Këshilli i Myslimanëve të Francës firmos kartën e parimeve kundër ekstremizmit

Postuar në 18 Janar, 2021 14:08

Këshilli Francez i Besimit Mysliman ka pranuar të firmosë një kartë parimesh të kërkuar nga presidenti Emmanuel Macron që kërkon të eliminojë atë që e quan sektarizëm dhe ekstremizëm.

Karta në fjalë refuzon përpjekjet për të instrumentalizuar Islamin për qëllime politike dhe afimron barazinë mes mashkullit dhe femrës.

Xhamitë nuk janë krijuar për të përhapur fjalime nacionaliste që mbrojnë regjimet e huaja

Egjipt, zbulohet tempulli 4000-vjeçar i mbretëreshës Near (VIDEO)

Postuar në 18 Janar, 2021 12:26

Një grup arkeologësh egjiptianë zbuluan një tempull funeral, që daton mbi 4 000 vjet më parë dhe i përkiste mbretëreshës Near, gruas së mbretit Teti. Tempulli është pjesë e nekropolit të Saqqara-s, në Giza. Gërmimi atje vijon që prej vitit 2007. Arkeologët gjetën atje arkivole me mumje, statuja, lodra, anije druri dhe maska funerale si edhe një papirus të gjatë pesë metra (oborr) që përshkruan kapitullin XVII të librit të të vdekurve.

Pasojat që lë Covid-19/ Studimi: 1/3 e pacientëve kthehen në spital brenda 140 ditësh

Postuar në 18 Janar, 2021 11:38

Pothuajse një e treta e pacientëve me COVID-19 që morën trajtim spitalor u rikthyen atje brenda 140 ditëve, sugjeron një studim i kryer në Britani. Studiuesit morën në shqyrtim 47 780 raste të pacientëve që kishin qenë në spital me koronavirus në spitalet briutanike dhe gjetën prova që sugjerojnë se ata që u rikuperuan nga virusi kishin probleme të frymëmarrjes dhe kardiovaskulare, si dhe diabetin. Brenda një kohe mesatare prej 140 ditësh, 29.4% e pacientëve që kishin dalë nga spitali të shëruar nga Covid-19 u rikthyen atje dhe një në dhjetë (12.3%) vdiqën.

Oborri i Edit

Postuar në 17 Janar, 2021 22:19

Para disa ditësh Edi Ramën e krahasuan me Enver Hoxhën. Kuptohet se krahasimi në kësi rastesh ka nga pas një marifet kalemxhiu sepse në një vend si ky yni krahasimi politik me Hoxhën dihet se ngre pikë. Marifeti qëndron te fakti se krahasimi formalisht prezantohet si kritikë nga ata që i thonë vetes se duhet të shfaqen me imazh demokrati.

Tellalli Erjon...

Postuar në 17 Janar, 2021 21:48

Sot mediat citojnë kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Ejon Veliaj të jetë shprehur ndër të tjera se nuk do t’ia japë lejen për vilën e pestë kunatit të Lulzim Bashës.

Një studim i ri gjen pikat e dobëta të kancerit

Postuar në 17 Janar, 2021 21:39

Mijëra mutacione të ndryshme gjenetike janë lidhur me kancerin, por një analizë e re e pothuajse 10 000 pacientëve zbuloi se pavarësisht origjinës së kancerit, tumoret mund të ndahen në vetëm 112 nëntipe dhe se, brenda secilit nëntip, proteinat Master Rregullator që kontrollojnë gjendjen transkriptuese të kancerit ishin praktikisht identike, pavarësisht nga mutacionet specifike gjenetike të secilit pacient.

Një pandemi dhe shumë gabime të ekspertëve

Postuar në 17 Janar, 2021 21:24

Të kthehemi pak pas në kohë e të kujtojmë se çfarë na thuhej në fillimet e pandemisë. Mbani maska, lani duart, ruani distancat, mos dilni, mbani doreza…Nga i gjithë ky repertor shohim se mbijetoi vetëm Maska. E cila mbron normalisht edhe ndaj pluhurave, apo ndotjeve të tjera, përveçse kryen funksionet e barrierës virale.

Angus Young: Pse AC/DC nuk ndryshoi kurrë dhe trashëgimia e “Back in Black”

Postuar në 17 Janar, 2021 15:01

 

Signal zgjidh problemet teknike pas dyndjes së përdoruesve që braktisën Whatsapp-in

Postuar në 17 Janar, 2021 14:59

Platforma e mesazheve, Signal, u ka dhënë fund problemeve teknike, të cilat u bënë pengesë për shërbimin, pasi shumë përdorues të rinj u bënë pjesë e saj.

Të premten, shumë përdorues raportuan se mesazhet që nuk dërgonin si nga versioni mobile edhe ai desktop i aplikacionit nuk shkonin te marrësi.

Ka pasur rritje të interesit nga ana e përdoruesve të rinj që kur rivali i saj, WhatsApp, zbuloi kushtet e reja të privatësisë javën e kaluar.

Biden pritet të legalizojë 11 milionë imigrantë

Postuar në 17 Janar, 2021 14:36

Jop Biden, presidenti i zgjedhur në SHBA pritet të propozojë në ditët e para të tij në detyrë një ligj për legalizimin e 11 milionë emigrantëve duke u ofruar atyre qytetarinë. Associated Press raporton se vendimi i paralajmëruar është e kunadërta e politikës së Donald Trump që e bazoi fitoren e tij të vitit 2016, pjesërisht ed

Pages

Subscribe to ResPublica RSS