Zbulohet rasti i parë i transferimit të gjeneve nga bima te një insekt

Postuar në 20 Prill, 2021 13:30

Te njerëzit është i pamundur ndërrimi horizontal i gjeneve, por disa organizma arrijnë ta bëjnë një gjë të tillë. I njohur si "transferimi horizontal i gjeneve", ky proces është i zakonshëm te bakteret, të cilat në këtë mënyrë fitojnë mbrojtje kundër antibiotikëve.

Edhe bimët dhe kafshët, herë pas here marrin gjene nga mikrobet (veçanërisht viruset). Së fundmi, shkencëtarët kanë zbuluar prova të përdorimit të gjeneve të një bime nga një insekt.

BE: Moska ka përgjegjësi për gjendjen e Navalnit

Postuar në 20 Prill, 2021 11:22

BE bën përgjegjëse Moskën për gjendjen e liderit të opozitës, Aleksei Navalni. Shefi i diplomacisë europiane, Joseph Borrell, në një videokonferencë me ministrat e Jashtëm të BE-së ka kërkuar që Navalni të asistohet nga mjekët e tij.

Video/NASA ngre një helikopter mbi sipërfaqen e Marsit

Postuar në 20 Prill, 2021 00:50

Video/Kryeministri largohet në mes të intervistës

Postuar në 19 Prill, 2021 23:18

Kryeministri Edi Rama ka ndërprerë intervistën në studion e Ilir Babaramos, pas disa pyetjeve që i ka konsideruar si të papështatshme për statusin e tij. Më poshtë video:

Lotari për të reduktuar anijet në kanalet e Amsterdamit  

Postuar në 19 Prill, 2021 22:08

Në kanalet e Amsterdamit, anijet e vogla në të cilat turistët shijojnë një vakt ndërsa sodisin peizazhin, do të reduktohen në numër. Licencat tani po kalojnë në një sistem lotarie, që lë në fuqi vetëm disa prej tyre. Ndërkohë, 20 000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që kundërshton rregullat lokale të transportit, të cilat sipas tyre mund t’i vrasin bizneset familjare. Me vendim të këshillit të qytetit, lotaria për 155 licenca u hodh vitin e kaluar.

Borrell: Rusia ka përqendruar 150 000 trupa në kufi me Ukrainën

Postuar në 19 Prill, 2021 19:47

Bashkimi Europian ka njoftuar përmes diplomatit të vet kryesor, Josep Borrell, se Rusia ka përqendruar në kufi me Ukrainën dhe Krime, mbi 150 000 trupa ushtarake.

Janë më shumë se 150 000 trupa të mbledhur në kufijtë ukrainas dhe në Krime. Rreziku i përshkallëzimit të mëtejshëm është evident

ka thënë Borrell.

6.2 mld euro dëm ekonomik nga prokurimet në 8 vjet të qeverisë "Rama"

Postuar në 19 Prill, 2021 19:35

Ish-kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, aktualisht drejtues i listës së kandidatëve për deputetë të PD-së në qarkun Vlorë, thotë se dëmi ekonomik i qeverisë “Rama” në 8 vjet është 6.2 miliardë euro. Sipas Leskajt, ky dëm ka ardhur vetëm nga shpërdorimi i parasë publike përmes prokurimeve duke favorizuar njërën palë apo tjetrën dhe duke injoruar ofertat më të ulëta. Shifra është një vlerësim i Gjykatës së Audituesve që thotë se qeveria “Rama” gjeneron një dëm vjetor prej 250 milionë euro. Më poshtë prononcimi i z. Leskaj për MCN TV:

Të Blertët në Gjermani propozojnë pasuesen e Merkelit

Postuar në 19 Prill, 2021 18:51

Annalena Baerbock është kandidatja e parë për kancelare nga radhët e Partisë Blertë në Gjermani. Ajo është në krye të partisë së bashku me kolegun Robert Habeck dhe tre vjet më parë synonin një parti të re e  të madhe për Gjermaninë.

Raporti amerikan: Franca përgjegjëse për genocidin në Ruandë

Postuar në 19 Prill, 2021 18:15

Një raport i hartuar në SHBA e ngarkon Francën me përgjegjësi në gjenocidin e Ruandës. Raporti me gati 600 faqe e etiketon Francën "bashkëpunëtore" të regjimit ekstremist Hutu që orkestroi masakrën e rreth 800 000 njerëzve dhe refuzon plotësisht pozicionin qasjen sipas të cilës Parisi nuk kishte dijeni për axhendën gjenocidiale, raporton France 24. Investigimi është kryer për disa v

Dendias: Divergjencat me Turqinë nuk mund t’i fshehim nën rrogoz

Postuar në 19 Prill, 2021 13:35

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, thotë se përmirësimi gradual i marrëdhënieve me Turqinë nuk do të jetë një çështje e lehtë. Në një intervistë për “Kathimerini”, e para pas konferencës së tensionuar për shtyp me homologun e tij turk, Mevlut Cavusoglu, në Ankara të enjten e kaluar, Dendias thekson se "është e pamundur të fshihen nën rrogoz çështjet për të cilat dy vendet kanë qasje të ndryshme”.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS