Shuhet Milva, zëri historik i këngës italiane
Muzika italiane humbet Milvën, një nga veteranet e Sanremos. E njohur ndryshe me nofkën “La Rossa” për shkak të flokëve të kuq, Milva është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare, në shtëpinë e saj. Kohët e fundit, këngëtarja vuante nga një sëmundje dhe kishte humbur kujtesën, raporton Avvenire. Milva ka shkelur skenat e të gjithë botës dhe lë mbrapa më shumë se gjashtëdhjetë albume.
Ndryshimi i klimës ka zhvendosur boshtin e Tokës
Ngrohja globale ka sjellë një pasojë që deri tani nuk dihej: zhvendosjen e boshtit përgjatë të cilit rrotullohet Toka. Studimet e kryera së fundmi tregojnë se ky proces ka nisur që nga vitet 1990 dhe është tregues i ndikimit të thellë që njerëzit kanë në planet.
Polet gjeografike të veriut dhe jugut të planetit janë pika ku boshti i tij i rrotullimit kryqëzon sipërfaqen, por ato nuk janë fikse. Ndryshimet në mënyrën e shpërndarjes së masës së Tokës rreth planetit bëjnë që boshti, dhe për këtë arsye edhe polet, të lëvizin.
“Lufta” pa armë, shtetësi ruse për ukrainasit e Donbasit
Rusia ka lëhtësuar procedurat e dhënies së shtetësisë për qytetarët e Donetskut dhe Lukanskut, dy rajonet që janë bërë shkak për konfliktin me Ukrainën, pas aneksimit të Krimesë.
Sipas agjencisë ruse të lajmeve, Tass, numri i banorëve të këtyre dy krahinave që do të kenë shtetësinë ruse deri në fund të këtij vitit mund të arrijë deri në 1 milion njerëz.
Kazan!
Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar ndër të tjera sot në një intervistë për syri.net se:
Rivendosje e rendit botëror për të shmangur një luftë tjetër të ftohtë
1. Në ndryshim nga paraardhësi i vet, presidenti Joe Biden konformoi rolin e NATO-s si një shtyllë e marrëdhënieve transatlantike. Gjatë vizitës së tij në selinë e NATO-s në Bruksel, sekretari i Shtetit, Tony Blinken, thekosi rëndësinë e konsultimit me aleatët europianë kryesisht mbi Kinën dhe Rusinë. Në lojë është diçka e madhe.
Një Beket kanadez për Turqinë
Një kompani kanadeze do të çojë në arbitrazh shtetin turk për anulimin e një projekti, me argumentin se dëmton mjedisin. Alamos Gold është një kompani miliarda dollarëshe në Kanada, të cilës vitin e kaluar Turqia i anuloi lejen e një miniere në veriperëndim të vendit. Kompania tani kërkon 1 miliard dollarë dëmshpërblim.
Nuk ka marrëveshje, Zvicra refuzon propozimet e BE-së
Bisedimet mes Zvicrës dhe BE-së janë sërish në ngërç. Presidenti zviceran, Gay Parmelin, dhe presidentja e Komisionit Europian, Evropian Ursula von der Leyen, u ulën sot në tryezën e diskutimeve me shpresën e arritjes së një marrëveshjeje kornizë gjithëpërfshirëse midis Zvicrës dhe BE. Por takimi ka përfunduar pa rezultat.
Zvicra pretendon se ndihma shtetërore, rregullat e punës dhe të drejtat e qytetarëve cenohen nga një projekt-marrëveshje e hartuar në 2018. Por BE ngul këmbë për të kundërtën.
NASA prodhon oksigjen në Mars
Pas zbritjes me sukses në Mars, Perserverance ka shënuar një tjetër arritje. Në bordin e roverit të NASA-s është prodhuar për herë të parë oksigjen, kjo falë instrumentit Moxie (Eksperimenti i Shfrytëzimit të Burimeve të Oksigjenit në Mars). Oksigjeni është prodhuar në atmosferën e planetit të kuq, e përbërë në masën 96% nga dioksid karboni.
Letër drejtuar Joe Biden: Një vaksinë për Njerëzimin!
Gjatë vitit të kaluar, bota u bë dëshmitare e një zhvillimi të shpejtë dhe të paprecedent në drejtim të vaksinave të sigurta dhe efektive COVID-19, kryesisht për shkak të investimeve publike të SHBA. Në këtë moment, është në interesin kombëtar të Amerikës të rritë përpjekjet globale të vaksinimit duke mbështetur heqjen dorë nga të drejtat e pronësisë intelektuale.
I dashur President Biden,
Video/Tur virtual për sitin e njohur romak të Baalbek
Siti arkeologjik i Baalbek në Liban, ku ndodhet disa prej rrënojave më të mëdha dhe të famshme nga koha romake, janë rikrijuar në një tur virtuar, realizuar nga National, media në Emiratet e Bashkuara Arabe, Drejtoria Libaneze e Antikitetit dhe Instituti Arkologjik Gjerman në bashkëpunim me kompaninë Flovyer Zone.
Turi në fjalë paraqet rikrijimin e tempujve dhe godinave në sitin në fjalë, por edhe gjendjen e tyre të tanishme.
