Korrigjohet përqindja/Varianti i ri i SARS-CoV-2, 56% më i transmetueshëm

Postuar në 24 Dhjetor, 2020 12:37

Varianti i ri i koronavirusit, identifikuar zyrtarisht në Britaninë e Madhe, është  56% më transmetues sesa variantet e tjera dhe me gjasë ai do të provokojë më shumë vdekje.

Video/Laertin e tradhëton roli i budallait

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 21:07

Aktori Laert Vasili ka dhënë shfaqjen e vet në një debat televiziv ku ka folur me tone dramatike për tradhëtarët e Shqipërisë. Janë role që siç i thonë shesin, ecin, apo kanë klikime.

Një formulë e re për të përllogaritur ekzistencën e qytetërimeve jashtëtokësore

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 18:54

Përgjatë historisë, pyetja a ka jetë inteligjente përtej planetit tonë është ngritur shpesh. Ndërsa mjete të reja janë vënë në punë për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetjeje, shumë shkencëtarë të hapësirës janë bindur se probabiliteti i zhvillimit të civilizimeve jashtëtokësore është i madh, duke pasur parasysh të gjitha ato që dihen deri tani.

Studio hollivudiane MGM del në shitje për 5 miliardë dollarë

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 15:02

Studio hollivudiane e produksionit, Metro Goldwyn Mayer-MGM, firmën e së cilës mbajnë filma si "James Bond" dhe "Rocky", është në shitje me një çmim prej më shumë se 5 miliardë dollarë.

MGM ka qenë në bisedime për shitje disa herë gjatë viteve të fundit, së fundmi në janar kur u zhvilluan bisedime paraprake me Netflix dhe Apple ndër të tjera, por pengesë doli çmimi.

Diploma "jashtë" si heraldikë e rreme e një vendi të dështuar

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 13:34

Lulzim Basha, kryetar i Partisë Demokratike, njofton këto momente një takim me “të rinj që kanë studiuar dhe studiojnë jashtë”. Nuk ka rëndësi ajo çfarë thotë z. Basha aty. Sepse ato i dimë përmendësh. Recitalin e kësaj politike nuk ka shqiptar të mos e ketë dëgjuar e të mos jetë shurdhuar.  Rëndësi ka mënyra sesi politika bën kategorizime për të perfermuar me tezën se po bën më të mirë për vendin.

Ka më poshtë se kaq? Alket Hyseni vetëshpallet "Politikë e Re"

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 12:01

Sot në atë që quhet Parlamenti shqiptar kanë dalë me radhë të ashtuquajtur të zgjedhur të popullit për të mbrojtur aktin e qeverisë për dhënien e shpërblimit familjes Rasha. Një ndër ta është edhe deputeti i Sarandës Alket Hyseni, që ka bërë bashkë disa fjali për të argumentuar atë që sipas tij përfaqëson akti i qeverisë.

Trump kthen paketën 5 500 faqe të lehtësimit të pasojave të CoVid-19: Një turp

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 11:24

Presidenti amerikan Donald Trump ka dalë sot në media për të denocnuar Ligjin për Lehtësimin e pasojave të CoVid-19.

Në një konferencë për shtyp, Trump e ka quajtur atë një turp të vërtetë duke renditur fondet dhe alokimin e tyre në destinacione që sipas tij pak kanë të bëjnë me pandeminë.

Trump ka vënë në dukje se drafti është 5500 faqe dhe askush në Kongres se ka lexuar pikërisht për shkak të volumit, ndërkohë që destinimin e fondeve në vende të huaja.

Ai ka përsëritur se pandemia është faji i Kinës dhe ka bërë thirrje që Kongresi të rishikojë draftin.

Njerëzit e hershëm u mbijetuan dimrave të ftohtë përmes gjumit letargjik

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 09:36

Është një proces të cilit i nënshtrohen arinjtë, lakuriqët dhe iriqët evropianë. Por së fundmi është zbuluar se edhe njerëzit e hershëm i kanë kaluar dimrat me atë që njihet si gjumi letargjik.

Këtë e provojnë kockat e gjetura në një nga vendet më të rëndësishme fosile të botës. Sipas gjurmëve të gjetura në to, paraardhësit tanë hominidë mund ta kenë përballuar të ftohtin ekstrem qindra mijëra vjet më parë duke fjetur gjatë dimrit.

Izraeli kalon në zgjedhje të reja, të katërtat në dy vjet

Postuar në 23 Dhjetor, 2020 02:02

Izraeli do të shkojë në zgjedhje të parakohshme brenda muajit mars për shkak se Parlamenti nuk arriti të miratojë buxhetin brenda afateve. Këto janë zgjedhjet e katërta parlamentare në dy vjet dhe ndoshta më sfidueset për liderin më jetëgjatë në ekzekutivin izraelit, kryeministrin Beniamin Netanyahu.

Varianti britanik i Covid-19, Ciccozzi: Nuk është më i rrezikshëm dhe nuk cenon efektivitetin e vaksinës

Postuar në 22 Dhjetor, 2020 16:13

 

Virusi pëson mutacion dhe rasti i variantit britanik është i natyrshëm. Massimo Ciccozzi, epidemiolog i Universitetit Biomedical Campus të Romës dhe zbulues i disa prej mutacioneve të Sars Cov 2, thotë se me aq sa dihet për momentin, mutacioni në fjalë nuk ndikon në efikasitetin e vaksinës.

A duhet të na frikësojë vërtet varianti anglez i koronavirusit për të cilin po flitet kaq shumë?

Pages

Subscribe to ResPublica RSS