Një çerdhe si park lojërash (FOTO)
Një mjedis i brendshëm që imiton një park lojërash. Ideja e një grupi arkitektësh për një çerdhe në Çeki është kthyer në realitet për shumë të tilla. Zinxhiri i çerdheve “Malvina”, i dizajnuar nga “No Architects” është përshtatur në funksion të zhvillimit të fëmijëve.
Me kompensatë dhe ngjyra të ndritshme, projektuesit kanë krijuar një dhomë të madhe që u jep mundësi të vegjëlve të luajnë si të ishin në një kënd lojërash, të vizatojnë dhe të ushqehen.
Një hap nga lufta Rusi-Ukrainë
Lufta nuk ka qenë kurrë më afër se ditët e fundit në kufirin mes Ukrainës dhe Rusisë. Situata mbetet e tensionuar dhe incidentet, përfshirë ato me shkëmbim zjarri, nuk kanë munguar. Qeveria ukrainase thotë se përgjatë javëve të fundit, Rusia ka dislokuar në Krime rreth 40 mijë trupa dhe 40 mijë të tjera në rajonet pranë kufirit lindor të Ukrainës.
Përqendrimi ushtarak përfshin këmbësorinë elitare, automjete, tanke, artileri raketa, njësi të luftës elektronike, sisteme të mbrojtjes ajrore, cisterna karburanti dhe spitale fushore.
Huawei sjell teknologjinë 6G brenda vitit 2030
Ndërsa shumë vende të botës sapo kanë nisur të përqafojnë teknologjinë 5G, gjiganti kinez i teknologjisë Huawei po planifikon pasardhësin e tij akoma më të shpejtë.
Xu Zhijun, kreu aktual i kompanisë, i cituar nga mediat kineze, thotë se rrjeti 6G do të hyjë në treg në më pak se 10 vjet, deri në vitin 2030.
Një efekt pozitiv i pandemisë Covid-19
Përtej viktimave, mbylljes dhe dëmeve të tjera, Covid-19 ka pasur edhe efekte pozitive. Një prej tyre është rritja e kontrollit mjekësor të mushkërive, që çoi në zbulimin e shumë rasteve të kancerit, në faza të hershme. Kirurgu Igor Khatkov, bashkëpunëtor i Shoqatës Amerikane të Kirurgjisë, i tha RT se pandemia e koronavirusit e ndryshoi rutinën e këtyre kontrolleve, duke rritur diagnostikimin e kancerit të mushkërive.
Irani ka një emër për shpërthimin në centralin bërthamor
Disa ditë pas një incidenti në stacionin bërthamor në Natanz, që e cilësoi fillimisht sulm terrorist, Irani ka një emër për autorin. Sipas medieve iraniane, i dyshuari është 43-vjeçari Reza Karimi, i lindur në Kashan, një qytet në Iran. Televizioni shtetëror publikoi një foto të Karimit, për të cilin tha se ka njoftuar Interpolin, pasi është larguar nga vendi pas sabotimit të punës në centralin bërthamor.
Futbollisti që u bë spiun
Në fund të shekullit XIX, një sport i ri mbërriti në Perandorinë Ruse - futbolli. Në një periudhë të shkurtër kohe, loja u bë shumë popullore dhe një nga lojtarët më të mirë në atë kohë ishte Pyotr Petrovich Sokolov.
Aktiviteti i lartë nervor shkurton jetën
Ajo që shumë prej nesh e kalojnë shpesh nëpër mend është padyshim vdekja. Por studimi i ri i botuar në revistën “Nature” sugjeron që pikërisht mendimet negative mund të afrojnë vdekjen.
Më saktësisht, studiuesit zbuluan se aktiviteti më i lartë nervor ka efekt negativ mbi jetëgjatësinë. Aktiviteti nervor i referohet rrjedhës së vazhdueshme të energjisë elektrike dhe sinjaleve në të gjithë trurin. Aktiviteti i tepruar mund të shprehet në mënyra si: ndryshim i papritur i humorit, dridhje e fytyrës etj.
Dokumentet e deklasifikuara: Përpjekja e SHBA për të vrarë Raul Kastron në 1960
CIA nuk ka pasur në shënjestër vetëm Fidel Kastron, por edhe të vëllain, Raul. Në vitin 1960, Raul Kastro është bërë udhëheqësi i parë i revolucionit kuban, për të cilin CIA hartoi një plan eliminimi. Kundrejt 10 000 dollarëve u pajtua një pilot, i cili do ta merrte vëllain e Fidelit nga Praga në Havana, rrugë gjatë të cilës do të ndodhte një "aksident". Plani që nuk arriti kurrë të finalizohej zbulohet nga dokumentet e deklasifikuara, të botuara së fundmi nga Arkivi i Sigurisë Kombëtare në Uashington.
Kubë, "dinastia" Castro del nga skena politike
Dinastia Castro duket se ka dorëzuar pushtetin në Kubë. Raul Castro, lideri 89 vjeçar i Partisë Komuniste, ka njoftuar gjatë punimeve të një kongresi se do të japë dorëheqjen nga posti.
Pasuesi i tij do të votohet në fund të këtij kongresi, gjatë të cilit Castro ka deklaruar se do t’ia lërë vendin “një brezi të ri plot pasion dhe shpirt anti-imperialist”.
Rrjedhja e të dhënave, zyrtarizohet aksioni i parë legal ndaj Facebook
Një grup privat i sektorit dixhital ka paralajmëruar se do të paraqesë para një gjykate irlandeze akuzën ndaj Facebook për rrjedhje të të dhënave për 530 milionë përdorues. Drejtori i grupit “Të Drejtat Dixhitale Irlandë”, Antoin Ó Lachtnain, paralajmëroi të gjithë gjigandët e teknologjisë se ky aksion ligjor masiv mund të jetë fillimi i një efekti domino.
Ky do të jetë aksioni i parë kolektiv i llojit të vet, por ne jemi të sigurtë se nuk do të jetë i fundit
ka thënë ai.
