Kriza e klimës rrezikon një të tretën e prodhimit të ushqimit

Postuar në 21 Qershor, 2021 13:09

Një e treta e prodhimit global të ushqimit do të jetë në rrezik në fund të këtij shekulli nëse emetimi i gazeve serë vazhdon të rritet me ritmin aktual.

Po ikën tranzicioni pa një spiun dhe një të korruptuar të arrestuar

Postuar në 21 Qershor, 2021 11:32

Media të ndryshme raportojnë sot se prokurorët gjermanë kanë arrestuar një qytetar rus që punonte në një universitet gjerman i cili akuzohet se punonte për shërbimet ruse të inteligjencës.

Sinai i braktisur (FOTO)

Postuar në 20 Qershor, 2021 21:46

Hotele dhe zona turistike të braktisura në gadishullin Sinai, në Egjipt.

Fotografi Itamar Dotan Katz ka fiksuar në foto peizazhin në mungesë të vizitorëve.

Fotot e realizuara në bardhezi duket sikur e shkëpusin shikuesin nga përvoja e njohur e bregdetit dhe shkretëtirës.

Gadishulli Sinai, ndër destinacionet më të famshme turistike në Egjipt, shtrihet në një sipërfaqe prej 64 000 km katrore. Sinai është një destinacion i përsosur për të shijuar diellin, detin dhe aventurat.

Kina ka një “armik” të ri

Postuar në 20 Qershor, 2021 21:28

Fuqia e dytë ekonomike në botë po përballet me një "armik" që disa vite më parë as që e mendonte: tkurrjen demografike. Kina i ka ndryshuar dy herë vitet e fundit politikat për lindjen e fëmijëve dhe aktualisht lejon secilin çift të ketë maksimumi tre fëmijë. Por mesa duket as kjo nuk mjafton. Pritet që shteti komunist të heqë kufirin për lindjet. Kjo pasi pavarësisht masave të viteve të fundit, lindjet kanë rënë. Kina po plaket. Dhe "motori" i rritjes së saj të jashtëzakonshme ekonomike - e njëjta rritje që e bëri Kinën fuqinë e dytë botërore - tani mund të ngecë.

SHBA drejt shitjes së avionëve F -35 Greqisë

Postuar në 20 Qershor, 2021 18:03

Dy senatorë amerikanë, anëtarë të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senat, kryetari Bob Menendez dhe Marco Rubio, kanë propozuar shitjen e avionëve F-35 Greqisë.

Raportime për dezertimin në SHBA të shefit të kundëspiunazhit kinez

Postuar në 20 Qershor, 2021 17:39

Media të ndryshme raportojnë për disa informacione sipas të cilave zv. ministri kinez për Sigurimin Shtetëror, Dong Jingwei, ka dezertuar drejt SHBA. Ndonëse nuk ka konfirmim zyrtar nga asnjë prej shteteve në fjalë, mediat kanë referuar deklarimet e një ish-zyratri të Ministrisë kineze të Jashtme, dr. Han Lianchao, aktualisht aktivist në pro-demokracisë në Perëndim, sipas të cilit, Jingwei ka lënë Kinën.

Drejt shenjtërimit një prej themeluesve të BE-së

Postuar në 20 Qershor, 2021 08:57

Robert Schuman, një nga themeluesit e Bashkimit Evropian, është në rrugën e shenjtërimit nga Kisha Katolike. Sipas një dekreti të botuar nga Vatikani të shtunën, Papa Françesku i ka njohur "virtytet heroike" të Schuman-it, qytetar francez i lindur në Luksemburg në 1886 dhe katolik i devotshëm.

Shpallja e dekretit përfaqëson hapin e parë në rrugën e gjatë të Kishës Katolike drejt shenjtërimit dhe i jep Schumanit titullin "i nderuar".

Non grata dhe "po vjen shtatori" - festa e socialistëve intelektualë

Postuar në 19 Qershor, 2021 19:23

Tema e Berishës non grata dhe të tjerëve pas tij, duket të jetë si buka e darkës së fundit për socialistët intelektualë të Shqipërisë. Sepse të tillë ka ende, intelektualë socialistë Jo. Dhe kjo meriton vëmendje. Alfred Peza, një socialist intelektual, shkruan sot një opinion që është thashethemuar më parë nga të tjerë: Lulzim Bashës i është kërkuar nga amerikanët që të pastrojë partinë nga Sali Berisha.

Ikja nga Atdheu

Postuar në 19 Qershor, 2021 19:18

 

Presidenti gjerman: Pushtimi nazist i Bashkimit Sovjetik ishte barbari

Postuar në 19 Qershor, 2021 16:18

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, e cilësoi barbari pushtimin e Bashkimit Sovjetik nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore. Duke folur në muzeun gjermano-rus në Berlin-Karlshorst, në një ceremoni përkujtimore me rastin e 80-vjetorin e pushtimit të Bashkimit Sovjetik. Muzeu është i vendosur në të njëjtën ndërtesë ku Vermahti gjerman nënshkroi dorëzimin e pakushtëzuar të përfaqësuesve të Bashkimit Sovjetik, Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës më 8 maj 1945.

Pages

Subscribe to ResPublica RSS