spanja.
Ajo që ne duhet të bëjmë është të marrim vendime të shpejta dhe të vendosura aty ku mendojmë se ka rrezik vatrash sërish. Të jemi fare të qartë rreth asaj që po ndodh në Europë. Mes disa prej miqve tanë europianë, kam frikë se po shihen shenjat e një vale të dytë të pandemisë
